Nga Mero Baze
Paralajmërimet për krijimin e një lëvizje të re politike nga radhët e PD, nuk kanë të bëjnë me ndonjë ngjarje të ditëve të fundit. As me përpjekjet e Bashës për të mbrojtur karrierën e tij me një statut të ri të PD-së. Kjo lëvizje politike që po lind, në fakt ka lindur në heshtje qysh në korrik të vitit 2013 dhe pas pesë vitesh, Lulzim Basha në vend që ta mbyllte atë plagë, e thelloi dhe më në fund i hoqi çdo shans për ta shëruar.
Të gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me Partinë Demokratike dhe të ardhmen e saj, e kanë zanafillën tek viti 2013, kur pas një humbje dramatike të Sali Berishës, ajo parti duhet të merrte veten duke u ringritur si një parti e çliruar prej tij.
Përpjekja e tij për të bërë sikur po ikte, por për të diktuar më tej garën dhe gjithë zhvillimet në PD, ka sjellë prej 2013 deri më sot, humbjen e rreth 250 mijë votave të Partisë Demokratike dhe krijimin praktikisht të një mase të madhe elektorale, që e ndjen veten të përjashtuar nga Partia Demokratike.
E gjitha nisi me Sokol Olldashin dhe luftën e pistë që Berisha i bëri atij në fushatë, duke ndarë partinë në emër të vullnetit të tij. Sali Berisha u përfshi me arrogancë në atë garë dhe kërcënoi gjithë ata që ishin në krah të Olldashit, me shpresë se duke bërë zgjedhjen e tij, ai do të diktonte më tej PD-në.
Pas kësaj, Lulzim Basha e thelloi këtë plagë. Duke përdorur dhe ikjen tragjike të Olldashit, ai në fakt ndërmori një sistem persekutimi dhe spastrimi të çdo mbështetësi të tij. Në rastin më të keq, ai u soll me brutalitet ndaj çdo figure të rëndësishme të PD-së që ishte mbështetës i Olldashit, dhe në rastin më të mirë, ai injoroi dhe la jashtë vëmendjes qoftë dhe një mbështetës të thjeshtë që kishte votuar për të.
Për katër vite me radhë, ai e thelloi këtë ndarje dhe u përpoq të mbushte boshllëkun me njerëz ordinerë, punonjës të kompanive të kunatit të vet dhe rrethe klienteliste biznesi, që ofronin emra me lehtësinë e ofertave në një shtëpi publike.
Më pas, të përjashtuarve si mbështetës të Olldashit, ai ju shtoi me papërgjegjshmërinë e vet dhe ish- drejtues të vjetër të PD-së, që ishin shumë afër Berishës dhe që nuk kishin mbështetur Olldashin, por që ai i shikonte si pengesë në të ardhmen.
Pasi humbi thellë në zgjedhjet lokale të vitit 2015, në një rezultat 45 me 16 bashki, ai shmangu llogaridhënien dhe u përqëndrua tek spastrimet në parti.
Në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, pas lëvizjes “çadriste”, ai përdori marrëveshjen me Edi Ramën për të spastruar Partinë Demokratike dhe për të krijuar një parti të vetën, me shpresë se do bashkëqeveriste me Ramën dhe humbja do të justifikohej.
Humbja e thellë që pësoi, me rreth 250 mijë vota më pak se zgjedhjet e shkuara, la zbuluar skenarin e tij dhe PD-në.
Gati një vit më pas, ai po bën përpjekje se si të mbrohet nga humbjet e ardhshme në PD, dhe jo si të bashkojë dhe afrojë në PD, gjithë ata që nuk i besojnë më.
Kështu që paralajmërimet për një lëvizje të re politike, nuk vijnë nga zhvillimet e fundit, por nga një zhvillim afatgjatë, që ka provuar se PD ka humbur rreth 250 mijë vota për shkak të mënyrës se si Lulzim Basha u përpoq ta kthente Partinë Demokratike në një pronë private.
Të gjithë ata që kanë iluzione se PD mund t’ia dalë në këtë gjëndje, thjesht gënjejnë veten, ose kanë qejf të gënjehen për ndonjë interes të vogël personal.
Lëvizja e re nuk po vjen nga ndonjë konflikt, por nga përjashtimi politik dhe përpjekja për të privatizuar një parti të madhe.
Kjo është e para herë që në PD nuk ka ndarje për shkak të një konflikti dy palësh, por për shkak të një vendimi të njëanshëm të kryetarit të PD, për të përjashtuar çdokënd që mendon se nuk e ka me vete në ditë të zeza.
E djathta shqiptare, por dhe vetë skena politike shqiptare, ka nevojë të riçojë në votime këto qindra mijëra votues të zhgënjyer që refuzojnë të votojnë Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, dhe që përbëjnë një potencial për të ndryshuar skenën politike në Shqipëri.
Duke qenë se këta janë votues historik të PD-së, lëvizja e re duhet doemos të mbështetet tek baza e PD, por duhet të kthehet në shpresë dhe për vota të tjera pa identitet politik në Shqipëri, të cilat nuk e gjejnë veten tek PS e PD, dhe janë lodhur nga sistemi i tyre klientelist.
Nuk do të ketë kohë më të mirë dhe moment politik më të favorshëm se ky i sotmi, për të prodhuar një lëvizje të re politike, që duhet të shkundë opozitën dhe pushtetin.
Dhe nuk ka asnjë arsye për ta quajtur guxim politik këtë lëvizje. Është thjesht detyrim për t’i dhënë shansin qindra mijëra shqiptarëve të jenë të përfaqësuar.
Mund te thuhet me bindje te plote se shifrat e permendura me siper nuk jane reale dhe do te mundohem t’ju sqaroj persene.Perjashtoj vetem votimet e vitit 2017 te gjitha votimet e kaluara nuk ishin bindese pasi votat vidheshin .Une jam emigrant ne Itali nga viti 1991 dhe fizikisht nuk kam votuar asnjehere,por jam me se i bindur se rezultoj si votues i atyre viteve .Une duke pas marrur qytetarine italiane pre 10 – vjetesh me mungonte pasaporta shqipetare prej 5-vjetesh Shkova per ta bere ne Durres me dhjetor 2016 dhe me imponuan te bej dhe karten e identitetit.Debatova me nenpunsen i thashe: se ne asnje vend perendimor eshte e mundur te kesh dy venbanime. Keta janne rregullat qe Rama kerkoi me regjistrimet e ne emigranteve ti heqi . sepse e dinte shume mire perse mbaheshin .Dhe keshtu emigranti te rezultonte me banim ne shqiperi dhe ti vidhej vota.
O rrush, për të bere passaporten të duhet dokument identifikimi ( kartë identiteti). Nëse ke marr atë italianen e di shumë mirë ti.
niki, i ke kuptuar gabim gjerat. Ti je i regjistruar ne Shqiperi dhe do jeshe atje deri sa te besh kerkese vete per heqje te nenshtetesise shqiptare dhe nuk te çregjistron njeri , as shteti s’ka te drejte te te çregjistroje. Keshtu qe ja fut kot per ato qe thua dhe si i thua. Une banoj ne nje shtet tjeter te Europes dhe jam nenshtetas edhe i ketij vendi dhe i Shqiperise. Votoj edhe ketu edhe ne Shqiperi po te shkoj kur ka votime, ndersa ate qe thua Rama do ti regjistroje emigrantet, kjo ka te beje ne radhe te pare per te ditur se sa shqiptare jetojne mbi toke, ku jane dhe tu jepet mundesia qe pa shkuar ne Shqiperi, te votojne per ate qe mendojne. Dhe kjo eshte gje shume e mire. Ndersa per levizjen politke kish vetem dy llafe: Opozite si kjo qe eshte sote, mos paste as dreqi, me mire diktature demokratike. Prandaj krijimi i nje partie te re opozitare eshte domosdoshmeri dhe sidomos tani ne Shqiperi, por nuk duhen ta drejtojne as qete e vjeter te Sali Berishes, por as seksistet e parlamentit si salinianet e gridat. te rinj te tille jane pa cipe dhe te papermbajtshem, aq sa perbahet mashkulli para femres lakuriq ne shtrat. do mendojne keta per vendin dhe popullin?! Prandaj duhen njerez me dinjitet, njohje, perkushtim e bindje, por edhe me moral sepse morali te rrezikon shkarjen si ka ndodhur deri tani. Analizoni shume politikane i kane me grate apo burrat qe ishin martuar? Kjo eshte qe te drejtosh shtet kur nuk drejton dot familjen tende. Shikoni me vemendje kokekuqte… Prandaj sa me shpejte aq me mire.
Levizja e re ne rregull,por jo me Patozin,por me nje te pakonsumuar.Perkrahja qe i bën Astrit Patozit,ndoshta
eshte nje detyrim shoqerore,por jam i sigurt se ti je i bindur,qe humbja e tij eshte e parashkruar.Patozi nuk
ka pasur ambicie politike,ka qene vetem shtojce.Patozi kerkon “te vdesi denjesisht” ne duel,ashtu si Blushi.
undefined
Mero. Kush nga partite e dala deri me sot kane mbijetuar? As FRD e Bamir Topit, i cili kishte nje fare reputacioni. Nga ana tjeter Patozi, jo vetem qe nuk ka reputacion, por eshte i pabesueshem si benjamin i thekur i Sali Berishes.
Kjo qe thoni ju Z. Mero duhej bere para se te dilnin ne skene Berisha Nanua, Godua. Tani eshte e pamundur te ndertobet nje parti konseguente e procesit demokratik bashkemohor. Psene gjeje vete.
MERO,MUND TA KISHE KURSYER KETE SHKRIM ME OLLDASHE KRRIMINELE ANTISHQIPETARE E KOQEDASHE!SOKOL OLLDASHI DO ISH SHUME ME FASHIST SE SALI BERISHA OSE QEN BIR QENI SE VINTE DIREKT NGA OBORRI MBRETEROR ME MLLEFE DHE HAKMARRJE SI NIP I DY ‘GJAKTAREVE’ DASHNOR MAMAQI TERE JETEN BLLOKMEN DHE THOMA OLLDASHI PASHAJI I NBU DURRES SI ÇIFLIGAR I NDERMARJES BUJQESORE USHTARAKE QE KANE BERE KRIME!!!!!!!
MJAFT NA ÇATE MENDEREN ME OLLDASHE HAJDUTE PIANECE E AVENTURJERE……
Ne teori eshte ashtu, sic e shpjegon te Mero, por ne praktike do te shtohet edhe nje tub me shume i shkarkimit te ujrave te zeza ne kete halene e madhe te politikes te Shqiperise tone te vogel..
po kjo eshte me e nderahme. secili provon veten dhe peshen e tij. Ku eshte Bamir Topi tani, po Ben Blushi, shtoni edhe Gjergj Bojaxhiun. Levizja e re nuk eshte as guxim, as nevoje politike por budallek politik.
Kame mendimin,dhe bindjen,se me krijimin e nje partie te re nga Astrit Partozi,shume anetare dhe sipatizante te pd-ke te Bashes,kane per te kaluar ne menyre masive me Patozin,me partine e re.Zhgenjimi i njerzeve te pd-ke nga Basha dhe Berisha,do ti detyroi qe te kalojne me kete force te re.Ka mundesi qe forca e re do te konsolidohet nga baza ne çdo qytet e fshat,dhe do terheq shume fansa,sa ka mundesi qe ajo te dale force e dyte ne zgjedhjet e ardhesheme,ndoshta dhe fiton pushtetin.Pd-ke me Bashen dhe Berishen nuk e do njeri dhe do kaloi force e trete ose e katert.
undefined
Mero! Vërtetë të gënjen mëndja se Patozi, Topalli dhe Imami mund të jenë burim frymëzimi për, ashtu siç e quan ti “pjesën e papërfaqësuar” të popullit prej 250000 vetësh? Pse tallesh Zotëri. Edhe një fëmijë e kupton që ti do ta bësh çarçaf PD. Ndaj i hedh benzinë ndarjes së PD. Pastaj, kur thua që Basha largoi të gjithë përkrahësit e Olldashit, këtu e qelb fare. Kush paskan qënë përkrahësit e Olldashit? Modeli ekzemplar i përkrahësve të Olldashit ka qënë Luan Baçi, kryetari i PD në Fier. Por vdiq Olldashi, atëhere ai u bë përkrahës i flaktë i Bashës. Arriti të jetë sot deputet, megjithse është me shkollën e Partisë ” Vladimir Iliç Lenin”. Ikën nesër Basha, atë e ke të flaktë për pasardhësin. Në mos mund të pretendojë ta zëvëndësojë vetë. Pra këta që sot janë me PD, nuk kanë asnjë parim, njohin vetëm lekun. Dhe do ti frymëzoj Patosi, për ti shkëputur nga Basha!!!!!!
Teorikisht ashtu duhet te behet sic thua ti o Mero,por faktikisht kam frike se kjo forca e re politike ,qe therret ti,jane miell nga nje thes.
Rregulla te qarta zoti Mero edhe qe duhen zbatuar. Si psh: nuk mund te jesh deputet ose kryetar me shume se 2 mandate (8 vjete) . Kur humbet psh ne zgjedhje duhet te rizgjidhesh pamvaresisht se sa kohe je ne krye. Pastaj njerzit krijojne parti per ti patur si biznese edhe per te dale ne pension pa u ndershkuar per krimet qe mund te bejne ,eshte nje fare mburoje .
Jo partive bija ,se na mbyten tash e 27 vhete.!
Kjo klase politike eshte pergjesgjese per gjendjen ne te cilen gjendet sot Shqiperia ( dhe ironia me e madhe eshte se kete e thote perdite e ashtuquajtuare klase politike ) !Me veprimet dhe mosveprimet e tyre e kane humbur perfundimisht besimin e elektoratit.Jo me kot vota shitet e blihet ,sepse kur palet genjejne njesoj,voten e merr ai qe paguan me shume dhe ky nuk eshte faji i elektoratit.Prandaj nuk ka rendesi se ne sa grupe do te ndahet kjo klase,jane te gjithe njesoj !Integritet dhe besueshmeri sot ne Shqiperi,ka vetem ambasadori Lu,por ai nuk krijon dot parti por edhe po te kishte prape besoj se nuk do te fitonte sepse nuk ka kush ja garanton votat si rezultat i punes “se mire ” qe kjo klase politike ka bere per 27 vite me kodin zgjedhor dhe procesin e zgjedhjeve ne Shqiperi!
Jam dakort per procesin shkaterrues qe ka ndodhur ne PDpas 2013,por ky proces nuk eshte se ka lindur midis kastes se vjeter te PD qe e çoi ne humbje dhe nje fryme te re me njerez te rinj brenda saj.
Ky proces shkaterrues eshte nje kacafytje mes ujqerve te PD te cilet jane kontribues te gjithe per keqkatandisjen e qeverisjes se PD dhe me von ne opozite.
Kjo kacafytje behet per pozita dominuese ne PD pas gjoja largimit te kriminelit Berisha, ku sigurisht klani i Bashes me mbeshtetjen e Berishes doli me i forte.
Asgje parimore ne interes te popullit nuk perben thelbin e luftes se tyre.
..lufte per nje politike arna arna..?!..krijoni nje parti opozitare pa fjalen demokratike,se…na tremb.
A u tha qe qy Patozi, shoqeroi cunin e Sales ne prokurori naten para nja 2 muajsh? Nese keshtu eshte e qarte: Patozi eshte tashme nje taksist i pa licensuar!
Pse, partite e reja do ti zgjidhin problemet e Shqiperise? Akoma nuk e keni kuptuar se te gjitha partickat jane filiale te bandave kryesore te politikes? Sa me shume skuadra, aq me interesant behet “kampionati”. Natyrisht dhe fitimet e bastexhijve. Edhe Mero eshte pjese e lojes. Si gjithmone “tifozet e semure”, pra populli, eshte i padyshim i humbur.