Një fushatë në thelb, antiopozitare

2 Maj 2018, 20:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Fushata e llogaridhënies, pa diskutim që nuk ka lidhje me dhënie llogarish. Një qeveri jep llogari në zgjedhje kur qeveris keq, ose në gjykatë kur ka korrupsion. Por Edi Rama megjithatë, duket se e ka seriozisht t’i shkojë deri në fund këtij spektakli. Është fjala për një fushatë politike, e cila me tinzari po nxjerr jashtë loje opozitën dhe agresivitetin e saj, duke i mbajtur njerëzit të tërhequr në një spektakël gjysëm komunist, ku “autokritika e shëndoshë” dhe fletë rrufetë, mund të bëjnë të shfryjnë shumë nga zemërimi dhe mllefi i mbledhur nga mos qeverisja.

Nëse ka dikush që duhet ta marrë seriozisht këtë fushatë, nuk duhet të jenë qytetarët, por opozita. Agresiviteti jopolitik i saj, përpjekja për t’u shfaqur me armë në dorë në çdo vend, përfaqësimi publik nga figura alergjike, që nuk ke dëshirë t’i dëgjosh kurrë deri në fund, kanë prodhuar në vend një boshllëk sa i takon opozitës serioze, ngritjes së problematikave reale të mos qeverisjes, bllokimi i administratës për çështje shumë të rëndësishme të vendit, e deri tek kanceri i përhershëm i shërbimeve publike.

Duke qenë se opozita e ka hequr fokusin nga temat që u interesojnë qytetarëve dhe merret me mitet e prodhuara nga “qytetari digital”, me shpikje për drogë dhe skenare ndërkombëtarë, ky boshllëk po mbushet me tinzari nga Edi Rama, pikërisht me këto fushatë “llogaridhënie”, ku në fakt më shumë japin llogari njerëzit para kryeministrit, se sa ai para tyre.

Por thelbi i saj është realisht politik dhe drejtohet tek relativizimi i opozitës agresive në vend.

Njerëzit e kuptojnë më mire keq-qeverisjen kur shikojnë shembuj korrupsioni, kur ankohen për mungesë shërbimesh, kur ndjehen të tradhtuar nga premtimet elektorale etj, dhe Edi Rama është i gatshëm t’ua dhurojë këtë spektakël me shpenzimet e veta.

Nga ana tjetër, i veshur me super pushtet, me një reformë në qeverinë qëndrore që duket se i ka mbetur rrugës akoma dhe me superministra që realisht mund të mos ja dalin dot të mbijetojnë në këtë rrëmujë institucionale, ai mendon vërtet se ka nevojë të dëgjojë zëra kritikë kundër tij, por jo nga ata që gjuajnë me miell, apo këpucë, por nga ata që nuk e bezdisin.

Mënyra se si ai reflektoi për koncesionin e Kalimashit, ishte pikërisht ndjesia që mori nga protesta popullore dhe jo nga opozita. Se në fakt opozita nuk bëri kurrë një opozitë të kontratës, dhe as të ndonjë alternative. Siç doli më vonë, ajo biles ka qenë duke sabotuar dhe protestën përmes Flamur Nokës. Dhe Edi Rama u tërhoq se realisht u tremb nga zemërimi i drejtë popullor në atë rast dhe ka idenë se mungesa e informimit në shumë raste për të, vjen ngaqë dhe ai nuk merr seriozisht opozitën agresive. Dhe pikërisht për këtë është duke tentuar të prodhojë një opozitë që e dëgjon, dhe që nga e cila shpreson të kuptojë, si po i shkojnë punët.

Ndoshta ndojë gjë dhe do ta kuptojë deri në fund, por dhe po nuk e kuptoi, nuk humbet gjë. Në fund të fundit, është një përpjekje për prodhuar një opozitë “të mirë” për llogari të vet. Problemi është se për njerëzit shpesh ky spektakël është më i pëlqyer se sa marrëzitë e opozitës aggressive, dhe ky është një problem real për opozitën. Është një luftë e ftohtë tinzare ndaj saj, që mund ta dëmtojë dhe më shumë. Është një fushatë që nuk besoj se do ta ndihmojë qeverisjen, por mund ta dëmtojë dhe më tej opozitën.

10 komente në “Një fushatë në thelb, antiopozitare”

  1. Shaba says:

    Artikulli me duket si mistifikim i situates. Te ndodhin keto qe pershkruhen ne artikull duhet qe Shqiperia te kete opozite dhe Kryeministri te jete
    I zgjuar. Ne kushtet qe opzita eshte thjeshte nje bande dhe kryeministri eshte me permasa te zakonshme intelektuale, por e vetmja shprese per Shqiptaret, opozita as qe mendom fare per problemet e zhvillimit te vendit. I vetmi prekupim i tyre eshte si te denigrojne Kryeministrin, ta fusin ate ne kllape dhe ne fund te fundit ta bejne lojtar kunder Vetingut. Nuk eshte loja e zgjuar e Kryemnistrit, por nevoja e bandes per ta bere Kryeministrin pjese te saj. Ne kete situate nuk ka ilac per Shqiperine. E vetmja shprese eshte qe Kryeministri nuk eshte i perlare me pislleqe dhe te vazhdoje Vetingun deri ne fund. Do te duhet nje gjenerate tjeter politike qe artikuli te kete kuptim. Artikulli i perket te arthmes kur Shqiperia te kete ne pozite dhe opozite njerez vertet te dashuruar me Shqiperine.

    1. Tomorri says:

      Rama kurre nuk ka dhene llogari as para antareve te PS-se,as para elektoratit te vet e as para popullit shqiptar!
      Te japesh llogari do te thote ne radhe te pare te degjosh e zgjidhesh ankesat e perditeshme te qytetareve dhe per fajtoret shtetare te merren masa administrative dhe penale!
      Kur mori pushtetin para 6 vjeteve Rama,premtoi se kushdo qe kryen nje pune neper zyrat e shtetit para se te largohet prej andej do te shenonte nje note per shtetarin qe e priti,por kjo jo vetem nuk u zbatua,por edhe vete Rama duket se e ka harruar se cfare ka mmashtruar atehere ne delirin e fitores se pas zgjedhjeve!
      Te gjithe kemi para syve show-n e Rames ne Berat,kur u ngrit nje grua dhe kritikoi punonjesit e Aluizmit per zvarritje dhe te nesermen te 16 punonjesit e tij u pushuan nga puna!
      Edhe kete skec humoristik si duket e harroi vete Rama,sepse sot e 6 vjet asnjeri nga pushtetaret as nuk pret njeri e as merret me ankesat e popullit!
      Kur nuk i ke degjuar njerezit per 6 vjet,per cfare e tall bythen tani gjoja me kete lloj llogaridhenie humoristike?
      I kam shkruar disa here kryeministrit Rama se “UKT VJEDH QYTETARET”,por as sot ,as Rama e as rrogtaret e tij te pa afte apo mburoje e hajduteve,te pa afteve apo te korruptuarve,nuk kane dhene asnje pergjigje ligjore,se per zgjidhje as qe behet fjale!

    2. Sandri says:

      Kryeministri dhe kryetari i PS-se po jep llogari para…kujt?!
      Ku ka pare ky kryeminister kapitalist,qe kryeministri apo ministrat japin llogari para popullit me populizem?
      Po pse keshtu jepet llogari para popullit,zoti Rama,duke folur ti me mburrje per veten dhe sharje per kundershtaret duke trmbur popullin se po nuk qe ti ne pushtet e mori lumi Shqiperine?
      Jo llogaridhenie,zoti kryeminister,por kontroll ligjor dhe moral te cdo njeriu e cdo veprimi qe ben kushdo i punesuar ne administraten shteterore!
      Dhe kjo realizohet me 2 rruge:
      1-Kontrolli i brendeshem ne te gjithe piramiden shteterore nga te gjithe eproret per vartesit e tyre dhe,
      2-Trajtimi i ankesave te qytetareve,ballafaqimi me ligjet ne fuqi,vleresimi i shkeljeve ligjore dhe zgjidhja e tyre ne favor te qytetarit dhe ndeshkimi i fajtoreve!
      Rruga e pare,pra kontrolli i brendeshem shteteror ka qene i DESHTUAR totalisht per 28 vjet dhe kete e pranojne te gjithe sundimtaret e tij,duke pranuar se ka patur e ka korrupsion!
      Qe ka korrupsion do te thote te pranosh zyrtarisht se ka shkelje ligjore,padrejtesi ndaj qytetareve dhe korrupsion!
      Pergjegjesia ketu duhet te filloje nga kryeministri e deri poshte dhe kjo behet vetem kur pushtetaret cdo dite dhe ne cdo veprim jane te ballafaquar me ankesat e popullit!
      Edhe kjo forme ka deshtuar totalisht,sepse me ankesat e popullit nuk merret njeri pavaresisht se rrogen per kete pune e marrin me qindra vete,qe tallen me letrat e popullit!
      Dhe rruga e vetme e degjimit te ankesave te popullit eshte kjo:
      -Ne se une,qytetari ankohem per shkelje ligji,padrejtesi apo zvarritje nga ana e drejtuesve te OSHEE-se apo UKT-se ne Bashkine e Tiranes apo ministrine e linjes,kjo do te thote qe atra qe marrin rrogen per maredheniet me publikun apo komunikimin me qytetaret,jo t’ia percjellin kete ankese per zgjidhje prap OSHEE-se apo UKT-se,sepse ndaj atyre eshte bere ankesa,por te verifikohet ligjerisht se cilat jane shkeljet e bera dhe fajtoret perkatres.
      Per kete duhen bere ballafaqime dhe personi pergjegjes ,qe ankuesi i drejton ankesen,duhet te mbaje pergjegjesi per zgjidhjen e saj duke propozuar masa perkatese per zgjidhjen e tyre!
      Ne se ankuesi prap nuk eshte i kenaqur nga kjo shkalle e dyte e ankimit dhe i drejtohet nje organi epror me lart,atehere ai organ duhet te verifikoje ligjerisht shkeljet e bera nga OSHEE apo UKT,pa aftesine e Bashkise apo ministrise ndaj te cileve behet ankesa dhe te korigjoje difektet e konstatuara deri ketu duke zgjidhur ankesen perfundimisht!
      Por ne fakt deri me sot eshte bere e kunderta:
      Zyrat e ankesave te shkalleve me lart,jo vetem nuk merren me zgjidhjen e konfliktit,por e zgjerojne ate duke u bere pale me te pa aftet dhe te korruptuarit duke i detuyruar njerezit,qe per pak gje t’i drejtohen gjykatres qe e zgjat zgjidhjen per vite te tera!
      Ja keto nuk ka parasysh kryeministri,prandaj populli thote:
      -HARRAM E PACI LEKET QE U JAPIM NGA TAKSAT TONA!
      Te pakten mos u tallni me keto llogaridhenie!
      Te japesh llogari do te thote te degjosh ankesat e popullit e jo te mbash fjalime mburrese pa fund!

  2. Nardi says:

    Po c’mut llogaridhenie do bej Rama!!!??? Gjoja populli. Populli e mer vesh se Rama ka qene nga ato ane vetem kur sheh lajmet.
    Ne takime shkon administrata dhe disa te perzgjedhur. E di Edi Rama kete? E di fort mire por i pelqen spektakli. Psh ne Fier. Si nuk u merzit kryeministri duke degjuar te diskutoje sa here qe vjen aty, nje fare Faik Memushi.

  3. artan says:

    Nuk na the gje kete radhe Mero.

  4. Ertv+ says:

    ” ku ne fakt japin njerzit llogaridhenje para kryeminisyrit sesa ai”…
    Kjo eshte e verteta e qeverrisjes rama.

  5. adi says:

    Mero
    Je i papare
    Si the eshte spektakel qe popullit i pelqen mgjth kryeministri tall trapin.
    Dhe keshtu eshte ne fakt se me kete bageti popull pervecse tju maresh edhe kokren e fundit te lekut dhe te tallesh trapin ca gjeje tjeter mund te besh.

  6. Lili says:

    Eshte nje shprehe:la nature a horreur du vide,cdo boshllek mbushet me dicka…e kur populli nuk perfasohet apo nuk e gjen vetin te perfasuar nga partite se luajne ne kurriz te tij lojen pozitOpozite,NDODHIN shperthime te pakontrolluar.KUKESI ESHTE LARG ,e nuk morri permasa te medha,po idherimi eshte i madhe edhe jashte kukesit,edhe mundet me shperthye edhe ma shume kur njerezet do te kuptojne talljen e radhes.Nuk mundesh me qeverise ne boten virtuale,per sa i miri do isha sikur mos te kisha pune me shqiptaret ,ke pune me shqiptare edhe me hallet e shqiptareve,jo me si te bej konkurrence Central parkut,a Parizit…
    Zdrypni me kemb per toke se megalomania cdo here perfundon keq per ju megalomanet po edhe per popujt

  7. Mentari says:

    Shkoni ne Peqin se atje e keni qeverijen e Edi Rames duke vjedhur Trotuarin Publik te qytetit te Peqinit per te zgjeruar nje hale kafe private te Krytarit te PS se Qytetit peqin Bukurosh Maci me dijenine e Qeverise e Mafies Rama (PS) bande e Banditizmit dhe e hajduterise.Me ardhjen e PS ne pushtet qyteti I Peqinit eshte bere Ndrageta,Coza-Nostra etj.Besoj se OPozita do ta bej Alarmante vjedhjen qe mafiozet I bejne trotuareve te qytetit te Peqinit dhe drejtesia duhet te veproj.

  8. Spartaku says:

    Nuk me duket shkrim i drejte zoti Mero! Kete radhe nuk ke folur mire.Ne si popull e marim llogaridhenjen e qeverise Rama,si nje gje qe del hapur para popullit per punen e mire dhe te keqe te tij.Ai do mirepresin vrejtjet,kritikat nga degjuesit,per te permiresuar punen e tij ne te ardhemen.Te tjerat jane hamendesime,qe kundershtaret kerkojne ti bejne qejfin vehtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje