Nga Mero Baze
Një polic i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ka qenë në konflikt me bandën e Habilajve në Vlorë, tanimë i ka të gjitha shanset të mos bëjë më komente politike, por të vijë të dëshmojë në Prokurori, së bashku me Saimir Tahirin, i cili është qytetar i lirë, pa imunitet.
Në një kohë që ndaj këtij policit ka një çështje penale ende të pagjykuar dhe ai ka kërkuar strehim politik, autori që ai akuzoi se ja ka shpikur këtë çështje, nuk është më në politikë. Po ashtu, Prokuroria po mbivlerëson çdo akuzë apo fakt ndaj Tahirit, që ta gjejë diku fajtor, ndaj dhe klima e presionit ndaj tij është më e madhe se ndaj çdokujt personi nën hetim në Shqipëri në këto momente.
Edhe pse është e padrejtë, pasi është një presion politik, është e vërtetë që ndaj Saimir Tahirit ka më shumë presion për të gjetur fakte, se ndaj këtij policit të ikur në Zvicër.
Tani opozita që e ka kthyer këtë polic në yll të analizave politike konspirative, është mirë ta përdorë si polic dhe dëshmitar, dhe jo si analist politik, se për atë punë kemi Berishën. Ta sjellë në Shqipëri dhe ta çojë para drejtësisë për të dëshmuar si kundër Tahirit, ashtu dhe pro vetes, nëse ka fakte që mund të mbrohet nga akuzat.
E them këtë jo se i duhet kujt dëshmia e një të akuzuari ordiner, por për të ruajtur sadopak integritetin e kauzave të veta, pasi nga sa po thotë tani e tutje, ai është duke rrëzuar dhe ato që ka thënë.
E dëgjova sot në një intervistë në shtyp, dhe në vend të flasë për ndonjë fakt apo provë, flet se çka ndodhur këto gjashtë muaj në Shqipëri mes Tahirit e Ramës, flet për presione, konspiracione, bile dhe për lëvizje gjeopolitike. Të gjitha këto i thotë me kopmetencën që i shpik gjërat dhe Sali Berisha. Nëse ky polici dhe “faktet” për Tahirin i ka pasur me kaq kompetencë sa këto shpikjet se çfarë ka bërë Tahiri dhe Rama këto gjashtë muaj, si janë takuar nëpër spitale e ku kanë dhënë garanci për njëri- tjetrin, atëhere marrja me të është një turp më vete. Dhe opozita duhet të vihet nën presion që i fsheh drejtësisë një kriminel, ose që keqpërdor një delirant dhe mitoman.
Delirimi si hero, edhe pse është ditë dëshmorësh, është jo produktive për një ish- polic nën akuzë për trafik. Ai është një ish- polic që vlen nëse na thotë çka ndodhur kur ka qenë polic, se çfarë ka ndodhur këto gjashtë muaj në Tiranë, ndërkohë që ai fshihet në Zvicër, atë e dimë ne që jemi këtu, jo ai.
Meqë ai dhe ish- shefi i tij janë të dy nën hetim dhe të dy të barabartë para ligjit si qytetarë, është mirë që PD ta shpëtojë këtë policin nga deliri i udhëheqësit të madh dhe të paktën t’i mbrojë integritetin si dëshmitar dhe ta sjellë para një drejtësie që është më e motivuar kundër Saimir Tahirit, se kundër tij. Moment më të mirë se për të dëmtuar Tahirin se ky tani, nuk ka. Më vonë kam frikë se koha mund t’i japë më shumë të drejtë Tahirit dhe ky polici do ta shtyjë gjithë jetën me asistencë në Zvicër, duke u kthyer nga dëshmitar, në dështimtar.
O MEROOOOOO !!!!!!!!!
rilindja ka filluar te qelbet ere!!
dhe ti nuk e ndihmon dot me akrobacite e tua!!!
megjithate perpiqu, shpresa vdes e fundit!!
Pse te dogji Sefedin ?!?!?!?!?!?!?
Le te vije Pinoku (POLICI DIXHITAL) te takoje dhe Xhebeton (SALI DIXHITAL).
Kim Filbi shqiptar, nuk ka me alibi te mos vije ne Shqiperi.
Aq me teper qe Sajme-ja eshte popull tashme.
Le ti lere analizat politike per politikanet.
Kepucari te kepuca/Zagani te polici.
mero
si mund te jete i mbrojtur dhe i barabarte Zagani
kur njeriu kryesor i shtetit , kryetari i bandes se hashashit qe e sulmoi para mijra policeve dhe shqiptareve live ne tv vazhdon akoma te jete kryeminister?????
nje pyetje te thjeshte ka cdo njeri normal
a mund saimir tahiri dhe gjithe banditet qe mbron rilindja te mari azil politik ne zvicer si zagani??????
apo zvicra eshte shtet bandit????
ata qe ju mero merni ne mbrojte jane aq kriminele si izet haxhia sa qe edhe nje shtet i mbaruar si turqia nuk i jep dot azil.
apo si rasti i tjeter i balilit , i arben ndokes, i elvis rroshit e plot e plot bandite te tjere qe vetem nje organizate si rilindja mund ti mari ne mbrojtje!!!!!
Mero Djali! Je gazetari me i madh ne SHqiperi por edhe me gjere!! Keta qe te “shajne” jane vici-doli! Zagani tropojan shefi i Antidroges? A ju kujtohet Tirana ne kohen e Saliut te pare! U shperngul gjithe tropoja dhe Kukesi,Mati dhe Dibra dhe na ndruan edhe gjuhen e Tirones! Na u bene minoistra dhe police! Tahiri eshte i paster! Te gjitha i ben Sali-Meta te shpetojne koken e tyre!
Kur prokurori dhe gjykafesi eshte nga Vicidoli me kurs 6-mujorsh edhe Merkelin e bejne kriminele.
Koha e prokuroreve te Sales po i vjen fundi.
Une te keshilloj qe tja mbathesh para se te vij radha jote….
Ik ore bole, se nuk e kupton dot Meron ti dhe sëra jote e qelbur!!! Rracë injorantësh, nuk bëheni njerëz ju!
Bravo Mero! Shume te verteta jane keto qe po shkruan.Respekt.
I madh je Mero! I perpikt si gjithmon!
Foli babuci sot me informatat e kazanit te permbledhura ne 6 muaj dhe te puth halla ne 2 faqe.. Izeti e tha dhe aty e ke.. Izet Haxhia flet me orare dhe detaje rrjedhore te ngjarjeve.. Ky flet si vartesi I Ristan Dopjos. Vloje kazanin NEWS 24 deri ne temperaturen e caktuar..
PS. Qesharak, e ke lyjt shume flokun. Te ben me qesharak..
Mero perfundimisht je PLEHRE.Po te ishte kunder Shkerdhzenit a do e beje kete artikull?
I madhi Mero !
Shume te lexojne………e pak te kuptojne Mero…
Ketu qendron dhe e keqeja.
Mero llapa……Mero koka
O Damiano Damiani
Me mire te mos kishe folur fare. Pa hapur gojen, nuk e dinim se kush ishe.
Sa hape gojen, e morem vesh.
Te vertetes,halabaket,intrigantet i pergjigjen me sharje,pasi Kane teorine qe dicka ngelet.
Shani sa tè doni se ne kete” demokraci” vetem kete keni fituar,te tjerat i keni humbur sidomos burrerine.
E verteta vonon por nuk haron.
Mero baze te lumte e ke kapur demin per briresh,le ta sjellin ate hajdut polic.por nuk besoj se e bejne se bie poshte te gjith zagaret qe usdheheqin p.d.
Si shume merak je bere per Tahirin o Mero i pavaruri.
Ai eshte i afte te behet “hero” perse te mos behet.Kujt ja jep intervistat ai tellalli nga jashte? Gazetave,televizioneve,portaleve?I lumte! A ka ndonje akuze per te ? Perse nuk deportohet? Le te vij te flas aty ku duhet.Qeni qe leh pas gardhit dhe nuk e kalon gardhin ,edhe kur e ka te hapur deren …eshte thjeshte nje qen qe leh!…
nu dogj edhe karta e policit saliut …..,po tani…….
Po ky Sefedini ç’pati? Pse foli valle? Mos kushedi ?
Opozita la 6 muaj qe ben propogande,asnje fakt,vetem nje shiks militante qe kerkon te mbuloi gabimet e tij.
S’ka faj polici.i jane prish pazaret.Sa rehat ishte.merrte gjysmen e čdo rrenje.Sa e shpallen ne kerkim mbeti pa gje.Ka hak qe gjindoset.Te gjithe si ai kishin ba.
Po vertet te genjen mendja ty dhe te gjith ne se nuk ka ndikim ne drejtesi Sajmoja apo Edua, i intereson ketij te fundit te dalin te vertetat e te palarat??
Te vertetes,halabaket,intrigantet i pergjigjen me sharje,pasi Kane teorine qe dicka ngelet.
Shani sa tè doni se ne kete” demokraci” vetem kete keni fituar,te tjerat i keni humbur sidomos burrerine.
E verteta vonon por nuk haron.
Pershendetje komentusve:Do tu thosha komentusve se Tropoja nuk eshte Sali dhe ata qe rrethojn Saliun .Tropoja eshte si gjithe zonat e Shqiperis ,dhe nder me te mirat per njerzit qe e njohin .Prandaj ne jemi nje popull i vogel dhe me tradita te respektuara nder ne..
Sakte.
per mua ketij dritan zagarit i mungon burreria.fshihet ne zvicer dhe ben zagarin dixhital.ai nuk ka mekate me shume se izet haxhia,por ky i fundit mori parasysh gjithecka.them se me habilajt ka me shume lidhje zagari se tahiri,ndaj ai nuk ka kurajon te kthehet.shkrimi i z.mero eshte i drejte.zagari duhet te kuptoje se mbrojtje dhe loje politike nuk mund te kete.tani tahiri eshte i zbuluar,teorikisht dhe praktikisht i cveshur perpara ligjit.ndersa zagari eshte kthyer praktikisht” deshmitar i mbrojtur nga kryetarii komisionit tahiri” dhe pd.ta shfrytezoje kete status,se koha kalon,tahiri del i pafajshem si nga treshja tropojane e prokurorise ashtu dhe nga gjyqi i katanias.ndersa zagari mbetet i kerkuar i perjetshem.
Droga lulezon nen Hijen e politikes,e fshehte,sekret,qe dihet nga te gjithe.Shqiptareve ju pelqen te jetojne ne dy realitete,ne ate te vertetin dhe ne automashtrim -Teoria baze e automashtrimit eshte pretendimi kolektiv se cdogje eshte ne rregull,dmth ashtu sic duhej te ishte-pra Tahiri e com. eshte I pafajshem,si nje viktime e forces tjeter politike p.d,per prishjen e strofulles se fitimit te saj Lazaratin.Polici qe e pagoi shtrenjte ndershmerine e tij le te kthehet tashme qe humbi shansin te mbledhe provat e duhura .Ligji I xhungles per seleksionit e me te dobtit vazhdon,perfshire dhe median,qe detyrohet te beje shkrime te tilla paqesore,te paaneshme.Sidoqe te jete,nuk me bene te humb respektiin dhe admirimin per gazetarine e ushtruar nga z.Baze per information te novelit bashkkohor.Flm
Po u vjen fundi qelbesirave, dhe po leh Mero se e kane vene si qen tek dera te ruaj stanin e derrave.
Zagani te vije e te deshmoje perpara drejtesise dhe jo te nxije atdheun e vet ne faqet e FB te deputetit gjerman Krichbaum. Nuk kam pare burre me te poshter e llapaqen , nje kellire e vertete, nje Zagar, te flase keshtu. Te vije e te deshmoje qe te marre fund cdo teori konspiracioni , perndryshe ne qofte se nuk e ben kete gje atehere eshte pjese e pisllekut qe i behet ketij vendi nga ata qe u erdhi ora per tek “7 penxheret”..
Jam plotsosht dakort me komentuesin Pellumbi. Nje person sa do i mire apo kriminel qe te jete si Sali Berisha,nuk perfaqeson popullin e atij rrethi apo krahine. Ndaj Tropojanet jane burra te beses, te pushkes e atdhedashes. Une qe po u shkruaj jam nga Jugu. Pastaj, me sa kam degjuar Saliu nuk eshte Ttropojan. Madje edhe fshati ku ka prejardhjen fisi i tij , i perzune se turperuan jo vtem fshatin ,por te gjithe Pukjanet. Tropojanet e pranuan sepse jane zemerbujar . Po c’faje kane tropojanet se Saliu u doli gjarper. Besoj se u kujtohen vargjet :”Fshatari dhe gjarpri” Fshatari e mori ,e coi ne shtepi,e ngrohu se kishte ngrire,kurse gjarperi donte ta hante… Ja pra qe Saliu eshte specje gjarperi. Ndaj them se Pellumbi ka te drejte. Saliu nuk eshte Tropojan. Madje edhe PUkjanet e mohojne. Nga eshte athere. Pa tjeter do ta kete derguar SHEJTANI,,,, e tani na zuri deri sa ta marri ai qe e dergoi…
Me hashashin ne Shqiperi vetem jane futur leke. Meruni me ata qe vjedhiin leket neper tendera e duke shperdoruar per qejfe. Per keto te flitet!!!!!!!
LONI… Bravo ! Ja keshtu diskutohet. Shkurt sakte. Si puna e duhanit, eshte kontrabande, dikush edhe vdes, por persa kohe nuk ka vjedhur para publike, apo vrare per politike ne mes te Bulevardit… mund te themi se eshte okej edhe me publikun vendas edhe guvernatoret e huaj.
SEFEDINO !!
PIRTH-PIRTH, se shfryhesh !
TË KISHTE DHE NJA DY SI MERO,
S’DO KISHIM MË BERISHA MBI KOKË, QË JU ZHDUKTË FARA.!????????
Mero o e ke nga pleqeria o e ke nga djallezia. Eshte prokuroria ajo qe therret apo merr ne pyetje deshmitare apo persona qe mund te kene njohuri apo dijeni per ngjarje te caktuara, nuk e con dot opozita zaganin ne prokurori keshtu qe kerkesen drejtoja shoqes Marku. Nuk mbrohet Tahiri duke denigruar zaganin ashtu sic nuk mbrohet dot Rama duke denigruar deputete te bundestagut gjerman. Me kete artikull vec sa i ke bere nder zaganit se duke qene ne procedura azili i ke shtuar edhe nje fakt me shume kerkeses se tij. Duke qene se je gazete pro-qveritare artikulli do merret si presion i pushtetit mbi zaganin qe te mbylli gojen. Ne vend te besh artikuj ti mund ta marresh drejtperdrejt zaganin ne interviste atje ku rri ose me videokonference dhe te heqesh meraqet qe ke me te dhe mos harxhoje kohen me artikuj propagandistik me sherbim te zyres se propagandes se KM..
Zagari te mbylur e ka gojen vetem by… e ka hapur. Pastaj se mos eshte ne Zvicer, ne kullen dixhitale te Saliut eshte fshehur dhe po tentoi ta hape vertete gojen nuk e lene te kaloje Kalimashin per te zbritur ne Tirane. Te fala Karmines!
((