Edi Paloka garanton shqiptarët për rrëzimin e Ramës: Duam një qeverisje të ndershme, ja detajet e protestës madhështore që do t'i prijmë

20 Maj 2018, 12:22Politika TEMA

Edi Paloka thotë se shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen më nga kryeministri Edi Rama.

Ai paralajmëron rrëzimin e këtij të fundit duke sugjeruar që duhet një qeverisje e ndershme.

Numri dy i demokratëve ka treguar edhe detajet e protestës që sipas opozitës do të jetë madhështore dhe do t’i prijë Partia Demokratike dhe aleatët.

Ndër të tjera, Paloka thotë:

“Që kur shqiptarët u njohën me skandalin Xhafaj, Edi Rama po zbaton një skenar kriminal që synon mbylljen e hetimeve pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të Brendshëm për trafik droge. 

Pjesë kryesore e këtij skenari është mohimi i zërit të Agron Xhafajt, që i siguroi Dëshmitarit X gjetjen dhe transportin e hashashit me garancinë se Policia nën varësinë e vëllait të tij Ministër i Brendshëm, do ti hapte rrugën.

Edi Rama i mashtroi shqiptarët duke thënë se ka bërë një ekspertizë të zërit në një agjensi të specializuar, por ai akoma nuk ka treguar se cila është kjo agjenci. 

Edhe Fatmir Xhafaj tha të njëjtën gjë po atë ditë, por as njëri, as tjetri nuk bëjnë publik emrin e agjencisë që na paska bërë ekspertizën. 

Rama dhe Xhafaj ministër nuk bënë transparencë para shqiptarëve, siç kanë detyrimin ta bëjnë, jo se e ashtuquajtura ekspertizë nuk përbën provë, por sepse asnjë agjenci e specializuar nuk do t’i thoshte të zezës të bardhë! 

Fatmir Xhafaj e di që zëri në përgjime është i të vëllait. E di që Dëshmitari X dhe gazetari Jetmir Olldashi thonë të vërtetën. Prandaj e largoi me urgjencë të vëllain trafikant pa ua nxjerrë më parë shqiptarëve me zë dhe me figurë që ta bënin vetë identifikimin dhe të gjykonin të vërtetën. 

Edhe Edi Rama e di që Agron Xhafaj është koka e trafiqeve në Vlorë, prandaj gënjeu për ekspertizën e zërit dhe nuk iu përgjigj gazetarëve për emrin e agjencisë. Për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të inkriminuar, Edi Rama është bërë pjesë e skenarit për të mbuluar veprat kriminale të Fatmir dhe Agron Xhafajt. 

Pjesa e dytë e këtij skenari është imponimi ndaj Prokurorisë të pranojë si ekspertizë të zërit të Agron Xhafajt rezultatin e paracaktuar nga vetë Edi Rama. Prandaj Fatmir Xhafaj vazhdon të qëndrojë në detyrë: për të vazhduar manipulimin dhe shkatërrimin e provave, nëpërmjet kukullave të tij në Prokurori Arta Marku dhe Donika Prela. 

Ka ardhur koha që, të gjithë bashkë, t’i themi ndal pengmarrjes së shtetit nga krimi!

Partia Demokratike ka thirrur të shtunën tjetër më 26 Maj një protestë kombëtare për të bashkuar shqiptarët në një zë: Fatmir Xhafaj ik! 

Shqiptarët nuk mund të pranojnë më të qeverisen nga krimi!

Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur, duke parë sesi qeveria e tyre refuzohet nga Europa për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar, një herë me Saimir Tahirin dhe tani me Fatmir Xhafajn. 

Ju ftoj të gjithëve, të shtunën në orën 11.00, pa dallime partiake të bashkohemi në protestën kombëtare, për t’i dhënë mesazhin Europës se shqiptarët europianë refuzojnë një qeveri antieuropiane! 

Se duam një qeverisje të ndershme, e cila do të realizojë kushtet për hapjen e negociatave.

Se duam luftën dhe jo mbrojtjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Se duam drejtësinë e barabartë për të gjithë dhe jo drejtësinë  e kapur. 

Ju ftoj të gjithë në protestën kombëtare, të shtunën me 26 maj në orën 11.00.

Falemnderit!​” nënvizon Paloka. (TemA)

14 komente në “Edi Paloka garanton shqiptarët për rrëzimin e Ramës: Duam një qeverisje të ndershme, ja detajet e protestës madhështore që do t’i prijmë”

  1. h says:

    Po shqiptaret bene zgjedhjet dhe vendosen te qeverisen
    nga rama dhe kjo qeveri e keqe. Ky pse ben ham,ham.
    Kur tju zgjedhin ju atehere qeverisni ju.

  2. Bk says:

    E tmerrshme te te bej moral per Europen nje rrugac ordiner. PD po shkon drejt deshtimit total. Eshte e pamundur qe njerezit te shkojne pas njerezve si Basha apo Paloka. Ata vazhdojne te na marin per mendjelehte. Duhet riorganizim nga fillimi per gjithe te djathten.

  3. Askushi says:

    Keta po luajn me nervat e shqiptareve.

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Po Zoti Paloka
    E the ti? U kry!
    E dum qeverrin
    të ndershme si ty!

  5. Salikrimineli says:

    Ha ha ha Paloqja do na permbythi qevedhine.Populli thqiptar medhi po pret ta udheheqi paloqja me luluth mathtruthin.Perpara paloqe po halli juaj nuk do te thote qe eshte hall i popullit.Ne duam tu marim juve cfare na keni mare.Ju doni te mbani cfare keni grabitur.Na vjen keq po mer nja 20 -30 militante dhe demothtro.

  6. Johani says:

    Mire e ke padhoke prr tja shkerdhyer nanen e baben kti populli duhet te qeverisesh ti dhe skuadra vrastare e PD-s,por ktu ka nje problem se si te vini ju ne pushtet pasi le vote nuk vini dot pasi shqiptaret ju urejne,e le ata qe ju perkeahin shumicen i keni ne burg,sa nga lazarati i keni ne burg a e di ti,e sa e sa be europe,qekaj u kap,balili eshte zhdukur,disa ish themelues i keni prejashtuar jeshtu qe ata as nuk ju vijne ne proteste as nuk ju votojne, pra to do e rrezon qeverine me disa sakat di ti jo qe ju ka fal eoti por se droga ju la le pasoja.

  7. Loku says:

    Me ke do vish ne pushtet mor pijanec me Flamur Noken me Salianusin apo me Strazimirin po ju jeni nje tuf idjotesh qe i merni ere pordhes se Saliut dhe kenaqeni.

  8. zi says:

    Me prit tek koqet e kalit te Skenderbeut,
    jam duke ardhur,
    mos harosh deshmimtarin X ,ndesa kriminelet S,L,M,R,G,deshiroj tjau shoh ne balle,
    sa shume mall ndjej per ta!sa me pelqen te vuej per ta!
    Per pasurimin e tyre,udhetimet,vilat,makinat luksoze,veshjen komode,breckat shumllojshme,
    sa i ngazelluar jam, mezi po pres diten,oren,minuten qe tju shof e te kerthas bashke me ju,ah.
    Deri atehere ti pritme tek koqet e kalit te Skenderbeut dhe po u merzite futi ndonje te ferkuar.

  9. Gri says:

    O PALOKE! Meto qe kerkon nuk behen me me pak se 100 militant. Ne populli ” i trash” kemi kohe qe s’ju ” kuptojme” ju plehrave antireforme dhe antieuropeane te PD.
    Sot i paske fute nja 2 dobjo.
    N e protestes futi 4 dopjo. Sepse behesh me i besueshem. Te fala Bertit!

  10. Rrok cubi says:

    Edhe nje dopio ketij,qe ta kem mire me te,se me rrezimin e qeverise ky munt te behet dicka

  11. Franci says:

    Po o nofull shtrember shqiptaret mezi po presim te kthehet banda juaj e PD ne pushtet.
    Qe te kthehemi ne shtet rrumpalle, ku disa mos paguajne taksa e energji elektrike dhe te tjeret te paguajne per te dyja palet, te mos lejojne e ti godasin me plumba opozitaret poqese duan te protestojne ,qe policet ne sherbim te jene me duar ne xhepa e te hane fara.

  12. robi says:

    O thuthuq u bere trim mor rrugac Tirone. me cilin do dalesh ne demonstrate me Strazon me patllake ne brez, me Mul gangsterin, apo me Belind gerrnetaxhiun , kerricin e pd se, mos harroni qe ne rreshtin e pare sa per te rregulluar pamjen e demonstrates te vendosni kejdi dhembecakallen e lesheliqise me dick ne dore bashke me floida shpifaraken . sa here dilni ju ne demonstrate humbisni nja 10 mije votues . dhe populli beteohet qe ne 2021 do ju jape jo me 1.000.000 shuplaka por 1.500.000 shuplaka dhe leshelija dhe pd ja te shkojne per lesh,,,,

  13. Amoral says:

    Kur u ben hetimet ndaj vrasjve, vjedhjeve dhe krimeve qe keni bere gjate tranzicionit dhe dolet te pa fajshem ne gjykat e ju hipokrit mundoheni te beni moral e nga te akuzuar ktheheni ne akuzues??

  14. fundurinat says:

    pregatitu ne vitin 2025 o Pathloka se me perpara harroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje