8 femra akuzojnë për ngacmime seksuale aktorin e famshëm

24 Maj 2018, 18:21Lifestyle TEMA

Aktori i famshëm Morgan Freeman është akuzuar për ngacmime seksuale nga disa femra, përfshi dhe reporterët që kanë mbuluar filmat e tij, sipas një raporti të ri.

16 persona folën për CNN rreth aktorit Morgan Freeman, sot 80 vjeç, duke pretenduar se ai ka bërë disa sjellje të pahijshme kundrejt tyre.

8 femra thanë se ishin viktima të ngacmimeve të tij ndërsa 8 të tjera thanë së kishin qenë dëshimtare të veprimeve të tilla.

Të 16 personat akuzuan Freeman për sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve apo promovimit të filmave të tij në kompaninë e tij të produksionit Revelations Entertainment.

CNN raporton se ka dhjetëra persona të tjerë që kanë punuar për Freeman që janë bërë pjesë e këtij investigimi.

1 komente në “8 femra akuzojnë për ngacmime seksuale aktorin e famshëm”

  1. Timi says:

    Është bere Mode kjo tash, mjafton të kesh lekë dhe ti kërkosh takim dhe prit padi për ngacmim seksual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje