“Politico”: BE lë në ankth Tiranën dhe Shkupin, hapja e negociatave për Shqipërinë varet nga lufta ndaj korrupsionit dhe krimit

19 Maj 2018, 09:22Politika TEMA

Shqipëria dhe Maqedonia ende nuk e kanë të sigurt nëse do të hapen negociatat.

Kështu ka deklaruar gazeta “Politico”, duke ju referuar samitit të Sofjes ku u takuan liderët e Ballkanit.

Sipas “Politico”, Tirana dhe Shkupi lihen në ankth, teksa vijohet se për dy vendet për të cilat u çel rekomandimi nga Komisioni Europian, mungoi mbështetja nga liderët kryesorë të BE.

Këshilla e përgjithshme ishte se dy vendet duhet të bëjnë më shumë deri në muajin Qershor, kur është ballafaqimi i radhës.

“Sofja nuk ishte një rinovim i premtimeve martesore, pasi ceremonia e madhe nuk ka ndodhur kurrë. Ishte një deklaratë e dy partnerëve se dëshirojnë ende të martohen, por tashmë njëra palë po bën çmos për t’u martuar”, thuhet në shkrim.

Sipas tij, fati i Shqipërisë varet nga lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Shqipëria është në presion për të luftuar fort krimin e organizuar dhe emigrantët ilegalë, ndërsa Maqedonia është e varur nga marrëveshja me Greqinë”, thuhet në shkrim.

Më tej deklarohet se prishësi i festës cilësohet presidenti francez Emmanuel Macron, i cili u tregua i drejtpërdrejtë kur përmendi kushtet për dhënien e statusit të vendit kandidat.

“Brukseli së fundi i ka rikthyer sytë nga rajoni, pasi ndjen trysninë e influencës së Rusisë dhe Turqisë”, shkruan “Politico”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje