Presidenti i Koresë së Jugut fluturon drejt Uashingtonit, përpiqet të qetësojë nervat amerikane për samitin Trump-Kim

22 Maj 2018, 18:20Bota TEMA

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe ai i Koresë së Jugut Jae-in Moon do të zhvillojnë mbajnë bisedime në Uashington, mes pasigurisë mbi një samit të planifikuar SHBA-Kore e Veriut.

Javën e kaluar, Veriu tha se mund të anulojë samitin nëse SHBA këmbëngul për shkatërrimin e armëve bërthamore në mënyrë të njëanshme.

Moon do të përpiqet të qetësojë nervat amerikane për të nisur përsëri bisedimet në rrugën e duhur.

Një nga zyrtarët e tij tha se ai “do t’i thoshte presidenti Trump çfarë të priste dhe çfarë të mos priste nga Kim”, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

New York Times raporton se Trump ishte ” befasuar dhe zemëruar” nga një deklaratë e një zyrtari të lartë të Koresë së Veriut javën e kaluar që tha se regjimi nuk do të tregtonte kurrë arsenalin bërthamor dhe nuk do të vendoste për një rezultat “të njëanshëm” në samitin e Trump me Kim Jong-un, që do të zhvillohet më 12 qershor.

Zyrtarët e administratës kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se presin që Koreja e Veriut të pranojë çarmatimin e plotë dhe të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm në samit dhe se SHBA-të nuk do të pranojnë asgjë më pak.

Koreanët e Veriut kanë shprehur interesimin e tyre për “denuklearizim të plotë” të Gadishullit Korean, por ata e përcaktojnë atë në mënyra të ndryshme, duke përfshirë një proces të ndërsjellë në të cilin SHBA do të tërheqë praninë e saj ushtarake në rajon dhe përfundimisht të gjitha fuqitë bërthamore do të reduktojnë mbështetjen e tyre në arsenalet bërthamore.(tematv)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje