Të reagosh si një bishë e plagosur!

8 Maj 2018, 20:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka hedhur poshtë me vendosmëri tre propozimet e Ministrisë së Drejtësisë, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët në mënyrë të hapur kanë shkelur parimet e dhënies së drejtësisë, për çështje me ndjeshmëri të lartë publike. Bëhet fjalë për një gjyqtar nga Durrësi, i cili la të lirë dhe mundësoi arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që kërkohej nga shteti italian për ekstradim, një tjetër gjyqtar që refuzoi të jepte urdhërin e mbrojtjes për zonjën Liljana Ruka, dhe si pasojë ajo u vra prej burrit të saj, si dhe një gjyqtar i Gjykatës Administrative Vlorë, i cili ka dhënë 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.

Çfarë mund të bëjë bashkë shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të mbrojtur këta gjyqtarë?

Nuk besoj se është çështje personale apo lobim i tyre. Sado të fortë të ishin ata, nuk do t’ia arrinin të lobonin tek çdo anëtar, gjyqtar i KLD, për t’i mbrojtur për vendime haptazi mafioze dhe të rrezikshme për shoqërinë.

Nuk do të mjaftonte as ndonjë mbështetje e fshehtë politike për ta.

Ajo që e karakterizon sot vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është beteja për t’i rezistuar ndryshimit dhe reformës në drejtësi. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vepruar instiktivisht si një bishë e plagosur që ndjehet në rrezik, dhe ka sulmuar “agresorin”, që në këtë rast është Ministria e Drejtësisë. Ata i kanë mbrojtur tre gjyqtarët si pjesë e  identitetit të tyre, dhe kanë parë tek ata fatin e tyre të adhshëm.

Solidariteti i tyre ndaj tre gjyqtarëve haptazi të papranueshëm në veprimtarinë e tyre, është sa një mijë argumente që ka paraqitur shumica politike, diplomatët e huaj, shtypi, shoqëria civile, dhe gjithë ata që kanë luftuar për reformën në drejtësi. Solidariteti i tyre tregon se sistemi aktual gjyqësor, është armiku më i madh i drejtësisë dhe në sallën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka përqëndrimin më të madh të njerëzve kundër drejtësisë në këtë vend.

Presidenti Ilir Meta ka dënuar vendimin, duke dëshmuar në këtë rast pafuqinë e tij për të ndikuar në këtë vendim, pafuqi që vjen prej rezistencës që i është bërë deri më sot refromës në drejtësi nga politika shqiptare, pjesë e së cilës në shumë raste ka qenë dhe LSI.

Vendimi është i frikshëm, jo vetëm sa i takon solidaritetit me padrejtësinë, por mbi të gjitha me krijimin e një sekti të betuar kundër drejtësisë, që ka vendosur të rezistojë deri në minutat e fundit.

Në kushtet kur Vettingu ka filluar dhe ne shikojmë përditë shfaqje shpesh banale të diskretitimit të armatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, ritmi me të cilin ai po ecën, ka nevojë për një ndryshim radikal.

Të njëjtët gjyqtarë që sot rezistuan në KLD, janë duke bërë namin në gjykatat ku punojnë, të bindur se pas pak kohësh, nuk do të jenë më aty. Kjo periudhë është ndoshta periudha më e zezë e dejtësisë, pasi shumica e gjyqtarëve shpresëhumbur për të ardhmen e tyre, po kthehen në gjobëvënës dhe linçues të së drejtës së qytetarëve, sidomos në çështje civile.

Në këto kushte duhen gjetur mekanizma jo vetëm për shpejtimin e Vettingut për Gjykatën e Apelit dhe atë të Shkallës së Parë, por dhe monitorimin aktual të procesit të gjykimeve civile dhe penale, dhe pse jo, duke parë mundësinë që shumë prej çështjeve delikate të shtyhen në pritje të spastrimit të sistemit.

Kur institucioni më i lartë i drejtësisë shqiptare, ka kurajon t’i kundërvihet hapur rekomandimeve të bazuara në fakte të forta me ndjeshmëri të lartë publike, për vendime haptazi të padrejta, do të thotë se KLD zyrtarisht i ka shpallur luftë drejtësisë në Shqipëri, duke dëshmuar se ndjehet e plagosur dhe e rrezikuar nga reforma në drejtësi. Dhe kjo agoni ka nevojë të marrë fund shpejt, pa prodhuar gjëma të reja.

22 komente në “Të reagosh si një bishë e plagosur!”

  1. zi says:

    Une jam kanunor,or taaajj.

    1. Arben Lera says:

      Keni degjuar per nje Gjykstes nw Korce, Arben Leta? Ky jepte vendime gjyqi nderkohe qe ishte ne USA. Na ndertuar nje lokal ne Korce me vlere mbi 1 milion euro. Eshte marre njeri me kete njeri plehre, qe iu kerkonte studenteve seks per nje note kaluese,

    2. Kujtimi says:

      Like FLORIRI dhe Berisha dhe Mona LULI
      Kan dore
      Hedhin gur fshehin doren

    3. Kujtimi says:

      Vetingu te fillonte nga politika ne pare
      Qe te mos kish pengesa
      Like FLORIRI dhe Berisha dhe Mona LULI
      Jan pengesa kryesore
      Te pastroeshi me pare
      Do kish rezultate

  2. LILUA says:

    E drejte, tani po vjedhin sa kane vjedhur per 25 Vjet sebashku, Cdo vendim shitet.
    Po shiku?
    Gjume!
    Po te monitorohen te gjhithe, Vettingu mbaron brenda 1 muaji.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Te mbahen shenim qerratenjte e KLD-se.. Skane ku te shkojne.. Kuvendi me propozim deputeteve (votes se popullit) tu prihet rroga ne nje qindark.. Kaq vlen produkti tyre..

  4. Nuk do te shpetoje asnji hijene prej cunamit qe do te mbetet legjende i padrejtesise shqiptare !

  5. Vjosani says:

    si gjithmone i sakte si nje kirurg zemre….

  6. artan says:

    Nje analize brilante. Bravo Mero!

  7. K9 says:

    Duhet te rrethohen nga policia dhe te arrestohen publikisht, si organizate mafjoze, qe po tenton destabilizimin e shtetit dhe kushtetutes.

  8. Liri says:

    Ligji antimafia per keta te perbetuar.

  9. amerikani51 says:

    Edhe Like floriri me ata bashke ishte dhe po te mos ishte dakord te ishte prononcuar me pare .

  10. Albani1 says:

    Te arrestohen ne mes te publikut dhe te dale si te dale me keq se kaq nuk ka ku te veje me .Populli pret dhe do te prese me pa durim arrestimin e tyre se jo atehere te vazhdoje thenija se kjo SHQIPERI NUK BEHET ME. Te fala KLD nga mbare shqiptarizmi.

  11. Sdapi says:

    Habitem pse nuk zbatohet neni i kapjes ne flagrance sikur bejne rendomte me qytetaret e tjere

  12. Germicoku says:

    Kur gjejne pse mos te rjepin? Kudo rjepje -rjepje. Kontrolloni furrat e bukes. Jo vtem rjepoje me mjellin,por edhe ne peshe. Tregtaret e “vegjel” nuk japin kupone. Nje gyqan buke ne 10 vte jep nje kupone . Ora eshte ndryshme ,per te thene se nuk ka patur klient. Ndryshe eshte ne super markete. Nuk del njeri pa kupon. Ne fruta perime as behet fjale per kupone. Po keshtu edhe tek tregu ushqimor prane qytetit te nxenesve.kam bler shume here e asnje rast nuk me eshte dhene kupona.E kerkova nje dite. Ma dha,por veshet me degjuan te sharat c’mbnte pragu i shtepise edhe pse isha i shoqeruar me bashkeshorten. Kudo vetem rjepje e rjepje. A e bene punen shteti ? Them se jo. SHTET DO TE THOT ZBATIM LIGJI.

  13. SHQIPE-FREE says:

    FARE THJESHTE I NDERUAR Mero Baze:TE TRE Gjyqetaret qe kane Rjepur Popullin te ARRESTOHEN po ne Emer te ketij Populli “Budalla”..
    dhe tu behet nje Pyetje:Kush jeni ju qe Kundershtoni???Mos valle do tju leme akoma te na Ripni…dhe jo vetem kaq C´FARE DREJTESIE DO TE GJEJNE NJEREZIT NGA KETA KRIMINEL TE VESHUR ME PUSHTETIN E GJYQETARIT????Arrest dhe Konfiskim Pasurie….lol

  14. @autori says:

    Antaret e KLD-se jane te perzgjedhurit e Mafies Politike, pikerisht si perfaqesuesit me te pershtatshem, nga llumi i trupes se gjyqesorit shqiptar. Nuk mund te pritet qe ata te mohojne dhe denojne prejardhjen e tyre. Ndersa “vota” e Ilir Metes eshte thjesht nje kalkulim per te mashtruar publikun. Sikurse edhe keta te maxhorances nuk jane aq budallej sa te dorezojne vullnetarisht placken e vjedhur. Llafet qe thone jane thjesht demagogji. Ata jane te gjithe hajdute dhe do ta mbrojne njeri tjetrin deri ne fund. Edhe sikur te shkaterrohet Shqiperia. Prandaj, per te shpetuar duhet nderhyrje nga jashte, sepse ne me forcat tona nuk jemi te zot qe te ndertojme shtetin ligjor dhe demokratik.

  15. TOMORI SHBA says:

    Si gjithnje, yll ndricues zoti Baze. Ate qe se beri presidenti i rpublikes, qe duhet ta bente qysh diten e par te zeze, por u kujtua si kofini mmbas te vjelash, mbasi vuri kujen ministrja e drejtesis, e bet Ju zoti Mero.
    Nje analiz brilante, qe tregon, se cfar drejtesie kemi patur dhe si kerkon te rezistoi, per ta sabotuar rrwformen nne drejtesi. Keta soi gjyqetaresh, se meritojn ate titull dhe profesjon, se kan degjeneruar ne batakun e korrupsjonit dhe te keqes te drejtesis se vjeter.
    zoterinj, politikan, parlamentar, mos u merni me cic mice, por shpejtoni rreformen dhe organet ligjezbatuse te saj sa me par. te shpetoi SHqiperia dhe shqipateret nga keta delenjxhinj.

  16. do vijë një ditë says:

    ILir Meta e ka ditur se ç’do ndodhte dhe nuk duhej ta zhvillonte fare mbledhjen deri sa parlamenti me nje ligj provizor te pezullonte punen e KLD-se se Gjin Gjonit qe e beri peshqesh Ai Nishanlliu qe dekoron Hitlerin. Edhe ai e kerkon nje dekorate dhe duhet ti jepet qe ta lere te vé gruan e tij.

  17. Cobo says:

    Llapni kot o njerez. Sistemi drejtesise eshte ndertuar qe te mos kontrollohet. Ne drejtesi Jane futur hajdutet dhe mbeshteten nga politikanet hajdut. Presidenti, kryetari KLD eshte vet hajdut. Dhe presidentet e meparshem hajdut ishin. As I rruhet kujt per shtetin.

  18. Arber Iliri says:

    Fillimi i ndjekjes penale duhet te jete objekt i punes se vetem me largime keta bastarde nuk ndjene friken e duhur nga ligji.

  19. alphade says:

    Nje analize brilante e zotit Mero ! ” Drejtesia” aktuale i shpall lufte
    Drejtesise qe po vjen. Dakort plotesishte me ate qe thote zoti Mero,
    qe spastrimi i “Drejtesise” aktuale duhet te “gjeje mekanizmst” per
    te shpejtuar procesin apo procedurat per sikterrisjen e kesaj bande
    te Sali Monstres qe vetem drejtesi kurre nuk ka bere……!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje