Për “Antikomunistët” tanë zyrtarë!

6 Maj 2018, 19:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk është mëkat që kundërshtarët e skajshëm politikë të rrihen me njëri tjetrin kur përballen. Ndodh gjithandej në botë, mes grupeve ekstreme. Edhe pse të gjithë ata që janë gëzuar nga kjo rrahje dhe ata që janë indinjuar kapen tek akti i dhunës, mendoj që ky akt është gjëja më pak e rëndë në atë histori për PD.

Gjëja më e rëndë në atë histori është hipokrizia. Një grup partiakësh besnikë të Lulzim Bashës, që nuk janë as komunistë, as antikomunistë, as të majtë, as të djathtë, as adhurues partizanësh, as adhurues ballistësh, as kundër 5 Majit as kundër 29 Nëntorit, por thjeshtë një grup batakçinjsh tenderash, kanë rrahur disa pleq enveristë, jo se janë enveristë, por se u është dukur se janë të vetmit që mund të mundin në këtë botë, qoftë dhe fizikisht.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e gabuar, dhe këtu kam parasysh faktin, se antikomunistët ekstremë, nga ata të rracës antikomuniste, siç u kishte hije të ishin ata legena që rrahën pleqtë enveristë, nuk janë të tillë që shkojnë për 5 Maj në Varrezat e Dëshmorëve. Ata që ishin aty nga PD, ishin nga rraca e Lulzim Bashës që vjehrrin e ka enverist, xhaxhain e tij shok të atyre veteranëve, prindërit njerëz të nomeklaturës komuniste. Ndryshe nuk kishte pse takoheshin atje. Antikomunistët ekstremë me enveristët është qesharake të takohen tek Varrezat e Dëshmorëve. Varrezat e Dëshmorëve nuk janë vende për grupe ekstremistësh, por për nderime zyrtare. Fakti që “Antikomunistët tanë zyrtarë” u përballën atje, tregon se janë “Antikomunistët zyrtarë” të emëruar nga Luli.

Ata po ashtu janë përballur me njerëzit e gabuar. Antikomunistët shqiptarë i kanë tridhjetë vjet para syve persekutorët e tyre, i kanë në rrugë, në shtëpi, i kanë në partinë e tyre, apo në zyrat e shtetit, edhe pse tani janë shumica në pension. Por nuk mbaj mend ndonjë akt ekstrem dhune ndaj Arianit Çelës apo ndonjë ish- byroisti që ka pirë kafe në Bllok me qetësi deri para pak vitesh. Biles Fariun e kanë në krye të vendit, që ka qenë mik shtëpie me Hekuran Isain dhe gjithë ingranazhin e Ministrisë së Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit.

Ata pleqtë enveristë tek varrezat janë ana teatrale e diktaturës, bile janë dhe komunistë që blihen e shiten si gjithë demokratët e socialistët në këtë vend. Janë anëtarë të partisë së Hysni Milloshit që kundrejt 100 mijë eurove të LSI, votuan për Lulzim Bashën në vitin 2011.

Prandaj janë ndeshur me njerëzit e gabuar.

Por mbi të gjitha janë ndeshur dhe në kohën e gabuar. 5 Maji është një festë që përkujton dëshmorët që kanë rënë për Shqipërinë dhe ka zanafillën tek dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore, simbol i të cilëve është Qemal Stafa, një komunist idealist, që nëse nuk do ta kishin vrarë italianët, do ta pushkatonte me siguri diktatura komuniste.

E kuptoj se ekziston një pakicë e bindur e antikomunistëve kundër Luftës, dhe kjo lidhet në shumicën e rasteve me faktin se të parët e tyre dolën të humbur nga ajo luftë. Por për këtë, inati nuk nxirret më 5 maj, tek ata që u vranë për lirinë, pa asnjë përgjegjësi për diktaturën. Ka shumë, biles shumë fare, nga ata që dolën fitimtarë nga lufta dhe të humbur nga diktatura. Kam frikë se janë më shumë se kjo pakica që ka dalë e humbur në Nëntor 1944. Dhe kjo e bën pa kuptim dhe inatin me enveristët si simbol i 5 Majit, se Enveri nuk është dëshmor lufte, përkundrazi, ai ka vrarë më shumë se sa ka vrarë lufta. Por ata që rrahën veteranët enveristë, nuk ishin as nga kjo rracë. Ata ishin thjeshtë disa frikacakë të Lulzim Bashës, nga ata që i përshëndesin persekutorët dhe i përulen kur i takojnë në Bllok, që bëjnë pazare me nipat e tyre dhe i quajnë shokë të mirë, por meqë janë me Lulin dhe meqë nuk mundin dot Edi Ramën dhe ata që janë në pushtet, shpikin si kundërshtarë ca pleq veteranë, bëjnë sikur i rrahin dhe pastaj bërtasin “Fitore”. Fiks si Luli.

11 komente në “Për “Antikomunistët” tanë zyrtarë!”

  1. gjirizi i Lalesit says:

    bjeri drejt Mero!
    Jane ca PATOZE qe shkerdhehen me nipat e ish bllokut te vjeter e me Xenat e bllokut te ri dhe me te vraret ku eshte prezenca e kamerave bejne trimeri!
    Patozat po inagurojne ruajne mirembajne e gezojne me Dulet per vorrezat e ushtareve greke e serbe ne Shqiperi e perdhunojne te renet e veteranet qe vetem se luftuan kane ngelur tek kazanet e pleherave ku i ka shpene doktori i bllokut serbi Sali ,kryehajduti ì’student i Dhjet Arit’ like flori dhe ‘çuni i TirOnes’ qe pa pike turpi zgerdhiheshin se nuk dinin perse kishin vajtur tek vorrezat e ke duhet te nderonin me pare e kujt duheshin ti perkuleshin me pare QMALIT apo HAJDARIT!!!!!!!!!!

  2. Teni says:

    Nuk e kuptoj z.Baze se si ka mundesi qe te trajtohet sot kur gjithe diten flasim e flisni per shtet ligjor!Ata halabaker te kujdoqofshin sot duhet te kishim llajmin qe policia i ka arrestuar per dhunim fizik e aq me keq pleqerish.Ndaj lexoj ne tere gazetat nga nje shkrim ku flitet per Bashistet e Enveristet dhe kaq kur opinioni shoqeror sot duhet te qe ngritur ndaj dhunes se ushtruar nga keta kafshe e uqer qe kane zbritur nga mali duke menduar se ne qytete e me shume se ka ne kryeqytet ka dele e ashte toke e xanun!Turp pasi jo vetem kane dhunuar disa pleq por kane dhunuar edhe vendin ku prehen te renet per çliriin e ketij vendi(ndonse tashme atje prehen edhe shoket e ketyre halabakerve ale prijsit te tyre kryekrimit Shqipetar)!Ku eshte policia qe i ka pare keto skena me ze e me figure apo kane frike nga Saliu e Liu!

  3. Gomeret (kerricat)e pd nuk kane cfare i bejne gomarit dhe i bjen samarit.
    Keta nuk kane cfare ti bejne sali komunist zvarranikut dhe gjithe sigurimsave qe kane ne pd dhe gjejne nje tufe me pleq qe ndoshta nuk kane qene sekretara te ppsh si saliu.
    Kjo eshte cudia ne kete vend ,te gjithe komunistet dhe sigurimsat e tipit sali dhe fahri bajga u konvertuan ne demokrat dhe akuzojne per komunista ,ata qe nuk kan qene kurre ne organizaten e partise te saliut e co.
    Hipokrizi e jetes qe ky popull po i ha si te verteta.

  4. Rrema says:

    PD është një parti e dhunës kjo shihet kudo në parlament be manifestim ne rruge ne sport e kudo duhet nxjerr jashtë ligjit.

  5. Dimeri says:

    Nuk ishte rastesi,PD ishte organizuar,kishte zgjedhur “trimat”,per te zhviluar betejen kunder pleqeve.
    Fashistet kunder komunistev
    Fitore per kemishzinjte e partire fashiste !

  6. kush e beri Enverin Legjende ? says:

    Mero !
    .
    Te kam lexuar dhe kam komentuar ne blogu-n e Temes fill pas masakres se Gerdecit dhe sidomos pas pushkatimit hitlerian te 4 protestusve ne 21 janar 2011 dhe ka kohe qe gazeten tuaj e lexoj dhe komentoj rralle se te “eshte lagur baruti” per te thene te verteta qe shtypi e ka detyrim ti thote.
    .
    Ju shquheni si antienverist i ashper por shume artificjal qe ne nje fare menyre e ke FARIBALLISTIFIKUAR &DASHKOLOCIZUAR & KASTRIOTDERVISHUAR &NEONAZISTIFIKUAR kete gazete por kjo nuk eshte e meta juaj kryesore
    .
    Nese ne votimet e 8 majit 2011 ndihmesa e Hysni Milloshit ishte 1 (nje) perqind kurse “dirty job” e Arvizuse ishte 99 % qe neonazisti Lul Basha qe vrau si xhaferrdeva ne shkurt 1944 te fitonte me votat e gabuara ne kutite e Arvizuara dhe jam I bindur qe brezat kur te happen dokumentat do habiten me lulbashizmin e arvizuse.
    .
    Jo me shume se nje muaj me pare Neonazisti komunisto-antikomunisti Berishe kaloi ne orgazem kur deklaroi pa ju dridhur qerpiku se do vriste me doren e tij Edi Ramen ne 21 janar 2011 si vrau 4 kokpalare dhe jam lemerisuar jo vetem kur tha se I derguari Obames & Kintonit iku me bishte ne shale kur “mu lut” qe te lija zyren..por se e kishte poshtruar kete ferman-mbajtesin e Obames duke I thene se une zbatoj Kanunin e Leke Dukagjinit..
    .
    E pra Mero vetem per kete qe kam shkruar ne paragrafin me siper nuk ka krim te Hitlerit qe te mbuloje kete kanibalizem te Sali Elezbiberit…..Si ka mundesi qe ambasada amerikane nuk reagoi kur Saliu I tyre pshurri publikisht te derguarin e Obames ? Si ka mundesiqe fituesi I gjithe votimeve te fundit Edi Rama rri para Berishes si nje dele para ujkut ?? dhe donald luja rri si ushtar para kolonelit Berishe ?? cfare eshte ky JAKOMON or KUISLING i koheve moderne ??
    .
    E gjitha kjo ndodh se ato dipllomate -ustallare dhe “inteligjenta”euroatllantikas qe e prune Serberishen nga katakombet e Beogradit ne 1991 jane akoma ne drejtim te puneve te Shqiperise dhe akoma mbahen te idea se Berisha I tyre hodhi ‘KAMUNIZMIN” ne Shqiperi gje e cila jo vetem eshte genjester kriminale por dhe nje kanibalizem I paster politik nderkombetar..
    .
    Ka ardhur koha qe gaztori Donald Luli te nderprese komedine e tij me dekriminalizmin ..ashtu si beri makartisti Edwin Rajersoviq ne vitin 1991-1992 me dekomunistifikimin me banden tropojane te Sali Elezbiber-Hajdarit qe I nxorren uje te zi atij vendi..
    .
    .Eshte koha qe euro-atllantiksit nese ju ka mbetur nje fije dinjitetit dhe ndershmerie duhet te fillojne ( te fillonin) reformen e Deberishizmit dhe Deelezserbizimit nga doktrina antihumane e dekomunistifikimit te 1991-t sepse nuk jane vetem ato veterane “te mjere nostalgjike” por mbi 80 perqind e shqiptareve qe mendojne sot se ideologjia e Enverit ishte e gabuar (jo per faj te tij) por shteti I tij I fuqishem nga ditet e sotme kur Shqiperia eshte kthyer ne hambar droge dhe hale ambasadoresh ..kane te drejte te thone Ishin mire kur ishim keq.
    .
    Turp per hipokrizine27 vjecare te miqve tane eura-atllantikas.
    .
    Turp per ndyresine e Fatosnanos-Ilirmetes-Pandimajkos-Edi rames qe lejuan Berishen te fshije bythen me to si per NY –TIME-in
    .
    Turp per shtypin shqiptar me ne krye “antikamunistin” Mero Baze qe e ringjallen Enver Hoxhen qe duket si shenjtor para koleres salielezbiberiste…makartiste … xhorxhsorriste.etj sepse as hitleri nuk shurronte viktimat e tij dhe jetimet e tyre si ben sot kanibali berishe me bolet e donaldluleshit dhe ediramepallaveshit

    .
    Shame..shame..shame

    .
    shenim; komentshkruesi ka qene ish-antienverist ( jo me dajak ne dore)

    1. Shaba says:

      Zotrinj,
      Me vjen keq qe nuk e kuptoni dot qe Enveri duke vrare apo paralizuar ata qe e bene sundimtar te Partise, Frontit dhe shtetit, si dhe ata qe ngriti vete si klike sunduese, u be jo vetem antinacionalist, por edhe sherbetor i maskuar i NATO , duke iu kundervene Traktatit te Varshaves, Kampit Socialist; bile, me tej tere Partive Komunjiste. Ne kete pike Enveri u be sume i vlefshem per pozicionin Antikomunist te ShBA. Ndaj te ashtuquajturit te Djathte rreth Berishes nuk therasin “Poshte Enverizmi”, por “Poshte Komunizmi”.

  7. Leo says:

    Te shkretet “antikomuniste te Shqiperise” qe .nuk e dine qe Enveri ishte nje student i deshtuar, por me tipare te nje artisti, qe ai vete i kish shfrytezuar per te ecur ne udhen e mashtrimeve tipike me nje qendrim pompoz permbi te mashtruarit e vet, duke demomonstruar zotesine te keta qe i konsideronte naive te ngathet. Te persekutuarit e shkrete kujtojne se nuk i persekutoi Enveri, por komuunizmi si nocion i keq. Keta nuk guxojne ta quajne shoqaten e tyre “antienveriste”, por nga ideali per nje shqeri hyjnore ne Toke e predikuar nga kleriket, por e formuluar shkencerisht nga klasiket e filozofise dialektike te transformimit dhe zhvillimit. Ndersa bolshevizmi i Leninit qe asgjesoi kuptimin internacionalist te idese “komunizem”, u pasua nga Enveri qe poshteroi tere partite komuniste te botes te tipit bolshevik dhe e shpalli veten udheheqes te Partive e gruopeve marksiste-leniniste te tipit enverist, Kryepushtetar i te vetmit vend socialist ne bote. Enveri, vet-vetiu u be antikomunisti konseguent edhe me veprimet qe asgjesoi apo poshtroi tere themeluesit epartise se tij edhe kuadrot qe ngriti vete dhe u armiqsua me tere udheheqesit te partive komuniste potente. Pra te jesh komunist sot do te thote te jesh antienverist dhe kush pretendon se eshte antikomunist, eshte enverist i gruppeve marksiste-leniniste.

  8. Jona Komneni says:

    Ata pleq e kane pasur hak drurin, sespe ne vend te portretit te Qemal Stafes, heroit te vertete te Luftes antifashiste te popullit shqiptar, vazhdojne te nxjerrin kelyshin e Titos, Enver Hoxhen, qe pervetesoi heroizmin e partizaneve deshmore per te sunduar 45 vjet si faraon ne Shqiperi.

    1. ku iken rapsodet ..! says:

      Ku e ke gjet ket pseudonim moj Jona ?
      .
      Edhe une deri ne mars 1997 keshtu kam menduar
      por tani kam kuptuar qe ju shqipkaret dhe shquptaret e Sales dhe Hales
      e keni patur hallall Enverin si Faraon…aq me teper kur ju pasi u masterbuat 45 vjet me Enverin u bete vampiroide.
      Kqyre si jot’eme a tyt’ate a ti vete kaloje ne orgazem me xhaxhin:
      .
      .Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
      Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
      si qet qielli bubullima.
      Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
      pushkë e madhe, besë e madhe,
      nji kreshnik, nji lis me rrema,
      Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
      .
      Kërcet pushka në Tiranë,
      djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
      djemtë e Shqipes s’janë jetima,
      vend për vend vetojn’ vetima.
      N’ball’ vetimash kush po prin?
      Enver Hoxha me Partinë,
      pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
      pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
      Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
      s’guxoi kush me e prekë Enverin.
      .
      Sa jan’ malet rreth e rrotull,
      garda e tij asht mbar’ nji popull.
      Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
      kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
      kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
      Enver Hoxha mal me mend.
      .
      Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
      te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
      Duhet kanga nji mij’ rreshta,
      tan’ ortiqet që ka bjeshka,
      duhet t’vij’ deti me valë,
      duhet malet t’ishin fjalë,
      prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
      Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
      Bajzë-Shkodër

  9. nje baba e donte te birin trim, ose te pakten jo frigacak, nder bisedate me te i thoshte une kam raf tere fshatin, kur isha i ri ska bar kush qe me del perpara kam mundur te beje çfar te dua me te gjithe…
    ky djali kur u rrit ca filloi te kacafytet me moshataret e tija, e rrafnin te gjorin derisa fillonte te qante e te merrte vrapin per ne shtepi, ne ikeje e siper u thoshte: ka faj babai im qe sju ka vrar te gjitheve e sot te loz une i lir ket, hahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje