Kujt po i bëhet vonë për jetën e një gabeli!

19 Maj 2018, 07:45Politika TEMA

 Nga Alma Nikolli

Po, jam Rom

Unë, ky që qëndron tash para jush

Jam nga stërnipat e Gangut

E bijtë e Lumbardhit

Kurrë nuk isha mjaft i bardhë

Për të bardhët

As tamam i zi për të zinjtë

Erdha vetëm t’u fal ca vargje

E të marr ndonjë duartrokitje në këmbim

Kaq më mjafton të ndihem i lumtur

Këto janë vargje të shkruara nga një poet shqiptar rom. Ai vdiq dje. E quanin Kujtim Paçaku, ishte nga Prizreni dhe për disa vite ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës.

Po dje vdiq edhe një rom tjetër. Ai quhej Enea Ftoj, ishte 27 vjeç dhe vdiq në burgun e Korçës. Sipas policisë për shkaqe natyrale, ndërsa sipas shenjave në fytyrë dhe fjalëve të së shoqes, atë e rrahën për vdekje.

Duket sikur në këtë vend është normale që romët të lypin, të të lajnë xhamin e makinës, të shesin rroba të përdorura, të abuzohen seksualisht që në moshë minorene, të rrihen, të harrohen barakave në lagje të izoluara, ama nuk është normale që të vuajnë.

Në fakt përveçse në kronika televizive e konferenca ata as rom nuk quhen, por gabel, pikërisht ashtu siç e kam shkruar  unë në titull duke ju “vrarë” sytë.

Por edhe romi e ka një shpirt…i dhemb plaga, uria dhe dhembja. Ai mund ta ndiejë pak më shumë se të tjerët ahengun e muzikën por kjo nuk do të thotë që dhimbjen e ndjen më pak. Një baba rom është baba, një nënë rome është nënë dhe një grua rome është grua. Një lot rom është lot. Ata duan drejtësi, duan të vërtetën.

Ndoshta ai djalë në Korçë nuk është dhunuar, e aq më pak për faktin se është rom…ndoshta shkoi pa dhimbje nga kjo botë…ndoshta po të ishte gjallë poeti i dhimbjes rome nuk do t’i duhej të shkruante edhe për këtë dhimbje. Ama 3 fëmijët jetimë kam frikë se këtë dimër do jetojnë vargjet që Paçaku shkroi dikur:

Ende më kujtohet 

Ai dimër i ftohtë; si vdekja 

Kur kënga ngrihej në gjuhë

Veshët i mbyllja

Që të mos e dëgjoja këngën e urisë

Këtë këngë pa refren

Dëgjohet melodia

E erës kaotike

Dhe refreni “nënë, duam bukë!”

Atë mbrëmje kënduam duke qarë

Dhe njëqind violina që i mbaja në grusht

17 komente në “Kujt po i bëhet vonë për jetën e një gabeli!”

  1. Mos te rente...thone mirditoret,e kane fjalen per reagimet e secilit prej nesh kur na ndodh nje hall says:

    Jo mi zonje jooooo!!!
    Ky gabeli qe thua mi zonje,ishte brenda per ” VJEDHJE TE ARMATOSUR”.
    Tre dite jetoi????
    Asnje sekondonde te mos jetonte!!!
    Edhe race e bardhe te ishte,edhe race ariane e kulluar te ishte sic thone…ne pidh te semes te vene.
    Plumbin ballit dhe leket e plumbit ti paguaj familja!!!

    Po te ishte futur ne shtepine tende e te vidhte e te shante e te tmerronte,çfare mendimi do kishe????
    Ropt ku ti kini ju qe me demek mbroni perdhunusit,hajdutet,kriminelet!!!!

    1. Aleksander says:

      C’humanizem ! C’qyteterim e kulture, fiks per ne Europe ! C’gjuhe prej megallomani kokebosh( e kokeloqe) .Europa ku duam te shkojme e konsideron jeten te shenjte,ndersa ne duam te veme denime me vdekje .Edhe nje qe vret ,qe kryen krim kunder vete jetes (se shenjte) Europa NUK JA MER JETEN (Kujto rastin e norvegjezit) .Shkurt ,qe mos lodh trute me nje trap si ti, keshtu si shprehesh ti, flasin ata qe duan te jene europiane te shekullit 21 por ne fakt ne shpirt e mendje jane MESJETARE .(dhe robt ku ti kesh)

    2. jekar says:

      Do ftoja producentet te eksploronin temen e “Nazizmit dhe rilulezimit te tij ne Shqiperi” dhe te benin nje dokumentar mbi kete fenomen, mundesisht ne anglisht qe ta marri vesh gjithe bota se c’fsheh ky shtet “turistik”, “mikprites” dhe “europian”. Eshte e qarte tashme se ne vend qe ky shtet te shkonte drejt kapitaizmit perendimor pas renies se komunizmit, precipitoi ne nazizmin e periudhes parakomuniste. Gjithcka lidhet me paaftesine e shqiptarit per t’u shkeputur nga mentaliteti diktatorial.

      1. mik says:

        Po pse se kujton ti, se Perendimi mos te kishte Lindje per ta shfrytezuar per mirqenjen e opopullit te vet, do ishte ma i mire ?
        O Zot, me te gjith kete AKSES ne internet, e prap tek zero-ja mbete.

        1. jekar says:

          Supozohet se pas renies se komunizmit nuk duhet te kishte nje relaps ne nazizem. Ne vend qe Shqiperia te shfrytezonte rastin per t’u rreshtuar ne grupin perendimor, ngeli lindore e vazhdon merret me tortura nazike. Nuk po te mban perendimi me zorr ne lindje, po te mban mentaliteti dhe shteti qe ai mentalitet prodhon.

  2. vang says:

    Vete njerezit me shpirt te shtypur,pa personalitet,pa shume tru,vetem aq sa u duhet per te urryer shpirtin njerezor,keta jane rracistet.Fare e urryer shume me keq se nje vrases.Racistet jane vrases te te gjithe njerezve ku ata mendojne se” su ngjet askush”.

  3. Hari Xhiu says:

    Romët, harixhinjte apo si duan ata të quhen, le të shkojnë nga kanë ardhur dhe të kërkojnë atje të drejtat e tyre.

    1. Kollodoku says:

      Po ty hari qiu kush te tha se je nga ktu? Ik edhe ti nga ke ardh ne pyll apo ne shpell. Bastard racist. Kur u bot edhe ju racist, qija robt mo. Shrojuni punes ate boni te gjithe.

  4. katarakti says:

    Ne qoftese ka grabitur te tjeret dhe me shume i armatosur mire e ka pesuar. Duhej ta kishte vrare i zoti i shtepise ku ka hyre per te vjedhur. Por edhe qe e vrau policia nuk ka bere keq. Ne litar te gjithe banditet.

    1. paguaj says:

      Ti merru me faturen e demshperblimit qe do duhet te paguash ti si taksapagues mbi kete qe i beri policia ketij te riu.

  5. Zani says:

    Nuke kuptoj nje gje, si ka mundsi qe ate qe kerkojme nga Greket Italianet Serbet nuk duam tja japim Romeve. Shteti ka ligje dhe jane njesoj per te gjithe, policia ska te drejte te dhunoje njeri ne qofte se ju I bindeni urdhrit te policis dhe per veper penale qe eshte kryer eshte gjukata ne baze provash nga prokuroria. Çkuptim ka ligji kur ate e bene policia , po prokuroria dhe gjukatat per çfar duhen?

  6. Meshire says:

    Poezia me mbush edhe kur eshte e hidhur, por gazetaria dhe gazetaret e hamendjes me kallin ne terr. Perse gazetare duhet te hamendesosh per te coroditur te tjeret? Merreni shtruar se nuk u ka votuar populli por e keni rrembher ate zanat.

  7. Muli says:

    Po jo mi debile se nuk mund te krahasosh nje poet me nje drogaxhi ordiner qe vjedh me arme ne mes te rruges dhe ne mes te dites …. humanizing tregojeni ku duhet jo te kjo pelle e keqe cfaredolloj ngjyre qofte.

  8. Merso says:

    Kesaj gazetares, me sa duket i kane vjedhur vetem ndonje veshtrim apo buzeqeshje (apo ndonje “like”). Ne fakt vrasja qe i kane bere nuk eshte burrerore, por si policet ………(e babales), kurse perngjasimi qe do t’i beje gazetarja (mbase edhe nuk eshte gazetare ka ndonje zanat tjeter) e poetit me te vrarin….po perpiqem, por me del e kithet. Kjo eshte gazetare konstatimesh, i fut pak melodrame shkrimit dhe ….ka gjasa te jete shkrimtare ne te ardhmen se per gazetare……te veshtire do ta kesh!

  9. Merso says:

    Kësaj gazetares (nëse është gazetare se mund të ketë ndonjë zanat tjetër) mund t’i kenë vjedhur ndonjë vështrim, buzëqeshje ose ndonje “like” në FB (nuk quhen vjedhje ato që ka dhënë vet) asgjë më shumë…. Në fuckt vrasja e atij djalit nuk është burrërore, por policët…..si shoqnia e babales, por të krahasosh atë poetin (që i paska kaq të bukura poezitë) me këtë djalin….nuk e gjej dot, më dalin të kithta! Kjo gazetarja (gjithmonë nëse është) se ç’gjen ca tema si këto, i fut ca melodramë dhe….shkrimtare në të ardhmen se për gazetare….vështirë do ta ketë!

  10. kazani mediatik says:

    Kur dikush nuk ka asnje vlere personale per te treguar, preferon t’i referohet “origjines fisnike te races se tij”. Keta jane pra racistet, njerez pa vlera personale.

  11. Rita says:

    Kur do te ndalohet dhuna ,tortura neper qeli ????? Kush i jep keto urdhera gardijaneve ???? Me cfaredo rasti e krimineli te kemi te bejme torturat duhen ndaluar e perkete kane pergjegjsi urdheruesit me shume e me pas zbatuesit :Jo se mbroj ndonje shkeles te ligjit por mbroj nje jete qe pas denimit te korigjoje veten e te mos perserise te njejtin krim .A nuk mjaftojne prangat ??? Nuk mjafton krevati i qelise ku do te kaloje nete e jave ,muaj e pse jo dhe vite ???( sa e percakton ligji nje tentative vjedhjeje me arme ) Ndoshta reagimi i te ndjerit nuk ka qene shembullor se dhe perdorues i droges ishte por gardianet qe punojne atje duhet te kene shkollimin e nje reagim njerezor se me te prangosurin tashme do te vendose ligji e jo dajaku . Do te justifikoja nje vdekje ne se e sulmuara ( gruaja qe ra preh e vjedhjes se zinxhirit ) do te reagonte duke e vrare ne vend agresorin ,te ndjerin tashme Enea Do te thoja se mori ate qe kerkoi . :Por jo ndodhi e turpshmja ,ai u vra brenda muteve shteterore ,atje ku jeta eshte me shume se e siguruar dhe pse me liri te hequr :Kujtoni rastin ne Greqi .patrioti yne kreu krim e si reaguam e u ndjeme ne . Dhe emertimet rom e gabel jane jo normale .ata jane njerez me hallet e problemet si cdo famlje shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje