Basha mund të vjedhë “fatin” e negociatave, por jo të bëjë fatin e tyre!

18 Maj 2018, 17:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Beteja për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, nuk është më në dorë të shqiptarëve, pavarësisht vrullit me të cilin e ka marrë opozita përbaltjen dhe pasionin e Edi Ramës, për të fituar bastin doemos në qershor. E vetmja gjë e shëmtuar në këtë histori, është që Lulzim Basha po përpiqet edhe në këtë rast, të vjedhë arsyet e Francës, apo ndonjë vendi tjetër, që nuk kanë lidhje me Shqipërinë, në rast se ata nuk votojnë për hapjen e negociatave.

Në gjithë këtë histori, Edi Rama ka ndërmarrë një aksion personal, duke i marrë thuajse me dhunë një takim presidentit të Francës dhe duke tentuar të ndryshojë arsyet e tij, që kanë lidhje me doktrinën e tij për “një Europë që duhet të forcohet një herë brenda saj, pastaj të zgjerohet”, duke e bërë këtë gjë, “kalë beteje” në fushatën e tij të brendshme elektorale në Francë, në zgjedhjet që e presin.

Përpjekjet personale të Edi Ramës mund dhe të kenë sukses, por ky është një bast që nuk varet nga çfarë bëjmë ne këtu.

Përpjekjet personale të Bashës janë më hileqare.

E gjithë ajo çfarë ai bën me gjithë “babalet” e veta, është thjesht që ai të ketë një argument që luftoi për mos hapjen e negociatave, nëse Franca për arsyet e veta dhe jo të Lulzim Bashës, thotë “Jo”. Pra, ai është duke përgjuar për t’i vjedhur të tjerëve një meritë që nuk është e veta. Siç bën rëndom.

Prandaj është mirë që debati për hapjen e negociatve të shkëputet nga balta që prodhohet përditë në Tiranë, jo për arsye patriotike, por për hir të së vërtetës, pasi kjo histeri nuk e prek vendimin që mund të merret.

Shqipëria e ka marrë rekomandimin zyrtar të atyre që janë të ngarkuar për ta vlerësuar Shqipërinë. Ajo ka marrë rekomandimin e Komisionit Europian dhe ky rekomandim është vlerësimi për qeverinë.

Vendimi i Francës apo ndonjë vendi tjetër, nuk ka më lidhje me luftërat tona të brendshme.

Stërmundimi i opozitës për të vjedhur meritat e luftës kundër Shqipërisë në këtë proces, janë tipike gjeste të një lideri hileqar, i cili meqë nuk arrin dot ndonjë sukses politik brenda vendit, përpiqet të gënjejë të vetët, se po arrin sukses tek komuniteti ndërkombëtar.

Është kjo arsyeja që beteja e tij e fundit, e denjë për një film policesk, nuk ka emocionuar askënd në Perëndim, edhe pse Basha po përpiqej të prodhonte një film që mendonte se do t’i bënte punë.

Tani gjithçka është në duar të Prokurorisë, edhe filmi, edhe personazhet, edhe regjisori. Do zbardhet shpejt dhe do kuptohet nga të gjithë se sa amator është treguar në gjithë këtë histori Lulzim Basha.

Por fati i negociatave nuk varet më as nga ky film, as nga përpjekjet për ta bërë sa më zi gjendjen në Shqipëri.

Në këtë pike, edhe Edi Rama aktron më shumë se duhet, duke mallkuar opozitën për rolin e saj. Ai nuk gënjen kur thotë se opozita po bën sa mundet të pengojë, por e vërteta është se opozita po bën përpjekje të dëshpëruara, që më shumë i prishin punë asaj, se Shqipërisë.

Mjafton fakti që në një histori banale manipulimi përfshihen vetë politikanë, të cilët tentojnë të inskenojnë një përbaltje ministri, me një personazh më së paku idiot, tregon hallin në të cilin është opozita, dhe jo hallin në të cilin është Shqipëria.

Halli në të cilin është Shqipëria, nuk ka të bëjë më me Shqipërinë, por me rrethana ndërkombëtare nga një apo dy vende, të cilat janë gati të ngrejnë në qiell Shqipërinë dhe të thonë fjalët më të mira për të, por jo të votojnë për zgjerimin e Europës në Ballkan, pasi kanë problemet dhe strategjitë e tyre politike dhe elektorale.

Ndaj është mirë mos t’ua marrim atyre as meritat kundër Shqipërisë, as të kthehemi në mitomanë për të treguar se një montim i Salianjit, na la jashtë Europës.

Montimi i ekipit të Lulit është një film që ngel në klasë në opinionin publik në Shqipëri dhe nuk e kalon dot kufirin. Thjesht ja rrallon edhe ca vota në zgjedhjet e ardhshme.

Fati i Shqipërisë, sa i takon negociatave, nuk është më në dorë të opozitës. Ajo thjesht po pret të vjedhë këtë “fitore”, nëse ndodh, duke vjedhur një meritë të dikujt që nuk ka lidhje me ta. Basha mund të vjedhë “fatin” e negociatave, por jo të bëjë fatin e tyre.

20 komente në “Basha mund të vjedhë “fatin” e negociatave, por jo të bëjë fatin e tyre!”

  1. nora says:

    Jeni gazete shume e lexuar prandaj nuk eshte mire qe lejoni kaq shume gabime ortografike. Ne artikullin e mesiper, mungojne te gjitha ”ë” ne fund te fjaleve . Kjo mund te shihet qe ne titull, tek folja vjedh. Nuk ju nderon, vertet.

    1. adi says:

      Nese hapen negociatat qeveria mund te shtyje dhe ca muaj .
      Sepse pa filluar skandali xhafa sipas sorosianit zaloshnja shumica e shqiptareve ishin kunder rilindjes.
      Imagjino tani mbas skandalit.
      Imagjino cfar ndodh nese nuk hapen negociatat.
      Renia e qeverise dhe zgjedhjet e parakohshme jane siguri absolute.
      Po nuk eshte ky diskutimi
      Diskutimi eshte se asnje force politike deri me sot nuk ka pasur kaq shume bandite deputete, kryetare bashkish dhe ministra.
      Nje gje e tille ka per te ngelur gjate shume gjate ne historine e shqiperise si qeveria me e banditizuar me e droguar dhe me e koruptuar e te gjithe historise se shtetit shqiptar.
      Me me shume turp se kaq asnje force politike nuk mund ta mbyllte ciklin e saj.

      1. prizem says:

        @adi
        Vazhdo te rendesh pas koqeve te demit se helbete varur jane, edhe mund te bien. Ju rrofte Babalja se Basha ka mbruar me kohe.

      2. Aleanca Shqup-lesheli says:

        Me Bashuqet dhe hajdutet e leshelise qeveria socialistet do qeverisin me shekuj e jo me muaj o tyc vicidoli.

    2. NN says:

      Nora, lidhorja, veta e tretë, njëjës – me “ë”.

    3. Tironcat says:

      ???????Nora?????‍♀️?‍♀️
      Artikulli i ka “ë” , ndërsa në komentin tuaj mungon “ë”-ja?????????

    4. Gelbaza MeroFShatari says:

      thuaj djalit ta perkthej o qelbsine gelbaze e komunizmit:
      Albania would have to cut out crime syndicates from operating out of their country if they are to stand a chance at securing EU membership.

    5. Meshire says:

      Nora e lsi je ti qe korigjon gabimet ortografike? Vetem ajo mund ta beje se eshte modeli mesuesise dhe inteligjences. Ate qe ka larte fizikisht ta kishte ooshte dhe pike e madhe. Shiko permbajtjen e lere formen.

  2. luka says:

    Shume i mencur je, o z.Mero! Sa mire ei ke zberthyer situaten! Dhe sa nire do ishte te kishim nja tre kater si ty. Rrofsh e gezofsh!

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    ???
    .
    Të lindur në Monizëm
    Të rritur në Ramizëm
    Jetuam kohën e Tradhëtisë
    Do vdesim larg Shqipërisë!
    ???

    1. Aleanca PD-leshedhi says:

      I gopistuar nga Saliu
      I mashtruar nga Monika
      I rritur me videot idjote te Bashes
      Vicidols me kurs 6 mujorsh
      Rri atje ku je dhe mos u kthefsh…

  4. Kadriu says:

    Kaloi dhe muaji Maj o Baze e “peshkaqenet tallin menderen” e Lu-ne e kane lene te merret me peshqit e “medhenj” ,ku rrjeta e tij deri me tash ka kapur vetem cironka!Ku eshte vetingu z.Baze ,ku jane frytet e saj apo Vetingu eshte nje pordhe e madhe per te mbytur me gazin karbonik gjithe shoqerine shqipetare deri ne trullosje per te mos i shkuar mendja per “peshkaqenet e medhenj”!Lerini “Negociatat” se si hyjne kerkujt ne pune nese hapen apo mbyllen!Filloni te pastroni kete mortaje e pas ketaj vijne vete negociatat !Krimi,korupsioni e vjedhjet jane e keqja e kesaj shoqerie sot ku kane kapush shtetin per fyti e se lene te marr fryme!

  5. TRYLYLYJA says:

    OR TI I NSHRAKUT!
    VAFSH PRAPA DIELLIT, U TAKOFSH ME SALIUN DHE BOBOLET E TIJ.???

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Për njerëzit që më duan
      O TRYLYLY milet
      do rroj un më e pakta
      edhe nja 50vjet.
      *
      Dhe një mesazh ujdi
      t’a çoj un’ për së largu
      do vi unë herë pas here
      Të bëj ça të mban pragu!

      ???

  6. zi says:

    Sepseee, Gopisti me ben te flas,
    per filma te mbaruar dhe per shgaba qe bejne glase.
    Eshte e verteta e pa lexuar per ato qe themi,
    le te ngelet gopisti dhe ne te tjeret helmi.

  7. Flutura says:

    Ore Mero, po kujdes mo se e vrate me pambuk kete maskarane shqiptar te quajtur Basha.
    Nuk mund te ndodhte, por nese bente nje gjysem veprimi te tille Rama apo ndonje tjeter nga PS, do ta kishit masaakruar. Pse nuk ua thoni troc: PD e bashkepuntoret (aleatet) nuk jane as me pak e as me shume, por vetem antishqiptare. Si paraardhesit e tyre, shesin e djegin gjithecka, vetem te dalin vete te fituar ata dhe zoterinjte e tyre.
    Flisni per pranga, kur behet fjale per socialistet, dhe u ferkoni , me mire, ledhatoni me fjale Alibejte e soj-sorollopin e tyre . Keto qendtime e analiza jane turp.

  8. Kadriu says:

    Me pelqen fryma optimiste e artikullit, por me duket se sikur e nenvleresoni Bashen dhe rrezikun qe ai perfaqeson. Shprehja Basha me “babalet” e vet shkon me mire Basha me “ustallaret’ e vet. Pikerisht ketu fshihet rreziku. Ustallaret e Bashes jane njerez shume te rrezikshem dhe plot experience. Putini do perpiqet te influencoje psh tek Franca, ndersa Srbi te greku. Situata eshte shume e koklavitor dhe duhet kujdes I madh dhe jo te nenvleresohet Basha.

  9. eugen says:

    Shqiptaret me padurim presin nje dite me diell .
    O zot kur do qerohen keta vampire politiperverse.

  10. Dr.Albani says:

    Po nuk hapen negociat dhe tani…te bejme kthese 100% ne politiken tone.
    Po tallen me shqiperine dhe po tallen haptas.
    Kane vene gjasme francezin qe te mbulohe.
    Tani i erdhi ndermend frances te rregulloje b.e…kur ajo vete eshte abuzusia me e madhe me fondet agrare.
    Ose voten ne qershor ose por kines 100%.
    Boll na kini çare trapin me gjosme korrupsionin.
    Sikur dora e Zotit na ndihmoje…dhe dje vete is presidenti i federater se futbollit francez deklaroi: kampionatin boteror e fituam duke trukuar shortin …pse si mendoni ju,te tjeret( tere bota) nuk e kane bere?!
    ( 1000% me kinen nqs nuk votojne pro,por me kushtin qe kina te njohi kosoven)

  11. BERLINI says:

    MERO I NDERUAR! Nese Lulezim Basha i thote “Mikut” te tije Gjerman z.Kirchbaum..apo edhe ndonje Tjeteri..SE KA NJE KASETE PERGJIMESH NE DORE,QE IMPLIKOJNE ATE APO KETE PLOITIKANE:::e di si do ti thone.SHKO DHE C´OJE NE PROKURORI..dhe mos na beje Konferenca..dhe..Mos Derdellit…ect..Nuk merren Politikanet Gjermane..me SPIUNELLEQE TE NDYRA ,DHE SKENARE TE NDYRA, qe Implikon dirrekte ata apo Kete Politikane..Lulezim Bashen NUK E QI..askush ne Gjermani..nese shkone me Mendje Videosh…Lulezim Basha eshte DIREKT I IMPLIKUAR,dhe kerkon te Shfrytezoj nje “Hallexhi” te Papune..qe nuk do ta Gjykoja se c´fare ka bere ai ne te Kaluaren…
    1-AJO QE DUHET TE DINE ATA SHQIPETARE QE I VIJNE PAS Lulezim Bashes ESHTE SE AI VETEM NJE GJE NUK DO:INTEGRIMIN E SHQIPERISE..AI E DO SHQIPERINE ANADOLL..qe te Shijoj Luksin e Hollandes dhe Botes..Kurese “Mileti Budalla” Shqipetare te paguaj per kete SPIUN TE NDYRE DHE QELBUR..si del ne Konferenca..dhe shtyp:KUR ESHTE PER TU ARRESTUA????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje