Basha i del në mbrojtje gazetarit të PD-së: Xhafaj bos i drogës në Vlorë, të protestojmë masivisht që t'i japim mesazh Europës

19 Maj 2018, 14:49Politika TEMA

Versioni i fundit i kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është se e ka bërë Fatmir Xhafaj duke përgënjeshtruar thuajse të gjitha deklaratat e bëra më herët lidhur me këtë çështje.

Së fundmi kryedemokrati Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje gazetarit Jetmir Olldashi i cili drejton një portal që thuhet se financohet me shuma të mëdha parash nga demokratët.

Pas dëshmisë së gazetarit të djathtë, kryeopozitari Basha arriti në konkluzionin se nuk ka më dyshime që Agron Xhafaj është bos i drogës në Vlorë.

“Kjo është e vërteta, jo gënjeshtrat e Fatmir Xhafajt as mashtrimet kriminale të Ramës. Ai gënjeu edhe dje paciptësisht se ekspertizën ia bëri në Surrel dhe i ka dalë false. Kur gazetarët ia kërkuan se në cilën agjenci ia ka bërë analizën, ai heshti. Ai është pjesë e këtij komploti për të mbuluar këtë histori. Agron Xhafaj është bosi i drogës në Vlorë, ndaj ai u përcoll në fshehtësi të plotë dhe me urgjencë që prokuroria të thotë ne nuk e kapim dot”, tha Basha.

Mes të tjerash Basha ftoi qytetarët shqiptare, të majtë dhe të djathtë që t’i bashkohen protestës së të shtunës.

Në 26 maj, të shtunën në orën 11:00 ju ftojmë ju të gjithëve, demokratë e socialistë, të bashkoheni në protestën kombëtarë për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe tirania, e bërë njih me krimin. Për të ç’bllokuar rrugën evropiane të Shqipërisë që ka vetëm një pengesë; kapjen e krimit.

Ju fton të gjithëve të shtunë që të bashkohemi në protestën kombëtare për t’i dhënë mesazhin Europës se Shqipëria do të bëjë gjithçka që vendi t’i hapet rrugë përmes çlirimit nga kjo qeveri.

Që nga qytetari më i thjesht, deri tek politikani më i pushtetshëm; të barabartë para ligjit. Pa zgjidhur këtë Shqipëria nuk ka shpresë t’i hapet rrugë Europës.

Ndaj më lejoni tua përsëris edhe njëherë duke cituar siç citoi dje një mik amerikan fjalët e një personalitet amerikan, Robert Kennedy; e ardhmja nuk dhurohet, ajo nuk dhurohet.

E nesërmja varet nga veprimi apo mos veprimi ynë. Ju ftonj të shtunë në protestën kombëtare”, tha Basha. (TemA)

12 komente në “Basha i del në mbrojtje gazetarit të PD-së: Xhafaj bos i drogës në Vlorë, të protestojmë masivisht që t’i japim mesazh Europës”

  1. 2025 BE Gazetar says:

    Jo o Bandit Islamik i Hajdareve, nuk eshte demokratike te dalesh ne proteste pa iu drejtuar Drejtesise se pari te cilen akoma e kontrolloni ju kriminelat e PD, Bande e hajdareve.

    Mos kujto se jam komunist/socialist/leshelist , jam demokrat po jo i llojit tuaj dhe shpellarve ne Shqiperi.

    Te gjithe e dime qe Tahiri-Rama-Xhafaj-Ruci jane kapo-bandat e droges ose Eskobaret Shqiptare. Duke marre parasysh kete te vertete qe dime ne si popull, gjej prova dhe paditi atje ku e meritojne. Mjere ata qe te shkojne pas se sbesoj jane te gjithe si Stresi.


    Apo keshtu te udhezoi LULu Arvziu?

  2. Luli që ta nguli says:

    Do vimë Luli pa merak….por vetëm kur të çosh regjistrimin e plotë në prokurori dhe të na thuash si është e mundur që ky barboni gjeti lekët për të blerë 20kg barishte

  3. Plonc&Pilaf says:

    Nuk eshte se nuk te besojme o Lul,po te pakten na thuaj nje version te historise jo 4-5 versione se nuk po dime ke version te besojme me pare hahahahahahhahaha ?

  4. E.e e dua te behem kryeminister.Čohuni protestoni per mua.Une jam me i mire se Edi.
    E.e.e.pse votoni Edin.
    E.e.e. dhe lotet pike pike.
    Po čna merziti duke u anku ky se s’behet kurre kryeminister.

  5. Aleko says:

    Po o mortje po!. por ka dhe nje version tjeter..Shqiperia I bashkohet Evropees kur te behet funeral yt me at qeke pas dhe para…

  6. SALIUANUSI says:

    Lulo përgjimi është ber në kohë të Llalles pse nuk e derguat atëherë në prokurori meqë tani nuk keni besim me të prokuroria.Vjen shumë era m….. ky muhabet vetëm fakti që është marrë hamshori i GD

  7. S.B says:

    Nje politikan qe do vendin e ti ben durim edhe dy muaj ,deri sa vendi te mare statusin per ne BE dhe pastaj fillon fuqishem denoncimin e probleme qe ka vendi ,Duke paraqitur nje plataforme qeverisese Europiane. Fakti qe po behet tyme e flake tregon qe opozita nuk di te beje politike, ose me dashje kekon pengimin e integrimit e mbrojtjen e politikaneve te korruptuar.Intervista e gazetarit jep pershtypje se eshte teresisht i gatuar te Shqupi dhe jo nje guzim i nje gazetari. PD me xheste te tilla ja u ka kaluar edhe kinezeve per fallsifikime

  8. Taras Bulba says:

    Cfare do i tregosh botes mor kriminel burgu ju pret se shpejti , mos mendoni se do te shpetoni ,per sa do te jesh ti dhe krimineli Berishe e koke lopa Monike e filozofi Noka Rama nuk e diskuton fitoren edhe nja 12 vjet te tjera

  9. Lulo says:

    Foli ky qe e futi deshmitarin x te mashtroj.

  10. Kida says:

    Ky eshte kokrra e idiotit do na vij ne shtp ndonjedit kur te zihem me vllain se vdes te futet cik ne mes ky se pa pune eshte

  11. Luluja says:

    E kam vene re vetem une apo te gjithe qe ky Basha gjej kauz e fut turrinjt?

  12. Beni says:

    Ore ky Basha ka rrjedh fare. Gjej budalla e nxirr ne televizor edhe e bukura eshte ngaq kane mar parat edhe flasin te gjithe tani e bera une njeri e bera une tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje