Rasti i 613 kg kokaine dhe skema e “garantit” përmes Prokurorisë

4 Maj 2018, 20:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Arrestimi i biznesmenit që trafikoi 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, ka vendosur heshtjen në kampin opozitar në Shqipëri dhe ka filluar të prodhojë një farë “qesëndie” prej tyre për “peshkun e madh”, edhe pse për javë të tëra, Sali Berisha dhe shtypi afër tij, e ka paraqitur rastin si një skandal të lidhur me qeverinë.

Të vetmit që ndjehen të lehtësuar nga arrestimi, janë Ambasada amerikane dhe Qeveria shqiptare, e cila ka pranuar se arrestimi është bërë në bashkëpunim me agjensitë e zbulimit ndërkombëtar.

Biles Ambasada amerikane, si për ironi, e ka shoqëruar arrestimin dhe me një foto satirike, që e paraqet Çekajn si “peshk i madh”.

Por çfarë e bën kaq të bujshëm lajmin e arrestimit të Çekajt?

Arrestimi mund të rindërtojë historinë e kësaj linje trafiku, e cila është kryer dukshëm përmes një skeme, e cila ka përdorur si garant të mos dënimit final, Prokurorinë. Nga pikëpamja formale juridike, ngarkesa e porositur e bananeve e tipit CIF, ku përgjegjësia deri në portin e  Durrësit është e porositësit, ka qenë skema që ka shpëtuar nga penalizimi të njëjtin biznesmen vite më parë, kur në kontenierin e tij është gjetur sërish kokainë. Prokuroria e ka lënë të lirë, duke e justifikuar se ai nuk ka faj, pasi ka porositur banane.

Nën këtë skemë të garancisë ligjore, nëse Prokuroria nuk heton më tej dhe nuk gërmon në gjurmët e rrugës së trafikut, ky biznes bëhet plotësisht i suksesshëm pa pasur nevojë të kesh lidhje me shefa policie apo çdokënd tjetër, pasi ke të sigurtë shfajësimin formal që ngarkesa nuk është e jotja.

Për këtë arsye, arrestimi i Çekajt dhe hetimi i thelluar ndaj kësaj linje trafiku, mund të prodhojë një pamje të re të rolit që ka luajtur Prokuroria shqiptare si “garante e heshtur” e kësaj skeme trafiku, ku nëse droga kalon pa u kapur është fitore, por nëse kapet, nuk është fundi i botës, pasi nuk ke faj ligjërisht.

Edhe pse kompania ka një precedent të mëparshëm në këtë histori, për më shumë se dy vite ndaj saj nuk është bërë asnjë hetim dhe kapja e drogës është bërë falë skanerit të doganës në Durrës, dhe sinjaleve ndërkombëtare për dyshimet mbi ngarkesën.

Është kjo arsyeja që arrestimi i sotëm në Gjermani ka ngjallur entuziasëm tek Ambasada e SHBA dhe Qeveria në Tiranë, dhe akoma më tepër pritshmëria që në rrjet ka rënë një “peshk i madh”, që mund ta çojë drejtësinë drejt garantëve të sigurtë të këtij trafiku.

Është aq reale kjo pritshmëri, sa ndjehet edhe në “qesëndinë” e opozitarëve, që kanë filluar ta quajnë rastin e Maminasit dhe vetë Çekajn një “peshk i vogël”. Me sa duket, i arrestuari tjetër në Spanjë me një ton, i ka hutuar. Dhe s’kanë faj, se u duket “sypeshkaqen”.

22 komente në “Rasti i 613 kg kokaine dhe skema e “garantit” përmes Prokurorisë”

  1. zenidroga says:

    Nqs shteti dhe prokuroria duan te jene serioze nga Cekaj do nxjerrin komplet rrjetin e trafikut te droges se Sali Berishes. Te gjithe tropojanet e perfshire ne trafik kane lidhje me shkelzenin dhe familjaret e tjere te Saliut. Ilir Meta eshte histori me vete dhe DEA ka dosjen e tij. .

    1. adi says:

      Pervec se arber cekaj eshte tropojan jane edhe 2 fakte te tjera per te .
      Arbér cekaj rrjedh nga nje familje me bindje thellissht te majta
      Arber cekaj ishte sponsorizues i fushates se erion veliajt ne tirane.
      Edhe haklajt tropojane ishin po sikur nuk ishin me saliun
      Apo po e do partia edhe haklajt i bejme me saliun.

      1. SALIU says:

        O Sali pse fshihesh pas emrit Adi

      2. Spartaku says:

        Adi! Na rrofshe bythen me kete komentin tend.

  2. Kombi says:

    CDKAJ ESHTE MALOK BESNIK , NUK DO TE NXJERRI ASNJE PESHKAQEN .

    1. Peshkaqeni says:

      Do ja fusin ne myth peshkaqenin dhe e shef si fillon e knon gjeli masanej

  3. Tit says:

    Garanci per mosprekjen e personave ne kete histori jepte vetem ishkryeprokurori Lalla. Per cdo ngarkese qe kalonte ka mar 1miljon euro.

  4. Tani says:

    Më pëlqen artikulli juaj. Ka një problem kyç. A po gjuajmë mizat apo po e thajmë moçalin? Këneta është infrastruktura. Portin e Durrësit. Shikoni operatorët atje. A ka ndonjë aktor të besueshëm?

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Nga mobileri “Armani”, ne mobileri “Benca” apo jo Kulicaj?!?!

  6. shqip says:

    Prisni se s’keni pare gje akoma . Kompania e skanimeve ne mos gaboj , ka nje lidhje historike me kohen kur ishte Saliu k.m . Diçka ka shkuar jashte parashikimeve . Prandaj edhe Jane bere si bisha . Donin te spostonin vemendjen me Tahirin . Po ai u a la kopilin ne dere . Kam pershtypjen qe arrestimi i kokave nuk behet per momentin . Po ndiqet strategji tjeter . Ngiushtohet laku nga te gjitha anet . Deri sa keta te ngelen zbuluar .

  7. ta says:

    kot qe gezohen,atij nuk ja nxjer dot te verteten,vet me tortura,torturat jane te ndaluara keshtu mund ta denojne nje 15 vjet,dhe ne burg do jetoje si mbret?

    1. Jupi says:

      Ti fusin je sekiestrim pasurie, ta çojne ne 1990 atehere flet ai

  8. Bledi says:

    Se mos i doli keq Delijorgjit qe ti dali ketij tjetrit.
    Kush ka bere biznes me Berishet dhe Metat ja ka pare hajrin lekut te piste dhe preferojne te bejne 2_3 vjet burg dhe te ngelen besnike per te vazhduar me tutje sesa te ikin per lesh si Kosta Gramoz Olldash etc

  9. Lili says:

    Jo,ai eshte arrestuar vetem kur deshmite per te jane mbledhur.dosja eshte lot. Po presin vetem si do veproje shteti shqiptar,si shtet evropian apo si narkoshtet.

  10. joel shkodra says:

    Ka dhe nje problem tjeter te madh. Perse nuk arrestohen ketu ne Shqiperi, por lihen te ikin e pastaj ngrihet ne kembe i madh e i vogel, kombetare e nderkombetare per t’i kapur? E kesi rastesh, tashme te perditshme, do te shohim prape e prape .

  11. ELENA GJIKA says:

    ARRESTIMI I BISNISMENIT DO TA VE NE POOZITE ERDOGAN RAMEN SEPSE E VERTETA DO DEL NE SHESH LIDHJET E BISNISMENIT ME QEVERINE POR KY ARRESTIM DO JA VESHTERSOI PUNEN EDHE MEROS E TEMES SEPSE NUK DI CFARE TE GENJEJ ME TEJ

  12. Coli says:

    Sypeshkaqenët ,po tmerrohen.
    S’shpëtonnë dot, nga rrjeta e çelikut.!??

  13. Dimeri says:

    Ne jemi edukuar ,qe peshku te quhet i madh duhet te vij nga politica,jo nga Kolombia !

  14. Mentari says:

    Kapja e Cekes Ka ngjallur “Entuziazem” te qeveria e Tiranes (Tek bashkepunetori I droges se PS e EDI Rames} Akoma I bien Legenit per te mbrojtur Qeverine? Edi Ramen? PS??????????????????????? turp shum turp per artikullin tuaj. shtypi I juaj eshte bere mbrojtje e Krimit ne Shqiperi.

  15. Laku says:

    Mero i pavaruri po na mbush mendjen se garancine nga policia dhe porti ja ka dhene PD jo keta qe jane ne pushtet.Le kokrren e namit o Mero

  16. Ajaxi says:

    FUNKSIONIMI I UNIVERSIT SHPREHET NE GALAKTIKE, NDERFSA I GALAKTIKES NE chdo objekt te saj energjitik, si p.sh. ne reaksionet ne brendi te Diellit te mbuluar nga gazet e tej-nxehur, po ashtu edhe ne berthamen e shkrire te Tokes te mbuluar nga masa e gurte silikate me koren e saj jetesore. Ngjashmerisht funksionimi i Botes se Madhe Njerezore me droge, bime te mrekullueshme, dhe me trafik pislleqesh, jashtqitje kuterbuese shfaqet e hetohet me mire ne Shqiperine e vogel te njerezve te medhenj te Lazhtesise. Bota e Madhe bene sikur lufton pislleqet mes Shqiptareve te paster nepermjet nje bime te gjelber qe e paska futur ne krye te listes se jashqjtjeve te shqiptareve e njerrezimit. Keshtu maskohet e keqia me e madhe ne dialog me progresin marramendes teknologjik dhe shkencor.

  17. Besi says:

    Ky do flasi se ka metoda speciale qe e bejne te birbilosi si zog. Ne mes eshte DEA amerikane, organet ligjzbatuese shqiptare dhe partnere te tjere europiane, prandaj garancia eshte e madhe edhe per peshq te tjere te mesem dhe te medhenje. Po ka dhe peshq te vegjel, qe pastrojne para te madhe ne pak kohe. Mero, kurioziteti me shtyn te te pyes, pse nuk investigon, se si “skifteri” i portokallise se bashku me te shoqen kengetare tallavaje kane bere kaq shume pasuri ne pak kohe. Une dyshoj se ai pastron parate e nje miku shume te afert te tij, ne krye te shtetit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje