Itali, e djathta ekstreme përdor shembullin e Irlandës për të rritur fushatën kundër abortit

19 Maj 2018, 21:50Bota TEMA

Aktivistët dhe politikanët e ekstremit të djathtë kanë vërejtur normën e ulët të lindjeve në Itali, dhe kanë vënë vëmendjen mbi referendumin e Irlandës për abortin, duke rritur fushatën e tyre për të nxjerrë jashtë ligjit praktikën.

Pasi 40 vjetori i legjislacionit për abort në Itali po afrohet, përpjekjet e rinovuara vinë nga lëvizja e të djathtëve që në gjirin e tyre kanë shumë militantë që janë kundër abortit, dhe janë në prag të formimit të një qeverie me Lëvizjen Pesë Yje antiestablishment, negociata këto që vazhdojnë që nga zgjedhjet e marsit.

Përpara përvjetorit të 22 majit, ProVita, shoqata anti-abort e Italisë, ka publikuar një broshurë duke i përsëritur pretendimet e përsëritura që gratë të cilat bëjnë abortime janë më shumë të predispozuara për kancer të gjirit, vetëvrasje ose bëhen alkoolike ose përdoruese të varura nga droga.

Një veprim i tillë ka ardhur pasi autoritetet në Romë kanë mbuluar një pllakatë të madhe duke shfaqur një fetus 11 javësh në mitër në një mur në zonën e Vatikanit.

Një mesazh më sipër thotë “Ti je këtu sepse nëna jote nuk të ka abortuar ty.” Toni Brandi, president i ProVitës, i është bashkuar homologëve në Irlandë në një vizitë kohëve të fundit, tani kur shteti irlandez është duke u përgatitur për referendumin për legalizimin e abortit me 25 maj, shkruan “The Guardian”.

Italianët kanë votuar të legalizojnë abortin në një plebishit të ngjashëm në vitin 1978. Gratë italiane e kanë të lejuar të abortojnë në 90 ditët e para të shtatzënisë. Por, 70.4 për qind e gjinekologëve ende refuzojnë të përfundojnë shtatzënitë për arsye morale, që do të thotë është gati e pamundur për gratë të kenë qasje në një procedurë të sigurtë.

Ky numër është rreth 90% në rajonet jugore, ndërsa në qendër të rajonit të Molisë vetëm një doktor kryen ndërprerjen e shtatzënisë. Vitin e kaluar, një gruaje në Padua, një qytet në pjesën veriore të rajonit të Venetos, i është dashur të vizitojë 23 spitale përpara se të gjejë një që do t’i kryente abortin.

Politikanët nga Lega dhe partitë e djathta, partia si vëllezërit e Italisë janë duke ndihmuar që të vazhdojnë edhe më tutje me fushatën anti – abort. Massimliano Romeo, senator i Legës, ka thënë: “Gjashtë milion fëmijë janë vrarë në mitër ( që nga 1978), pastaj ata thonë se duhet të marrim imigrant për të rritur popullatën”.

Nëse Lëvizja ka sukses dhe hyn në qeveri, partia ka premtuar që do e bëjë prioritet kryesor për t’i informuar më mirë gratë për pasojat fizike dhe psikologjike të abortimit.

Nuk ka të dhëna të disponueshme për kërkesën reale për abort ose për numrat e kryer ilegalisht. Në vitet e fundit një kërkesë e konsiderueshme thuhet se vjen nga gratë emigrante që janë detyruar të prostituojnë.

Ekziston frika se qasja në abort të sigurt do të bëhet edhe më e vështirë në të ardhmen, pasi më pak studentë të mjekësisë po vazhdojnë studime.(TemA TV)

1 komente në “Itali, e djathta ekstreme përdor shembullin e Irlandës për të rritur fushatën kundër abortit”

  1. Izraeliti says:

    .E djathjta e sat eme. U be dhe bytha juaj te quani patriotet ekstremiste. Jo po te islamizohemi dhe arabizohemi. Va fan culo! .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje