Nga përgjues, në përgjërues…

19 Maj 2018, 18:23Editorial TEMA

(Përse askush nuk pranon të jetë përgjuesi i Xhafajt?)

Nga Mero Baze

I vetmi detaj që bashkon historinë e stisur të çështjes Xhafaj, është se askush nga personazhet e filmit, nuk merr përsipër përgjimin.

I pari që u distancua nga përgjimi ishte Lulzim Basha. Sapo Edi Rama deklaroi se ka siguruar një provë shkencore, se gjithçka është e montuar, ai nxorri menjëherë në ekran “Babalen”, për t’u distancuar nga historia dhe për t’ia lënë atij përgjegjësinë.

Pas kësaj, Veliu u thirr nga Prokuroria dhe dëshmoi për gjashtë orë rresht. Sipas asaj që ka thënë në shtyp pasi ka dalë nga Prokuroria, ai nuk merr përsipër përgjimin dhe deklaron se nuk e di, se kush e ka bërë.

Ndërkohë PD me nxitim tentoi të shpëtojë dhe regjisorët e tjerë të kasetës, deputetët e saj, që do paraqiten në Prokurori, duke nxjerrë në skenë emrin e një militanti të PD, që së fundmi është përfshirë si gazetar në disa emisione televizive dhe shërben në një portal të PD-së.

Nxjerrja në skenë  e gazetarit u bë si një përpjekje për të manipuluar opinionin, duke theksuar se intervistën e Veliut në selinë e PD, e ka marrë gazetari, dhe jo Lulzim Basha.

Në fakt nuk kishte asnjë rëndësi, pasi ajo intervistë nuk kishte pyetje, por vetëm përgjigje. Dhe si intervistë nuk ka ndonjë kuriozitet për autorin, se intervistuesi aty nuk ka bërë ndonjë faj.

Por PD pak nga pak avancoi dhe i veshi gazetarit dhe përgjimin. Në një intervistë të tij për shtypin sot, gazetari i PD distancohet nga përgjimi, por pranon vetëm që ka marrë kasetën me bisedën Veliu-Xhafaj.

Pra, Veliu thotë nuk e kam regjistruar unë atë bisedë. Gazetari i PD thotë mua ma solli Veliu të gatshme, ndërkohë që Veliu thotë nuk e di kush e ka përgjuar dhe lë të kuptojë që e ka përgjuar gazetari.

Nëse prova shkencore hedh poshtë si jo origjinale regjistrimin, atëhere është e qartë se e gjithë loja është të mos marrë askush përsipër regjistrimin e një bisede që nuk ka ndodhur.

As Basha, as Salianji, as Alibeaj, as Veliu dhe as gazetari i PD, nuk pranojnë që kanë regjistruar, por të gjithë pranojnë se kanë një kasetë ku dëgjohet regjistrimi.

Kaq mjafton për të kuptuar jo vetëm seriozitetin e këtij filmi policesk, por përgjegjësinë penale, të cilës i tremben të gjithë ata që tentuan të mburren si përgjues, ndërsa tani sillen si përgjërues, që nuk e kanë bërë.

41 komente në “Nga përgjues, në përgjërues…”

  1. Ky aksioni i pastrimit te lumenjeve do filloi ne nentorin qe vjen? says:

    Imagjinoni po ta kishte bere Edi kete pune kur ishte ne opozite,çfare do kishte bere berisha me ta.
    Ulerimat e rrahjeve,bashke me edin( ne publik) do degjoheshin nga tirana der ne vlore…ndersa edi rri e pret ” origjinalitetin”.
    Nqs nuk eshte nje loje e stisur…kot sa e quan veten kryeminister edi.

    1. katarakti says:

      Te lumte. Ke bere komentin me me vend deri me tani. Kryeministri rri e veshtron yjet. Ka 5 vjet qe rri e pret me syte ne hava. Si te ai romani: “Dhe yjet rrine dhe veshtrojne”.

      1. Vëzhguesi says:

        Katarakt je nga mentë jo nga mendimi. Yjet rrinë e vështrojnë, jo kryeministri.
        Ligji, zotëri, ligji! Nqs kryeministri kryen veprime të pambështetura në ligj,
        atëhere nuk do të ketë ndryshim nga Saliu.

      2. Ky aksioni i ujit po vazhdon,apo kush paguan eshte budalla?! says:

        Ky ka gjetur nje trik…ben viktimen per çdo gje.
        Per 21 janarin…ben viktimen.Mire,le ta pranojme qe s’ ka pushtet te arrestoj berishen,po gardistet?!
        Per bypasin e fierit…6 vjet ben viktimen.Ja keta te firmes e kan fain…ky nuk ka faj.
        Per rrugen e elbasanit…ben viktimen+ 60 milon euro.
        Per aksionet qe ndermerr per te pastruar shqiperine…ben viktimen e perendive,ja sna le moti+ qe nuk informon asnje aksion( e mban te fshehte).
        Per akuzat qe i ben luli&co…viktimizon veten…nuk kam pare apo degjuar kryeminister qe ka ne dore shtetin,te beje viktimen ne vend qe te iritohet e te beje te pamunduren qe t’ ju tregoje vendin.
        Beri dhe viktimen per taksen e kuksit…nuk dinte,nuk kuptonte,nuk degjonte,nuk shikonte,nuk kishte te dhenat e sakta,nuk e dinte i shkreti se me perpare jepen abonete per banore dhe pastaj vihen tollet,nuk nuk nuk…viktime kryeminister.

    2. Bushi says:

      Po te ishte Saliu ne vend te Edi Rames,do e kishte telendisur dhe do e kishte futur ne burg Ramen.Po pse ndodhe kjo? Sepse prokuroret dhe gjykatesit jane te Saliut i cili i emroi per ti sherbyer atij dhe jo popullit.Kurse Edi Rama eshte ne kushte te tjera.Rama ja ka lene ne dore drejtesise si i vetmi orga i pavarur.Para Rames,drejtesia varej nga Sali Berisha.Ky eshte ndryshimi qe Rama nuk e bene dot,nuk arreston e denon,se nuk eshte detyre e tij.

  2. Kombi says:

    ALIBEJA ,ALIBABA ME 40 HAJDUTE ,I DINE TE GJITHA HILET PER TU MBROJTUR . FAJI E LEME PA EMER . GJITHESESI DUHET ,QE PROKURORIA TE KAPI NJE ,OSE TE GJITHE TRUPEN ME AKTORET KOMIK .
    KJO LOJA E SHQUPIT I BERI NDER Z. XHAFAJ .

    1. Bushi says:

      Prokuroria dhe gjykata te beje detyren e saj me sinqeritet,dhe gjykata ti denoi keta qe meren e sajojne video e bejne pergjime te paligjeshme.Denoncimin gazetari Olldashi t’ja jepte prokurorise dhe jo pd-ke,Pse çfare eshte pd-ke prokurori? Ajo eshte si gjithe partit e tjera.

  3. Gegë Matrënga says:

    Prit kur t’ia mbathë edhe ky gazetari i SHQUP-it për azil politik. Ruajeni.

  4. Timi says:

    Ne burg te gjithe kurvat kriminelëte PD…I pari Dali qen Berishae me rradhe lyli byli salianji albeaj e idioti nga vlora krimi i fundit i tyre eshte baraz me vrasje.

    1. AZ... says:

      Timi si Ke emrin ashtu je : pra je si KY timi

      1. joti says:

        Jot shoqe mendon ndryshe.

  5. Bledi says:

    Mero. Nje pyetje kam. Nese audio-pergjimi nuk qenka i vertete, atehere si jane realizuar ato zerat qe shfaqen aty. Me audio sintetike mbase?! Apo te presim se do na dale me prove shkencore qe jane zera sintetike..

    1. s'kam ç'bej says:

      O Bledi, mos u trego injorante. E kupton ti çfare ka ndodhur dhe çfare pyetje ben vete?!

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Po e them dhe unë o Mero
    Me dy fjalë mendimin tim
    Asnjeri nuk del fajtor
    Dhe “Faji mbetet Jetim”!
    *
    Kjo akuzë ra pa u ngritur
    Mbetet veç firmat në letër
    “Po nuk ra diçka do mbetet”
    E kanë gati dhe një tjetër.
    *

  7. Alban Dega says:

    Kane frike nga krimet e tyre te renda…

    NUK BEHET FJALE PER PRESION …!

    – Behet fjale per prision… per burg
    per krime te renda !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Falsifikimi, mashtrimi i zakonshem eshte veper penale, krim !
    Ne cdo vend te Botes denohet me burg !
    Kur ato shkojne deri ne nivelin e dizinformacionit me qellim destabilizimin politik te shtetit i shtohen edhe pese akuza te tjera per komplot te organizuar e ne bashkepunim …. !
    Jo vetem cironkat, Jolldashi, Babalja Havalja, por se pari organizatoret, nxitesit financuesit, sponsoret dhe regjizoret e tij ala Ervin Salianjnin, Enkeled Gebels Alibeaj, Gezim Bardhi, Lulezim Basha … dhe kryepeshku Sali Berisha kane kryer nje krim te organizuar nepermjet nje Bande ose grupi te strukturuar kriminal per pembysjen e qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike, per prishjen dhe dhunimin e rendit kushtetues te Republikes se Shqiperise dhe per komplot te organizuar ne bashkepunim per destabilizimin e shtetit!
    Jo vetem Banda e Gangstereve politike, por edhe ajo mediatike qe u be telslli i saj , pa verifikuar informacionin, provat dhe faktet kane pergjegjesi ligjore dhe penale per panikun dhe dizinformimin e opinionit publik !

  8. Flutura says:

    O Mero,
    A nuk iu beri pershtypje fakti qe gazetari i lexoi ne leter ato qe ai kishte bere (veprimet e regjistrimit)
    Kishte frike se mos harronte ndonje gje qe i kishin servirur ne skenar per te thene.
    Veten ky fakt mua me ben jo te dyshoj, por re them pa hezitim se cdo gje gazetarit e babales ia kane pergatitur shume keq juristet e plepave te PD.
    Dhe per kete ata duhet te hetohen e te denohen sipas ligjit per shantazh.
    Dhe nese kjo vertetohet, duhet te distancohet nga ky veprim i ulet e aspak profesional, edhe unioni i gazetareve.

  9. Kozmo says:

    Menyrat e manipulimit jane nga me te ndryshmet . Psh me nje celular ben lidhje telefonike me dy te tjere . Agronin mjnd ta kene telefonuar sa per ta futur nr e tij ne regjistrim , dhe nderkoh vazhdojne dy biseduesit e tjere . POR ME MIRE E DKN SHQUPI SE CFARE VARIANTI KA PERDORUR . .

  10. Flutura says:

    O Mero,
    A nuk iu beri pershtypje fakti qe gazetari i lexoi ne leter ato qe ai kishte bere (veprimet e regjistrimit)
    Kishte frike se mos harronte ndonje gje qe i kishin servirur ne skenar per te thene.
    Vetem ky fakt mua me ben jo te dyshoj, por te them pa hezitim se cdo gje gazetarit e babales ia kane pergatitur shume keq juristet e plepave te PD.
    Dhe per kete ata duhet te hetohen e te denohen sipas ligjit per shantazh.
    Dhe nese kjo vertetohet, duhet te distancohet nga ky veprim i ulet e aspak profesional, edhe unioni i gazetareve.

  11. mergim tari says:

    I dashur Mero
    Ti thua……..
    (Përse askush nuk pranon të jetë përgjuesi i Xhafajt?)

    Kam bere nje shkrim/koment ku dua te theksoj pikerisht kete flas pikerisht per kete……

    Ja shkrimi

    MERGIM TARI

    SHKRIMl: NE GAZETEN “HAKMARRJA E DADADANIT”

    TITULLI: “BASHA HAKMERRET NDAJ SALIANIT………, PER MOTIVE TE DOBTA”.

    Nuk ka rendesi se kush e beri pergjimin. Rendesi ka kush e urdheroi dhe perse.
    Ja cfare ka ndodhur.

    Nepermjet ngjarjeve te fundit ne lidhje me DESHMITARIN X ose siç quhej ne kohen e Enverit, USHTARI nga REPARTI N, deputeti LULEZIM BASHA kerkon te largoje deputetin SALIANI, PASI E KA SHFRYTEZUAR EDHE SI ORGANIZATOR TE FASLLSIFIKIMIT TE AUDIOS.

    PUCI l BASHES me audio pergjimin e stisur kishte dy qellime, me e te cilat ne asnje rast BASHA nuk dilte i humbur.

    Nese nuk zbulohej mashtrimi i turpshem qe beri me audio incizimin, BASHA enderronte rrezimin e qeverise nepermjet shantazhit, perdhosjes se figures se zyrtareve te larte. Ose do te krijonte nepermjet protestave, situata per destabilizim e Shqiperise, me qellim permbysjen me dhune (puç) te nje qeverie te zgjedhur, rrezimin e shtetit nepermjet dhunes. Kete e verteton tani edhe thirrja qe ben vete BASHA per rrezim te qeverise me protesta, me pretekstin e audios. Ky gjykim i z. BASHA bazohet ne llogjiken naive te krijimit te te njejtes situate, ne kushtet krejtesisht te ndryshme. BASHA enderron te krijoje nje 21 janar te dyte me inçizime audio te fallsifikuara.

    Edhe nese kjo nuk arrihej, BASHA perfitonte dicka tjeter. KOKEN E LEMUAR TE SALIANIT.

    BASHA E URREN SALIANIN PER ARSYE XHELOZIE. KOHET E FUNDIT AI KA DASHUR TA LARGOJE SALIANIN PAS NJE FILMIMI MESAZHES TE TURPSHEME NE KUFIJTE E PORNOGRAFISE TE KETIJ TE FUNDIT ME GRIDA DUMEN. POR SALIANI NUK U DOREZUA. SALIANI E DINTE QE PO TE LARGOHEJ AI, DO TE MERRTE ME VEHTE EDHE GRIDEN, MIKESHEN ME TE AFERT TE BASHES. BASHA NUK E LARGON DOT GRIDEN DHE NE NUK E DIME PSE. NE KETE E SITUATE BASHA, QE NE NUK E DIME SE CFARE RAPORTESH E LIDHIN AQ SHUME ME GRIDEN, NUK LARGON DOT SALIANIN. XHELOZIA E BASHES KRIJONN SITUATTEN QE SALIANI TI FUTET LOJES SE RREZIKSHME TE AUDIO PERGJIMIT.

    TANI GJITHCKA VARET NGA PROKURORIA DHE GJYKATAT.
    POR ATO FAKTIKISHT JANE ENDE NE DORE TE PD, PRA TE SALI BERISHES.
    POR MOS TE HARROJME. EDHE SALI BERISHA ESHTE NGA TE DESHIRUARIT E SKENARIT “SALIAN-GRIGJA EROTIC-PORNOGRAF MESSAGING LUST”

    EDHE SALI BERISHA ESHTE XHELOZ DHE HAKMARRES NDAJ SALIANIT. AI SI KOMUNISTI I VJETER, NUK DO QE SEKSI TE PLASE HAPUR NE PARTI E NE PARLAMENT. SEKSI DUHET TE JETE I FSHEHTE SI NE KOHEN E KOMUNIZMIT. PRANDAJ EDHE BERISHA NE KETE RAST KERKON KOKEN E SALIANIT. SALIANI KA THYER KODIN KOMUNIST MAFIOZ TE SHFRYRJES SE EPSHIT TE SEKSIT DHE PORNOGRAFISE, DUKE E BERE ATË HAPUR. PER KETE ARSYE AI DUHET TE IKE.

    POR NE TE NJEJTEN KOHE, SALI BERISHA I QENDRON PRANE, E MBRON DHE RUAN DIKE TJETER; LULEZIM BASHEN…… SEPSE KY ASNJEHERE NUK KA DALE HAPUR NE KETE FUSHE……. LULEZIM BASHA JO SI KOMUNIST, POR SI HOLLANDEZ, I BEN ME KUJDES LEVIZJET “JASHTEPARTIAKE”.

    DHE NE LUFTEN PER MOTIVE TE DOBTA TE BASHES DHE SALIANIT, KRYETARI SALI BERISHA, KA ZGJEDHUR TE MBROJE DHE MBAJE NE PARTI ATË QE DI TE ZBATOJE RREGULLAT E MAFIES, TE KOMUNISTIT, TE HESHHTJES, TE BERJES SE GJERAVE NE FSHEHTESI. PRA SALI BERISHA KA ZGJEDHUR LULIN, QE KA KOHE TE SHKOJE NE HOLLANDE, KA KOHE TE MERRET ME PARTINE, POR KA KOHE TE QENDROJE EDHE NE SHQIPERI, DUKE VEPRUAR PA BERE ZE DHE PA ÇUAR MESAZHE……

    NE KETO KUSHTE SALIANI ESHTE THJESHT VIKTIME E NGORDHUR E NJE LOJE XHELOZIE. ME NJOFTIMET E SAPO ARDHURA TANI, DUKET SE GJITHCKA ESHTE E FALLSIFIKUAR. NE KETE RAST SALIANI RREZIKON BURGIM TE GJATE, EDHE PER TENTATIVE RREZIMI TE QEVERISE ME DHUNE (PO TE DONI UA SHPJEGOJ). E VETMJA RRUGE E SALIANIT NE KETE RAST, ESHTE TI TREGOJE PROKURORISE GJITHE PLANIN E PD PER TENTATIVE PUCI, NEPERMJET FALLSIFIKIMIT TE AUDIOS DHE DESHMIVE TE RREME, ME QELLIM RREZIMIN E NJE QEVERIE TE ZGJEDHUR

    OSE NE BURG TE GJATE DHE NUK E TAKON ME AS GRIDEN, OSE I PENDUAR I DREJTESISE DHE PASTAJ E ZGJEDH VETE TE ARDHMEN E TIJ. KETO JANE PER MOMENTIN RRUGET E VETME TE SALIANIT. MUND TE KETE EDHE NJE RRUGE TE TRETE……, TE BEHET HOLLANDEZ PER HOLE-ANDEDASHESIT E PARTISE DEMOKRATIKE.

    NUK I DIHET. EDHE ANALIZA IME MUND TE JETE KREJTESISHT E GABUAR. POR NJE GJE ESHTE E SAKTE. NJERA NGA VIDEOT ESHTE E VERTETE…. ESHTE AJO QE VETE HEROI PRANON SE ESHTE “……PIS ….. dhe ……PLEH…”

  12. Zigur Qarri says:

    Analize e sforcuar,pa nerv,sa me kaluar rradhen,si me porosi.Nuk flet fare per kryesoren,
    thelbin,pavaresisht se kush e thote,sikur ke alergji.Dikur nuk ke patur!Por,kur permend
    kete “te vertete te padiskutueshme” qe thua:”Sapo Edi Rama deklaroi se ka siguruar një
    provë shkencore se gjithshka ështe e montuar…..”cenon besueshmerine,bie ne pozicionin
    e nje militanti.Rama dhe F.Xhafaj perdoren makinen shterore ne funksion te tyre,kerrcenuan
    me burg qe te nxirrnin deshmitarin X,dhe ata e nxorren per te shpetuar bythen e tyre.Po Edi
    Ramen,kush do ta detyroi te tregoi,se ku e ka siguruar proven shkencore?

    1. Llaman says:

      Bravo o zigur qori!

    2. Vëzhguesi says:

      Zigur, sikur e ke dredhur një çikë. Kam vënë re se këto orët e fundit ta ka ngrënë
      gjuhën gomari.

      1. Zigur Qarri says:

        Ka edhe mendime te kundert ne nje “shoqeri te lire”,apo jo?
        Kur merresh me personin dhe jo me komentin,eshte nje problem,nje problem i madh.
        Megjithese s’te fajesoj,jan tekat e natyres,evolucioni nuk funksionon tek te gjith njesoj.
        Le te shpresojm qe gjerat do te ndryshojn per te mire.

    3. Reli says:

      O zigur qeni mos dil me se do te te rahim k…..

  13. mergim tari says:

    Mero
    Po te kthehemi ne kronikat e dy tre diteve me pare, pasi doli emri I atij trafikantit dhe hajdutit te makinave nga Vlora, Bardhi, Saliani dhe Alibeja kane thene Audio eshte autentike dhe personi qe ka bere pergjimin eshte me Integrität.
    Pra ketu le te kapet PROKURORIA……. TE THENIA E PD…….. AI QE KA BERE PERGJIMIN ESHTE ME INTEGRITET.
    PRA E PARA PD E DI KUSH E KA BERE PERGJIMIN
    E DYTA PERGJIMIN NUK E KA BERE AI SKAFISTI TRAFIKANT HAJDUT NGS VLORA
    MBETET TA KETE BERE OSE KY GAZETARI I PD OSE DIKUSH TJETER.
    KUSHDO QE E KA BERE KA FRIKE TE DALE SEPSE E DI QE AJO QE ESHTE SERVIRUR ESHTE MASHTRIM, MONTIM, DHE PAS HETIMEVE TE PROKURORISE AI QE E MERR PERSIPER SHKON ME HAP RRESHTOR DREJT BURGUT.

    E VETMJA GJE QE KAM FRIKE ESHTE SE MOS HETIMI BIE NE DUAR TE GABUARA, PASI PROKURORIA DHE GJYKATAT JANE ENDE NJE GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL NE SHPERBERJE E SIPER.

    EDI RAMA SI KRYEMINISTER,
    FATMIR XHAFAJ SI MINISTER I BRENDESHEM
    ILIR META SI PRESIDENT
    GRAMOZ RUCI SI KRYETAR PARLAMENTI

    DUHET TE KERKOJNE HETIM TE PLOTE DHE DENIM TE FAJTOREVE
    PASI KJO CESHTJE LIDHET DIREKT ME SIGURINE KOMBETARE TE VENDIT
    NESE ATO QE THUHEN JANE TE VERTETA KEMI NJE MINISTER QE MBESHTET VELLANE TRAFIKANT
    NESE AUDIO ESHTE FALLCO ATEHERE AJO KA RREZIKUAR CUARJEN E VENDIT NE ANARKI, RREZIMIN E QEVERISE, TENTATIVE PER PUC SHTETEROR PER TE RREZUAR NJE QEVERI TE ZGJEDHUR….
    DHE PER KETE KEQBERESIT DUHET TE ARRIN DENIMIN E MERITUAR ME BURG QE SHKON EDHE ME DEKADA……

  14. Peço says:

    Si nuk merret askush me thënien e parë të Berishës, “..nuk e nxjerrim emrin e dëshmitarit x pasi kemi frikë se do e vrasin.”?
    Mendoj se kjo i shpjegon të gjitha. Babalja ka shpëtuar për qime nga vrasja. Ishte fat që shik dhe ministria e brëndëshme kanë spiunë brënda PD dhe informuan për nisjen e Babales në Kosovë. Shyqyr që e zunë që në fillim të udhëtimit, sepse deri në Kukës Babalja do ma kishte ngrënë paparen. Tani demonstratës së PD në 26 Maj i mungon një detaj mjaft i rëndësishëm, vrasja e Babales.
    Shyqyr që e ruajti zoti të shkretin se do linte pas gruan dhe fëmijët, pa sa për vehte, ëhë, Babalja do ishte tani tek të shumtit. Sinqerisht për të më vjen keq. Mund të jetë njeri me vese, por jo aq të rrezikshme sa ato të drejtuesve të PD.

  15. Bureto says:

    Zigur. A e di ti shërbimet intrligjente dhe agjensi të tjera investigative të vëndeve të fuqishme aleate strategjike të vendit tonë, për interesat e tyre kanë në Shqipëri, laboratore të sofistikuara, dhe mund t’ia kenë dhënë ata rezultatin Ramës, mbasi e kanë marrë nga prokuroria audiopërgjimin? Si mendon ti, ata që kanë vënë Xhafën ministër, e kanë vënë që të luajnë me të kundërshtarët e reformës në drejtësi, që udhëhoqi Xhafaj, dhe të frikësuarit prej saj?! Luaj vendit, hej burrë! E di ti atë fjalën e mënçur të popullit që thotë se për një plesht nuk digjet jorgani? Ja pra mund të jetë dhe kështu.

  16. K9 says:

    Lubonja, Fevziu, Gjeka, Peka, e me the e te thashe, Jane ai llum kazani qe Sali Berisha edhe pse mund ti percmoje, arrin ti vere ne sherbim te tij me cdo intrige ordinere , mjafton te jete kunder Edi Rames. Po gjithmone flasim per llum gjithilogesh, ku nuk perjashtohen as antiberishistet qe bejne proceset gjyqesore t e intrigave berishiste.
    Problemi eshte qe vellai i ministrit eshte nje ordiner. Ministri nje frikacak. Rama nje klloun dhe PDja nje germadhe me nje idiot per lider dhe nje mumje te ballsamosur horror qe e mban peng ate dhe Shqiperine.
    Dalim dot nga ky qorr sokak?!!!!
    Jo…………………..
    Mund te rrime edhe 500 vjet, si kultura e tmerrshme mesjetare qe trashegojme gjithe krenari.

  17. Per Bledin says:

    I dashur Bledi,

    Pergjigjen po ta jap une: nuk kemi arsye ta besojme Babalen me shume se Agronin dhe anasjelltas. Kush akuzon nuk thote gjithmone te verteten. E verteta nuk eshte as prone e akuzuesit dhe as e te akuzuarit. Per kete ekziston Prokuroria.

  18. Lennard says:

    Ketyre Legeneve u duhen “Prere Duart”.Duhet nje procedim i shpejte dhe Korrekt.U pa qellimi i tyre .;PENGIMI I NEGOCIATAVE.Keta Legene e vertetuan qe jane te frikesuar dhe prandaaj duan destabilizim te Vendit. Te Kthejne nje 97 tjeter.Cfare taksirati ka Populli te vuaje dhe te deshperohet nga Tekat e disa Prostitutave Politike.Mazhoranca ka detyre imediate ta coje deri ne FUND Ceshtjen dhe tu jape nje mesim shembullor me Penalitetin Perkates.

  19. Pokeristi says:

    Z.Mero!
    E gjithe historija sic e quani dhe ju eshte si nje film policesk,per femijet e foshnjores nga 4 vjec deri 6 vjec.Per te gjitha kategorite e moshave te tjera eshte e pa pranueshme me perjashtim te grupit te qumeshtoreve PD-iste qe pijne vazhdimisht qumesht nga siset eSaliut.

  20. @ says:

    @Reli
    Nuk e njoh Zigurin dhe as me njeh.
    Por ti dukesh prej se largu qe duhesh mbyllur (jo rrahur) si qen i terbuar.

  21. Turi says:

    Po berti abes esh ordinere ku ka shance ai te ulet ne tavolina me njerez te seres se agronit. Nuk eshte agroni ne kasete fare. Berti esh me mashtrusi i vlores dhe se beson njeri dhe te sakt ta kete kete muabet. Po qe se pranon asnjeri tregon mshtrimin e pergjimit te agronit

  22. skrapari says:

    I gjithe ky pasim topi, por asnjeri nuk pranon se cili beri autogolin, tregon se frika u ka hyre ne palce. Po cila eshte kjo frike ? Ka hyre frika e nje drejtesie ,te asaj derjtesie qe po pret populli shqiptar me fillimin e vetingut…. Po,po ! Kush ka faj te dreidhet . te dridhet kur keto i bene nje qe ka patur eka probleme me drejtesine,si Sali Berisha e Lulzim Basha.

  23. Sit back and relaks says:

    Mero, je katandisur ne nivelin e vjollca vokshit. ..

  24. AMSTERDAMI says:

    TE MERRESH ME PEDET E SHQUPIT E ME BOBOLET E VLORES ESHTE TI JAPESH KOHE SAL HALE PICKIDOLIT TI SHPETOJE DREJTESISE NE SE NJE DITE DO TE BEHET.

  25. DETAR BREGU says:

    VETVETIU DALIN DISA PYETJE NGA KJO MASKARADE E RRADHES.
    SA VJEC ESHTE KY GAZETARI INVESTIGATIV ?
    SE PO TE BESH DIFERENCEN I BIE TI KETE PAS BUZET ME QUMESHT JO VETEM NE GAZETARI POR EDHE NE ASPEKTE TE TJERA DHE AQ ME.KEQ NE KETE INVESTIGATIVEN KU BUMI QE BERI BERI QE TE NJIHEJ SI GAZETAR INVESTIGATIV I VETSHPALLUR PASI NUK JA KISHIM NDJERE AS EMRIN E AS FIRMEN SI GAZETAR TE THJESHTE.
    KETA LLOJ DUTEN NE GAZETARET QE NUK DINE TE SHKRUAJNE POR DINE QE TE PERDOREN NE KEMBIM TE PARAVE.
    E C’E PASTAJ SE U BE GJITHE KJO KATRAHURE ?
    KUSH E PESON ?
    PD I DUHEJ NJE INDICJE PER PROTESTEN E RRADHES POR QE TE MARRE FLAKE DUHET KASHTA E THATE DHE KJO GJE LD I MUNGON NDAJ DHE DO FINALIZOHEN ME TULLUMBACE TE SHFRYRE SI ATO PARA SAJ EDHE KJO E RRADHES…!

  26. kasem gahinji says:

    po te duan organete prokurorise ceshtja zberthehet.nuk besoj qe babahaleja dhe gazetar boledashi te duan burgun per te shpetuar lulin me tre zonjushet.gazetari((babhaleja eshte trap i shtrydhur dhe pa vlere)pranon nje regjistrim investigativ.pranon qe kane shkuar ne tragjas per te blere hashash.e kane blere,(te tregojne me emra ku kane gjetur parate,sepse ai qe ben investimin ka interesin)jane pergatitur per trafikim,por moti i keq u ka lene hashash ne dore,pra pranojne perpjekjen per trafik narkotikesh.atehere ose duhet te denohet per perhapje te informacioneve te rreme me qellime politike,si situate destabilizimi te vendit(keni parasysh situata vazhdon me perpjekjen e 26 majit),ose duhet te pergjigjen per trafik te lendeve narkotike,pra si trafikante .gjithecka e paramenduar dhe me nje operacion mbulimi si perpjekje investigative gazetareske.te zgjedhe gazetari dhe te pranoje ate qe e lehteson.e vetmja menyre per te lehtesuar vehten eshte bashkepunimi i ndershem me drejtesine.nuk ka shoqate qe e shpeton.

  27. Padrino says:

    Edvin, pardesybardhi eshte nje cope bythshkerdhyer, qe meret me fukarenjte per dritat, ujin e rugen, koqevarve, kuksjane, se mostren e vicidolit, sa-lehun, dhe djalin qe ka sjelle lirica, xen sykoqen, as fijen flokut su ka prekur, me gjithe lul shalengjitur , hollandezin, fluturus, like defter floririn, banditin numer nje te Allvanisé qe vuri president .Edvini bunkartit, i shtepise sé gjetheve, qe vuri visho kajtazin, ambasador ne Nato ‘qe deklaroi ne zgjedhjet lokale tè kaluara ne Kukes, se saleh haram berishovksi , ka bere dhe gjera te mira per Allvanine e janullatosit. Kush i beson pallavrat edvinit mashtrusit, se drejtesia do behet, po kur.

  28. TE DENUAR says:

    I Nderuar Mero Baze:Buker e ke thene dhe ke Trajtuar POR AJO QE ESHTE TE THEKSOJME Eshte:Me c´fare te DREJTE Nje Kryetare Parties dhe Kryetare OPOZZITE si Luezim Basha,pa Provuar Autincitettin e Videos, si dhe “Pa ditur Autorin”..kete KASETE JA DERGON PERFAQESIVE DIPLOMATIKE NE TIRANE, ku Inkriminon Qeverine dhe Shtetin?????????????????Kuptove i Nderuar Mere Baze.. HETIMI DUHET TE FILLOJ NGA lULEZIM bASHA sPIUNI I uDB-SE sERBE DHE SFB-e Russe…Gjarpri qe po kerkon te Helmoj Shqipetaret eshte pikerishte ne “Folene PD” TE Shqipetareve…sa per Babalen..e kuptoj shume mire…ai i Mbytur se i Mbytur eshte…AI SHIKON TE PERFITOJ dica “Kocka”..por edhe vete Babalja po ta Dinte se DO TA PERDORNIN KETE KASETE Kunder Interesave Shqipetare Besoj se nuk do te Perzihej..
    Agron XHAFAJ, eshte per Mua nje “Viktime” e kesaj Intrige te Qelbur..TE AGONI Afrohen gjoja per “Ndihme” Babalja dhe Spiuni-Gazetare Jetmir-ZIU…PRA GJITHCKA KA QENE E KURDISUR QE NE FILLIM DHE MBANE ERE Sali -Lulezim Bashovici
    @@@@@@@@@@RRACE E NDYRE BASTARDESH-Lulic Bashovici dhe Berisha TU hIQET iMUNITETI dhe te merreen te PANDEHUR NGA pROKURORIA…lol

  29. Koli says:

    Po pse e dergoi vellain ne Itali Fatmir Xhafa, nga frika, apo nga Amerika? Nuk kishte pse ta niste me aq ngut. Rregjistrimin ka te drejte ta beje kushdo dhe nuk ka pergjegjesi penale te asnje lloji. Kete e di edhe gomari. Dhe kete duhet ta kishte shtuar Baze vete, sepse dy jane mundesite, qe rregjistrimi eshte origjinal ose jo. Nese nuk eshte origjinal, ndodh kjo, thote Baze. Por ai vete duhet te jape edhe nje hipoteze nese rregjistrimi eshte origjinal. Apo jo? Se ne pergjithesi njerezve nuk iu plas a e peson Xhafa apo Basha. Njerezit duan te verteten. Dhe njerezit gallate duan. Pra nese rregjistrimi eshte origjinal, e ha edhe Fatmir Xhafa vete, me siguri, pervec te vellait qe e coi me duart e veta ne burg, duke u bere gazi i botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje