Grabitje në Tiranë, 3 "skifterë" vjedhin kasafortën e supermarketit

18 Maj 2018, 15:40Kronika TEMA

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Komuna e Parisit.

3 persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e supermaketit dhe kanë grabitur kasafortën me paratë e xhiros së biznesit.

Përveç kasafortës, grabitësit raportohet se kanë marrë edhe mallra të ndryshme në market.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet.

Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. (TemA)

2 komente në “Grabitje në Tiranë, 3 “skifterë” vjedhin kasafortën e supermarketit”

  1. Tan_Tironci says:

    E paskan bo me llafe, ne momentin qe Basha bonte thirrje per permbysje pushteti, kta skiftera te vidhshin supermarketin me I gjet punonjesit te hutum.

  2. Adea says:

    Keto jane te gjitha te kordinuara. Pergjimi , tentativa per hedhje ne ere te diges se hidrocentralit dhe tani skifteret.
    Jane te kordinuara mire nga agjentura ruse.
    Ku eshte shiku????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje