Nga Mero Baze
Shqiptarët patën dje natën e parë anti-europiane, pas një kalvari kaq të gjatë këmbëngulës, për të qenë pjesë e Europës. Vlerësimet e jurisë së festivalit zyrtar evropian ishin zhgënjyese, edhe pse Shqipëria doli nga ky festival me një rekord, se zor që mund ta përsërisë ndonjë komb tjetër për vite të tëra, duke pasur tre këngëtarë të saj në finale.
Zhgënjimi nuk ka të bëjë aq shumë me pritshmërinë e tyre vetëm për këngëtarët shqiptarë, por me idenë fikse, se rezultati ishte një vendim politik dhe i marrë jashtë sallës, duke ngjallur reagimin e parë masiv kundër një standardi europian vlerësimi.
Të sigurtë se zëri i Bushpepës, profesionalizmi i Ermal Metës dhe performanca e Eleni Foureira, meritonin një vlerësim më dinjitoz, mijëra shqiptarë ndjehen të fyer me atë që ndodhi duke “bërë me shëndet” reagimin e parë negativ kundër “veseve” të Europës.
Dhe ky është një reagim i lirë, i pa manipuluar nga politika, por natyrisht i rënduar nga emocionet e një pritshmërie të lartë.
Por Europa nuk është një juri festivali dhe shqiptarët vetë nuk janë gjithnjë yje që duhen vlerësuar. Në shumë raste ata janë vërtet “dele e zezë” e Europës dhe beteja për t’u përballur me paragjykimet europiane për ne, nuk është e lehtë. Dhe mbi të gjithë nuk e kemi me aq përkushtim këtë çështje, përveçse festivalit.
Fjala vjen një nga deputetët hollandezë që ishte në Tiranë këtë javë, pyeste me seriozitet Kryeministrin e Shqipërisë, se “në çfarë mase zbatohet ligji i Sherihatit në Shqipëri dhe çfarë do bëjë qeveria për ta eleminuar atë”. Ishte kaq i vendosur dhe i bindur se ne si vend mysliman qeveriseshim nga “Sherihati”, sa donte vetëm përgjigje kur do mbaronte kjo histori.
Nuk është e vështirë ta sulmosh këtë deputet si injorant, apo të dizinformuar, por problem është se sinqeriteti i tij tregon se si na njeh ne Europa dhe sa pak kohë kanë të mendojnë për ne.
Për shumë prej tyre, ne jemi një vend krejt pa interes, i panjohur, i prapambetur, i pazhvilluar, i pashpresë dhe i pagdhendur, dhe me shumë legjenda urbane për banditizëm, shumicën e të cilave i formojmë dhe vetë.
Fjala vjen, nëse një deputet europian është i painformuar për Shqipërinë dhe shikon faqet e Facebookut të kryeministrave të Europës, ku PD çon dosje të fabrikuara për të krijuar idenë e një shteti bandit, ai fare mire mund të mendojë se jemi para një rreziku të madh, nëse Shqipëria bëhet pjesë e negociatave për në BE.
Nëse dikush përkthen në anglisht “qytetarin digital” me gjithë arsenalin e baltës së tij, ai mund të tmerrojë dhe ata europianë që na njohin si popull normal.
Prandaj beteja për të na njohur Europa dhe për të na pranuar, nuk është aq e lehtë, ashtu si beteja për të fituar Izreali një festival, ja kalon lehtësisë me të cilën kakaris një pulë.
Shqipëria ka bërë një hap shumë dinjitoz në Eurovizion, ka thyer rekorde historike të atij festivai dhe pavarësisht vlerësimeve burokratike, ajo trashëgimi do vlejë. Shembuj të tillë e thyejnë Europën e ngurtë ndaj nesh, më shumë se mijëra leksione vlerësimi për jurinë.
Por zemërimi anti-europian është i pavend. Përkundrazi, shuplaka që morëm nga ky vlerësim duhet të na bëjë të qartë për rrugën që na pret dhe pafuqinë që do të kemi shpesh për ta ndryshuar gjendjen tonë, dhe kur jemi me të drejtën. E rëndësishme është që Eleni Foureira, i ka dhënë leksion jo vetëm këngëtarëve europianë, por dhe racizmit, Ermal Meta i ka dhënë leksion çdo ëndërrimtari që kërkon të arrijë diçka në jetë dhe Bushpepa ka treguar me qetësi, se ky vend ka ende fuqi të mahnisë me zërat që prodhon. Mos prisni ta ndryshojmë Europën me një natë dhe aq më tepër kur më shumë se Europa, ne shpesh e nxijmë vendin tonë për ambicjet tona të vogla.
Ftohtësia e Europës është një standard europian, më i vështirë për t’u gëlltitur, se entuziazmi ynë pro europian. Por, “Non ti Abbiamo Fatto Niente!”, thotë Ermal Meta.
Me duket se thote “non mi avete fatto niente”.
Mero, kesaj radhe ka bere qitje mbi shenjestren e gabuar.
Eleni ose Ermali do e kishin fituar kete vit Eurosong, po mos te kishte qene plani shteteror (pra i mbeshtetur me financim te forte nen hije) shume mire i detajuar dhe gati ne perfeksion i zbatuar i Izraelit, per te zhvilluar nje mega-event Europian me audience mbare boterore ne kryeqytetin e ri te Izraelit, ne Jeruzalem. Kujtojme qe Jeruzalemi nuk eshte pranuar te njihet si kryeqytet nga pjesa derrmuese e botes dhe ambasadat jane ende ne Tel-Aviv. I mungon pagezimi internacional dhe ESC 2019 do tentoje pikerisht kete.
Mero, ti je nje detajist i persosur. Cuditem si te kane shpetuar kaq shume detaje te vockla si ne piket e jurive ashtu edhe te publikut.
Po ti mbledhesh me kujdes do kuptosh gjithe pikturen.
Une po te jap nje fakt: pompimi i Suedise (kenge dhe interpretim krye-keput bajate dhe e mykur) dhe i Austrise nga jurite dhe persekutimi i Italise nga jurite profesionale kishte lidhje me faktin qe sondazhet e organizuara mire e nxirrnin Italine fituesen e publikut perpara festivalit (performanca e Elenit ne gjysem-finale ishte supriza qe e ngriti ate vetem ne 3-4 ditet e fundit), dhe Suedine dhe Austrine si mos me keq.
Dmth qe Italia ishte rreziku dhe Suedia safety zone. Vazhdimin e kupton vete ti.
Izraeli e manipuloi gjithe votimin, per nje qellim te larte politik. Pa nderhyrjen e Izraelit do te kishte qene beteje rrote me rrote Qipro me Italine
Israel,sboni as nje manipulim,ha mut tani shko edhe llap si e keni zakon.
Mero, se harrova te shpjegoj si manipulohet vota e publikut.
Nga te dhenat numerike te votimeve te viteve te shkuara, nderton nje model matematikor se sa vota duhet te hedhesh neper Europe qe te marresh piket e synuara me minimumin e shpenzimeve.
Pastaj vendos “bots” qe mitralojne vota nepermjet ESC Apps dhe rimbushin numra celulari me karta krediti. Ca njerez, ca laptopa, nje aplikacion automatizimi votimi, dhe ca para.
Pjesa finale eshte gjetja e ca mediave qe pompojne kengen tende si kandidate kryesore per fitim. Kjo eshte puna me lehte.
Na I rrufsh topat o Epriot
Pse habiteni ju me gjykimin e Europes per ne?
Ja nje shembull i qarte qe tregon se keshtu veprojme ne ketu ne Shqiperi.
Kaq shume e reklamojne veten Rama dhe Veliaj duke investuar vetem ne vende ku bien me shume ne sy dhe pa asnje interes per jeten dhe nevojat e shumices se qytetareve te Tiranes si ne sheshin “Skenderbej”,Pazarin e Ri, bulevardin e ri etj,sa shume militante pa tru iu eshte mbushur mendja se Shqiperia ka ecur aq perpara sa ia ka kaluar Europes!
Por ne fakt eshte e kunderta!
Mbi 200 mije banore te ish komunave qe iu bashkangjiten Bashkise se Tiranes,sidomos Kashari,Yzberishi,Astiri etj dhe qe kane dendesi banimi me shume se qendra e Tiranes,nuk eshte investuar per 3 vjet asnje qindarke!
Jetohet si ne Geto pa asnje lulishte,kend lojrash,cerdhe e kopesht shteteror per femijet,rruge pa shtruara me balte e pluhur etj sa kampet e perqendrimit komunist ndryshojne nga keto vetem se nuk survejohen nga policia!
Pra banoret e Yzberishit iu duket vetja se sundohen nga nje pushtet pushtues,ndersa ata te qendres,turistet,media etj qe hane e pine ne qender iu duket se Veliaj eshte heroi i dites!
Sot ne Shqiperi nuk ke nje vend ku te ankohesh dhe bertasin me te madhe se ka liri fjale.
Liri per te pellitur kur nuk te degjon njeri!
Po kete gje nuk e shohin dot turistet,por shqiptaret!
As korrupsionin nuk e shohin turistet e as te huajt,as drejtesine kriminale nuk e shohin se e vuajne bile as GJAKMARRJEN nuk e shohin se nuk e marrin me mend se ketu jetohet ne mesjete dhe se qeveria mendon me shume per turistet,pra reklamen se sa per popullin!
Bile edhe batutat rrugacerore te kryeministrit ne facebook me qytetaret keta te huajt i shikojne si moderne se kryeministrave te tyre u fluturon karrigia po tre sillen keshtu!
Shkurt ne na trajtojne sic jemi:KOPESHT ZOOLOGJIK,ndersa Rama dhe Veliaj thone jane shtuar turistet!
Bukur
E KA THENE PARA 110 VJETESH POETI YNE KOMBETAR FISHTA: “MOJ EUROPE TI KURVE E VJETER” KETE VARG DUHET TA PERKTHEJME NE TE GJITHA GJUHET E EUROPES DHE TJA DERGOJME ON LINE
Seriozisht e ke opo frymezimi i normes.Vetem ne refren i kuptova ca fjale.
Bukur Mero, europa demonstroi se nuk eshte aspak europiane !
Prejardhja e prindeve te dy perfaqesuesve te Qipros dhe Italise nuk tregon doemos se ata jane shqiptare. Edukata e tyre eshte krejt e ndryshme nga nje person qe rritet ne shqiperi. I ka globalizmi keto
Si te mos mendoje Europa keq per ne Mero. Mjafton te shikoje kete handikapatin qe nxorren keta per te komunikuar piket ne emer te Shqiperise.
Brilante…..
Rrofte Amerika!
Ishte vertete rezultati vendim politik?!Juria zgjodhi me te miret,populli jo.Por populli eshte shumice.
Qe te kuptosh kengen izraelite te vendit te pare fale votimit te popullit,mjafton te kujtosh kengen jugkoreane
Gangnam Style te Psy,kenga qe arriti per here te pare mbi nje miliard klikime,tani 2 miliard klikime me shume
se kenga All of Me e John Legend!!!Me nje kenge milioner,ku vetem nga klikimet afro2 milion Dollare fitim.Kenga pati
sukses te madh ne Angli edhe SHBA!!!I njejti fenomen ndodhi edhe me The Fox (What Does the Fox Say?),
gjithashtu nje sukses me mbi 700 milion klikime.Noizy fiton me shume se Alban Skenderaj dhe Eugent Bushpepa!!!
Edhe Stresi kendon!!!Te ka lali shpirt ,Te ka lali xhan……jepi Mandi Nishtulles….
Nuk e kuptoj si nuk e interpretojme kete situate si te njejte me ate te cifuteve e para luftrave boterore. Ky lloj paragjykimi eshte i thelle ne psikologjine Evropiane, dhe Rusia po e zmadhon tej mase neper internet. Ne jemi fajsoret per te gjithat te keqiat e Evropes… a e kuptoni se si na shohin ???
Duhet ta shohim veten me alarmin e cifuteve. Nqs fillon ndonje lufte, do jemi te paret per ne furra. Zgerdhihuni po te doni, se keshtu zgerdhiheshin cifutet e arsyeshem dhe me Hitlerin, perpara se te fillonte ti bente sapun.
Nuk e di pse eshte nje gare e pashpallur e gazetareve shqiptare se kush te beje me te zgjuarin ne tema te caktuara ku perfshihet dhe Mero.
.
Aq me shume kur bejne rolin e nje personi sikur eshte amerikan apo europjan..
.
Kisha te pakten 10 vjet qe nuk e ndiqja rregullisht eurovizionin pasi kam pare gjera me shume se skandaloze qe nuk kane te bejne me Shqiperine..
.
Qofsha i gabuar por fitorja e Izraelit nga menyra si u zhvillua votimi ishte e blere nga “te interesuarit” dhe nuk qe rastesi qe ishte dhe festa e tyre e 70 vjetorit e ketij vendi qe jo vetem ka para shume por dhe di ku te paguaje per te fituar vendin e pare. …dhe koha do ta vertetoje
.
Jam dakort qe pjesmarrja ne kete festival e 3 shqiptareve ishte nje rekord “Gines” dhe po aq e vertete eshte qe vendi i pare u ble me para nga nje vend jo europjan dhe ky nuk eshte qendrim anti-evropian te thuash qe kengetarja shqiptare e Qipros ishte fituesja e vertete..
.
Nuk e kuptoj zotin Mero qe shpesh behet me amerikan se amerikanet dhe me europjan se europjanet…
Pa tjeter do na shikoj Europa ashtu …sepse qindra diplomate shqiptar neper Evrope,ne vend te bejne punet e shtetit merren me punet e tyre…! Jemi ne epoken e internetit,,ka miliona mundesira per ta njohur shqiperine ne Europe,por nuk punohet,nuk ka shume patriotizem,nuk shkruhet ne media,nuk promovohen arritjet,ka menefregizem ,ka dembelizem,ka mosbesim ,ka ligesi,ka paaftesi,te asaj ushtrie te madhe intelektualesh dhe politikanesh qe i paguan shteti ,me pikat e gjakut dhe te djerses qe i nxjerr ato para!
Kenget qe 3 shqiptaret kenduan ishin te bukura dhe s’ka rendesi c’fare vendi dolem. Publiku shqiptar e pa dhe u ndje krenar se sa veta e talent ne kemi si komb. Na u prish gjiza se c’fare vendi dolem..Edi Rama ne ate rast kur erdhen 8 deputet Hollandeze duhet ti fuste ne kurth. Te kishte shtypin brenda Kryeministrise dhe te gjithe takimin, pyetjet, shpjegimet te beheshin ne dhome te hapur qe populli te shohi c’fare jane e kush jane ata dhe menyren si mendojn per ne. Dhe ne bejme gjykimet tona. Erdhe te pyesesh ?!?! Hajde ta bejme live.. Kjo ishte nje paftyresi e Partise Demokratike udhehequr nga nje palaco qe kujton se ky integrim I perket nje partie politike.. I’m disgusted from this opposition.. Gojecorapja hidhet e flet kundra sikur kujton se nje dite do jete ne qeverri dhe do ta drejtoj ajo me qesharakun. Vazhdoni dhe me thelle beheni gropen.. Qeverria ka nje mije probleme, por integrimi mbetet vetem per nje arsye: Qe te integrohemi si gjithe te tjeret dhe s’ka vend se kush e ben. Opozite e falimentuar..
Zoti Mero Baze ,prano nje falenderim te zemres per kete shkrim . Me vlera edukative se si te mos shesim VENDIN TONE TE BUKUR SHQIPERI. Do te durojme me pak se cfare kemi hequr nga keta politikane .Vetingu do te pastroje keta plehra POLITIKANE . Interesi i KOMBIT mbi ate PARTIAK e PERSONAL.
Te zbatoj reformat vendi ne drejtesi dhe administrate sipas udhezimeve amerikane dhe jemi kantidate ne BE ne qershor,administrata eshte mbushur qe nga ministrat qe nuk kane asnje lidhje me ministrine qe drejtojne e deri te komunat qe drejtohen nga doktore dhe infermier kur keta te fundit duhet te ishin ne spitale
Europa eshte si puna asaj femres kurve qe sa me shume ti afrohesh po aq te largohet,dhe e kunderta sa me larg ti shkosh aq me afer e ke, a nuk eshte Serbia nje shembull. Problemi per Shqiptaret nuk eshte ajo kurva plake por jane politikanet injorante dhe disa pseudogazetate qe kane zbritur viteve te fundit ne Tirane,injoranca eshte aq e madhe sa me detyron qe edhe kur vi ne Shqiperi mos te degjoj asnje emision Ne tv Shqiptare. Imagjinoni kur te flasin per Shqiperine e droges kur ne vende europiane shume te zhvilluara behet nami,kur nje njeri e prish vete shtepin e vet mendoje se cmund ti bejne te huajt.
eshte e vertet mero une jetoj ne hollande gjat dhe keta habiten kur une u them se ne hollande ka me shume myslymane se ne shqiperi
eshte nje parti e radikalit te djathte (PVV) qe e reklamon shqiperine si vend myslyman
Me cfare te drejte Hollandezet pederaste apo te huajt fusin hundet se kush na qeveris ne apo cilem fe ndjekim.Keta jane ata qelbesira qe shane sistemin komunist per ndalimin e fese ndersa vete jane shume here me te poshter.EVROPA ESHTE AJO QE NA KA COPETUAR VRARE MASAKRUAR DJEGUR SHKATERRUAR. NE NUK DUHET TE KERKOJME RE FALUR POR EVROPA DUHET TE NA KERKOJE TE FALUR PER POSHTERSITE QE NA KA BERE DHE PO NA BEN DJE TE NA JAPE DHE DEMSHPERBLIME.
SAKTE z. Baze ,kjo eshte ajo qe ndodh por shume gjera i shtojme edhe vete me nje antikombetarizem te semure ndonjehere….ndersa Europa tashme dihet ,me i forti ja fut me te dobtit….
O Mero, po ca lidhje ka qytetari dixhital dhe kryetari i PD? Kryeministri jone nuk le vend pa thene qe Shqiperia do kthehet ne nje vend me islamizem ekstrem nese nuk futemi ne Europe, cka nenkupton qe ky proces ka nisur por po mbahet i kontrolluar me veshtiresi nga shteti dhe prandaj ata pyesin per Sheriatin. Sa per ceshtjen e drogave dhe krimeve nuk kane nevoje te deghojne te tjeter se syte ne balle i kane dhe shohin ish-ministrin e brendshem qe akuzohet si trafikant. PD po ben te njejten gje qe ka bere Rama, kshuqe nuk eshtr faji i te huajve pse keta tanet duan te nxjerrin syte e njeri-tjetrit.
..SPONSORIZUESIT ..jo juria ,percaktojne fituesin!!
O Mero, Shqiptaret nuk duhet te presin asgje nga Europa. Kengetareve Shqiptare ju lumte qe arriten kaq lart se e kane arritur me djerse. Kengetares shqiptare te Qipros i lumte qe e ngre zerin dhe thote se jam Shqiptare. Cfare kujtojne greket se te gjithe njerzit asimilohen dhe kthehen ne hi kaq kollaj vetem se u jepet nje mundesi e vogel? Eleni eshte ngritur nga hiri si “Feniks”, si një fitues, duke mposhtur sfidat e jetës. Prandaj, Feniks është një simbol i rilindjes nga hiri i së kaluarës dhe gjithashtu përfaqëson fitoren e jetës mbi vdekjen. Nga gati te gjithe shqiptaret qe jane asimiluar, kjo u ngrit nga hiri dhe i tha “JO Rracizmit”. Te ndodhin keto gjera ne Angli (qe ka rracista) kaq hapur si me rastin e Elenit, ketu behet Skandal.
.
Per sa i perket Europes, ne kete rast ze vend fjala: Kerkoja dhe s’ta jep… Merrja vete se nuk te thote gja. Prandaj mos te presim gje nga Europa, por duhet te cajme vete perpara.
kush të tha ty mero që shqiptarët e shohin evropën si etalon të drejtësisë?? je ti me gazetarët e tjerë që llapni sipas krundeve që ju hedhin ambasadat dhe politikanët hajdutë që mbas të ashtuquajturit integrim,evropë,internacionalizëm,fshehin antishqiptarizmin e tyre. nacionalizmin në rritje nuk e ndaloni dot ju plehrat e shtypit shqiptarqë keni 30 vjet që trembni popullin nga rreziku nacionalist. përparësi e shqiptarëve nuk duhet të jetë i ashtuquajturi integrim që është në thelb asimilim,por bashkimi kombëtar dhe zgjerimi i shqipërisë në kufijtë natyralë të vjedhur nga të huajt dhe të shitur nga shqiptarët
Ja ta zgjerojme njeçik kete ” europa do kete shume vendime qe s’ do jene te drejta per ne,pavarsisisht se ne do kemi te drejte”.
Po te lexoni njecik ish kryeministrat e presidentet e shteteve qe jane bere antar te b.e thone: IA ARRITEM!!!
Eshte fjala e pare qe thone,edhe kur i percjellin mesazhin popullit,por edhe kue flasin me njeri-tjetrin.
Ia arriten?!
Po arriten te kene nje jete te sakte per qytetaret e tyre,dhe kryesorja; ARRITEN TE MOS KENE NJE POPULL SKLLAV.
Skllav ne duart e interesave te ” ekonomise”.
Ky eshte dhe ndryshimi i te menduarit…ata( europiante) menduan- u perpoqen dhe ja dolen per vendin e tyre,ndersa keta tanet gezohen se vjen nje italjan,nje gjerman,etj,e hapin nje fabrike ketu dhe ” skllevrit” ua garanton politika.
Kushdo qe te ishte njelloj do vepronte.Edhe ne po te ishim pjese e b.e-se,nuk do ishim te drejte me popujt e tjere…sepse ekonomine dhe leku ne xhepin tend ,te ben te ndihesh me mire.
Edhe nje gje tjeter: Tani qe po shkruaj,jam ulur ne nje kafe shume afer nje spitali.Mu desh te vija ne w.c…Paisja “kundra gaz” do ishte e pamjaftushme.
Ketu ” te padrejtat” e europes na e kane fain???
Një manipulim me këto përmasa asht e pamundur ta zbulosh brenda disa ditësh. Kjo cka shkruan ky nuk aa sht azgjë tjetër vetëm bindjet e tij personale, pa fakte. Edhe aty ku ne, si lexues, ndajm mendimin e tij prapë mungojn argumente. P sh, reagimi i ministrit hollandez me bla bla-t e tij.
Mero mos kompliko. Pa analisa të informatave dhe referensa nuk mundesh të arrish askund. Po… a je i zoti të mbledh fakte. Indikator i mirë janë listat e ndryshme të këngëve, iTunes, Spotify,Apple,You tube,radiostacionet etj. Analizon këto burime dhe merr informat me bollëk dhe kualitativ.
Dje në iTunes ( pagesa ma e mirë për këngëtarët ) vajza nga Fieri zë poziten e 15-të në botë, 8261 pikë. Pas përfundimit të evrovisionit na del se ka + 5001 pikë. Në listë gjindet për 5 ditë. Ermali vendi 60-të me 4075 p, me një rritje +3719 p dhe gjindet në listë për 16 ditë. Kënga më e plasuar asht kënga nga gjermania në vend 12-të me 8869 p. Përndryshe nr 1 ashtë Selena Gomez, pastaj Dua Lipa dhe e treta Ariana Grande.
Ka artikuj ne gazeten Tema qe do mbeten ne arkiven e shtypit shqiptar si brilante por ka dhe artikuj si ky i sotmi qe eshte per te vene duart ne koke..Jo vetem shqiptaret por dhe vete europjanet kane shume rezerve per degjenerimin e votimeve ne nje “Dirty Job”.
Ne nje ambjent te ngushte ,kur filluan te numeroheshin votat “popullore” pas asaj te jurive ju thashe miqve te mij: E mori Izraeli (kuptohet me hile kibernetike jo dhe aq te pakuptueshme) dhe ata me “tallen” kurse kur gjema ndodhi me thane..; Nga e more vesh qe do fitonte Izraeli..pergjigja ime ishte; Mund te hedhesh para dhe ‘Inteligjence kompjuterike…por nuk mund te ndryshohet teorina e numrave, kombinacjoneve dhe permutacjoneve qe jane 100% kunder Obezes Toy-it te Izraelit.
.
Nderime per komentuesin Epirioti II qe i ka bere skanerin ketij DIRTY JOB me emrin eurovizon
Ore njerez e verteta eshte se perfaqesimi ne Eurosong me 3 kengetare eshte dicka e vecante dhe shume positive.Nuk ka rendesi vendi I pare apo I dyte.Goditja positive ndodhi.Europianet e mencur kur analizojne shqiperine ky fakt I ben te jene shume positive per faktin se nuk mundet qe nje vend primitive te nxjerri kaq shume kengetare.Ndaj amabasadoret me te mire te Shqiptareve jane artistet anembane botes, sportistet e cilesise se larte.
udheheqja epjerdhur e PD ne planin kombetar duhet te kuptoje se duke hedhur balte mbi anen e majte te trupit ne fund kombin e vet baltos, nese vertet I perkasin ketij kombi.
Duke kaperxyer mbi diskutimin in tuaj per muziken do te thoshja se Shqiperia eshte e njohur si nje shtet qe nuk zbaton te drejtat e njeriut,te cilat Jane baza e demokracise se nje vendi.Shteti me mekanizmat e tij dhunon te drejtat e qytetareve ne sh.aspekte .Kjo pa dyshim i bene shqiptaret te shikohen jo ndryshme nga te tjeret por ashtu sic Jane ne te vertete : te pa organizzar ne nje shoqeri civile pa respekt per te drejtat e te tjereve si rrjedhim pa respekt ndaj vetes…Ne mendje e shqiptarit te thjeshte nuk ka kaluar akoma barazia para ligjit- ,kjo ballance e qyteterimit-. Nuk e di se cfare ndjesie zgjon tek te huajt kur kontakton nje njeri qe ka ardhurr nga nje shoqeri civile e pa zhvilluar ,dhe sa mund te veshtiresohet nje i huaj per te shpeguar arsyen e prapambetjes … Me siguri ky fenomen vihet re dhe te politikanet shqiptare qe vetem veshjen e kane europiane.dhe te shtirur si modern permes mashtrimeve te dale boje ,kerkojne te trajtohen si te barabarte me te tjeret…
Nuk ke guzimin qe te kritikosh banditizmin e qeverise se Edi Rames qe emeron Banditet ne Ministrine e mbrendshme dhe per te hequr vemendjen fajeson Opoziten.Thirri mendjes tende Hipokrite o Bythlepires Interesi,nuk te besojne shqiptaret me ty dhe Edi Banditin.
Ndryshimi gjithmone fillon nga vetja. Edhe ti i nderuar duhet ta fillosh ndryshimin nga vetja, sic predikon vete, dhe ta heqesh urrejtjen qe ke per opoziten dhe per disa gjera te tjera (dhe sigurisht ta heqesh anti-semitizmin ne kete rast). Opozita ate pune ka dhe ti ose nuk e kupton, ose ben se nuk e kupton, ose paguhesh per te hedhur balte mbi opoziten, ose ndonje gje tjeter e kesaj natyre jo shume te mire dhe te denje per gazetarin e drejte dhe te balancuar. Shqiperia eshte ne Europe, dhe mos e ngaterro Europen me BE-ne. Jane dy koncepte te ndryshme.
Pjerdh pjerdh se lirohesh! Po e meritonim nje vend te pare sidomos me kengetare koti si Bushrrota!
Duhet te ndajme 2 gjera: votimin e jurive (profesionistet) dhe votimin popullor (bagetia). Profesionitet e radhiten kengen tone ne vendin e shtate nga 42 shtete dhe kengen qipriote ne vend te dyte apo te trete. Dhe kjo per mua eshte nje vleresim deri diku objektiv. Sa per voten popullore ku perqindja e shqipetareve ne totalin e popujve pjesemarres ne kete festival eshte e paperfillshme prape une them se kemi marre shume. Pra nuk jam dakort aspak me Mero Bazen. Ketu nuk ka asgje politike dhe asnje inat apo “urrejtje” te europes ndaj nesh. Thjesht skema e percaktimit te fituesit eshte e tille qe nuk i krijon mundesi me te mireve te renditen ne vendet e para.
Me ka magjepsur kultura e eugenit, ermalit dhe elenit kur jepnin intervista. Me anglishte te kulluar.pergjigje mahnitse. Sidomos ky eugeni.habitem cfare niveli te larte kishte.dhe padyshim kishte zerin dhe kengen me te bukur
Ishte thjesht nje shou,
mos u ngateroni me breket tuaja,
rastesisht mund te gjenden ne koke dhe do te jete shume e nderlikuar per tu c’mleksuur.