Muç Nano vjen si aktor: Nuk ka kurva në këtë botë. Tirana është një qytet moralisht i prishur, me elita perverse

24 Maj 2018, 10:29Sociale TEMA

“Nuk ka kurva në këtë botë”, një stand-up komedi nga Mustafa Nano ngjitet në skenë në datat 24-27 Maj në Teatrin Eksperimental, një monolog që zgjat rreth 1 orë e 30 minuta, dhe i dedikohet seksit, gruas, marrëdhënieve të kësaj të fundit me burrin, dhe barazisë gjinore… Nano, nëpërmjet disa përvojave që i paraqet si personale, por edhe nëpërmjet vëzhgimeve impersonale, futet thellë në labirintet e këtij argumenti, që rëndom trajtohet si tabu mes shqiptarëve

Është hera e dytë që luani në stand-up komedi, një person publik që krijon shpesh provokime, debate kontroverse, dhe këtë herë me titullin “ Nuk ka kurva në këtë botë”, pse një ide e tillë, kaq e drejtpërdrejtë?

Kam përshtypjen se nuk ka një përgjigje për pse-në. Ishte një gjë që më erdhi, më lindi nga brenda si ide dhe m’u duk interesante. Kam dëshirë, atë që të tjerët e quajnë natyrën time provokative nuk është gjë tjetër vetëm qejfi im për të sfiduar shoqërinë.

Për ta sfiduar në disa tipare që unë i vërej negative siç është patriarkalizmi, maskilizmi, qëndrimet ndaj gruas, ndaj dhunës, ligjit apo shtetit…Në këto gjëra dua të sfidoj pasi e shoh një shoqëri të prapambetur, sidomos për të ardhur tani te show në fjalë. Kur vjen fjala te seksi kjo shoqëri duhet sfiduar. Ne duhet ta sfidojmë të gjithë, duhet të hapim trurin edhe duhet të demistifikojmë seksin sepse seksi nuk është ndonjë gjë e mistershme, e tmerrshme. Seksi është gjëja më humane që ekziston në botë. Kjo është një nga mesazhet kryesore të show-t: Demistifikoheni seksin, merreni për atë që është, është një gjë normale, humane, ndjenjë e jona.

Duket si ironi pasi ju sapo keni kaluar një debat në lidhje me seksualitetin, paraqitjen seksuale, erotike të femrave televizive, ku s’mund të themi që ia dolët, apo fituat në këtë debat por ju i keni dhënë një logo këtij stand-up, “Nuk ka kurva në këtë botë”. Nga një anë tingëllon si maskilizëm, e në anën tjetër si thyes tabush, si ekstravagancë – ç’ishin këto “qortime”?

Është një keqkuptim që, kam përshtypjen, ekziston te shumë njerëz. Qortimin unë ua bëra atyre moderatoreve televizive, është marrë si qortim maskilist. Jo s’ishte i tillë. Është krejt gjë tjetër. Mua nuk më pëlqeu vulgariteti, nuk pata asgjë me lakuriqësinë. Unë nuk kam asgjë me lakuriqësinë. Kur ajo jepet, ekspozohet në vendin e duhur, në kohën e duhur unë jam burri më i lumtur në këtë rast, nëse lakuriqësia më shfaqet në rrethana të tilla. Por, në këtë rast qortimin tim e kisha me vulgaritetin. Më vjen keq që qëndron ky keqkuptim me mua. Unë nuk jam konservator, s’ka lidhje me këtë.

Pavarësisht se në titull thoni “Nuk ka kurva në këtë botë”, ju do s’do e krijoni linçimin, ka një thikë me dy presa, pavarësisht se dukeni i hapur…pse keni përdorur këtë nocion?

Nëse nuk shikohet shfaqja ky titull në show-n tim mund të sjellë keqkuptime. Nocioni kurvë, është një nocion i shpikur në një botë burrash, që kanë qejf ta sundojnë këtë botë, dhe t’i nënshtrojnë gjithë gjërat e tjera, gruan mbi të gjitha. Ekziston edhe përtej Shqipërisë ky nocion, edhe në vendet më të zhvilluara, pse gjithë kjo traditë mijëravjeçare është përdorur si konstruksion, si të thuash kulturor, sociologjik: kurva. Kështu që është e vështirë ta heqësh. Unë e qortoj dhe mesazhi këtu është se nuk ka kurva, por gra që kanë qejfin e tyre, siç burrat kanë qejfin e tyre. Madje në një moment të show-t unë bëj paralelen, burrat e pamartuar që janë të dhënë pas grave i quajmë garipa, dhe gratë e pamartuara, të dhënë pas burrave ne i quajmë kurva. Pra shikojeni asimetrinë. Kjo është një asimetri e tmerrshme, unë e qortoj këtë gjë. Ky është mesazhi se nuk ka kurva, ka gra që bëjnë jetën e tyre.

Pse zgjedh skenën për të thënë një mendim tëndin, një shqetësim, a është i pamjaftueshëm Teatri në tema të tilla?

Është një formë tjetër, është komplementare nga çfarë unë bëj zakonisht, që shkruaj, dal nëpër televizione. Është një formë që s’ka të ngjashëm as me shfaqjet televizive. Unë penën kam timen, me të e kam marrëdhënien epsharake. Shkruaj, aty zbrazem më mirë. Aty është orgazma ime. Por këto janë forma që ndihmojnë të kuptosh publikun e të përcjellësh ca mesazhe në një formë tjetër, qoftë dhe te një audiencë tjetër. Kam përshtypjen se audienca teatrore është më e sofistikuar se ajo televizive, që është më masive. Audienca në teatër është më zgjedhur, ndaj e ndjej kënaqësi të komunikoj me këtë përballë tyre, drejtpërdrejt.

Duket sikur ju i përgjigjeni një debati, a besoni se edhe seksualiteti, erotika është diçka personale, edhe pse ju (ndoshta) e mendoni sikur po thyeni tabutë, po të flasim të paktën për shoqërinë e kryeqytetit?

Jo, jo aspak nuk është përgjigje e atij debati. Por, mund të them se ky kryeqyteti ynë nuk është aq klasik, i shkëputur qartësisht nga pjesa tjetër e kombit. Në Tiranë gjen mendje më të prapambetura ndonjëherë që mund të gjesh në Shqipëri. Madje ndonjëherë edhe tek elita, në këtë veçimin që i bëjmë Tiranës si qendër e madhe, që e vlerësojmë ndonjëherë, apo e sofistikuar. Nuk është gjithmonë kështu. Madje në shumë raste unë merrem me konceptin, kompleksin e katunarit, që njerëzit e rritur në Tiranë, e lëshojnë për ata që vijnë, nga pozitat e superioritetit, nga ex katedrat. Unë nuk njoh katunar më të mëdhenj se sa ata që e lëshojnë këtë fjalë pa doganë. Kështu që në Tiranë nuk është ajo që është problem kolektiv. Ka oaze që rrezatojnë, dhe rrezatojnë fort. Por në tërësinë e vet Tirana është një qytet moralisht i prishur, dhe nuk ka ndonjë gjë të madhe për t’ju ofruar provincave, apo atyre që ne i quajmë province. Për një sqarim, show që do të bëj unë nuk ka asnjë lidhje me debatin që kam bërë së fundi.

Cila është bërthama e tekstit?

Si bërthamë teksti që them është diçka që unë kam shkruar para tre viteve. Ka qenë aty, gati. Ishte një tekst i përgatitur, duke i shtuar ndonjë gjë të thjeshtë. Do më vinte keq nëse këtë tekst ta shohin të lidhur si inspirim i ndonjë debati. Ndonjëherë, disa njerëz e shitën atë ngjarje si debat. Përveç argumentit të seksit, barazisë gjinore, kam edhe disa paranteza që janë xhepa që krijohen gjatë show-t ku merrem me pak politikë, me mesazhet mbi kompleksin e katunarit etj., janë situata, detaje që shoqërojnë.

Përmendet se Tirana nuk është një qendër urbane që, të pretendojmë tek ajo kuptimin klasik si kryeqytet, sidomos në shqetësimin tuaj për elitën. Çfarë sheh tek to, duke pasur parasysh se ju flisni mbi moralin që krijojnë opinionin, bëjnë publikun?

Unë jam vetë pjesë e kësaj elite dhe kjo qasje bie edhe mbi mua, nuk ka diskutim. Po më shqetëson elita, sepse ata në përgjithësi tërheqin zvarrë gjithë shoqërinë dhe i tregojnë dritën përpara, hapin rrugën. Elitat janë të rëndësishme. Unë kam një letërkëmbim me një koleg tonin serb, dhe në letrën e parë që i kam dërguar atij këtë kam thënë se elitat ballkanike janë fajtor për gjendjen e luftërave që kanë shpërthyer, për urrejtjen midis popujve. Janë elitat që nga mënyra se si e shohin historinë, janë në grackën e urrejtjes. Ata bien në urrejtje. Janë elita provincial, në termin kulturor, të mbyllura në botën e tyre të vogël, që ushqejnë tribalizmat…

Janë elita perverse?

Po, sigurisht edhe perverse. Ndonjëherë kur janë perverse, janë tmerrësisht perverse në ndryshim nga perversiteti që mund të kenë në perëndim. Janë elita gënjeshtare, demogoge, të lidhura shumë me pushtetin, që i bëjnë fresk atyre që marrim vendim. Këtu kemi elita të trembura. Po të vësh re debati publik që bëhet, është mistrec, i vogël meskin mbi botën, Shqipërinë, mbi ligjin, shtetin…të gjitha janë meskine. Ka ardhur një këngëtar grek, që do të këndojë dhe hidhen të thonë se ky ka sharë shqiptarët. Nuk shijojnë këngët, muzikën. Bëje atë që ta vrasë ndërgjegjja për atë që ka thënë, sepse nuk e di realisht çfarë ka thënë për shqiptarët. Unë e di që këto janë edhe në botë. Por në vendet që ka një logjikë të madhe, kozmopolite nuk ndodh kështu me elitat.

Ju mendoni diçka personale për ta ndarë si përgjegjësi publike, pasi stand-up komedia i referohet një historie personale. Duke folur për keqkuptimet mbi çfarë përfaqëson si individ, në këtë rast, në këtë show çfarë kërkon të mbërrish, të përfaqësosh apo kemi të bëjmë thjesht me një katarsis personal…?

E thashë është një sfidë që i bëj asaj pjese të shoqërisë që me seksin ka një raport gati-gati mistik, e mistifikojnë. Mbi këtë bazë është krijuar koncepti i nderit të gruas, që është nderi i familjes. Nderi i gruas sipas mendjes së burrit. Dhe kur kjo grua çnderohet sipas konceptit të burrit shqiptar, ajo çnderon veten, familjen, burrin, vëllanë…Dua t’i sfidoj këto gjëra. Dua të sfidoj idenë që gruaja është në mënyrë natyrale fiziologjike, e thonë librat e shenjtë, një kulturë e caktuar se është e nënshtruar, se duhet të bindet, se është burri që komandon. Unë dua të sfidoj këtë ide, sepse nuk më duket se ka një logjikë që duhet të qëndrojë akoma në vitin 2018. Kështu që nuk është ndonjë përpjekje e imja për të bërë ndonjë katarsis. Është thjesht një përpjekje e imja për të sfiduar një mentalitet të prapambetur.

A keni referenca për show-n tuaj, vëzhgime konkrete, pasi edhe letërsia jonë nuk ka prodhimtari nga letërsia erotike?

Unë me këtë merrem me një masë të caktuar. Këto janë vëzhgime të mia, empirike. Po në show, bazohem te Frojdi apo ndonjë shkrimtar. Në përgjithësi çfarë unë them janë mbi bazën e vëzhgimeve çfarë unë bëj në jetë, më saktë me çfarë unë kam në jetë. Kam kontakt me vajza, me gra të të gjitha llojeve. Kështu që marr një shije nga to, më sjellin dhe humorin e gjithë bashkësisë së grave. Përgjithësisht më gënjen mendja se unë e di mirë se çfarë mendojnë gratë shqiptare në tërësi. Unë e di që ka gra që të japin ujë në bisht të lugës, thoshte gjyshja ime. Ka gra që ke kënaqësi të zhvillosh një bisedë, por në tërësinë e vet ato janë një pakicë. Unë përpiqem të sfidoj pjesën tjetër. Unë qortoj gjithë natyrën patriarkale të shoqërisë, por nga ana tjetër dua që gratë të mos dorëzohen. Ashtu si doja që gjitha pakicat të ngrenë zërin, ashtu siç edhe gay-t e ngrenë zërin, sepse kanë mbështetje ndërkombëtare. Edhe romët këtu janë me mijëra, por nuk ngrihen. Çfarë vlere ka t’i qortosh ato, duhet të mobilizohen të ngrihen, ta ngrenë zërin e tyre. Këtu shumica e grave mendojnë se kënaqësia në shtrat është të kënaqin burrin. Shumica kështu thonë.

A mendoni se rrjetet sociale po e kthejnë erotizmin në faktor, orientim?

Ja pra kur erotizmi bëhet një faktor rrezikon të na çojë në situatën kur një femër kalon përpara nesh, ne burrave nuk na bëjnë përshtypje edhe sikur të jenë të zhveshur fare, sepse kanë humbur misterin. Është ndjellës misteri, jo ekspozimi. Njeriu do të lexojë midis rreshtave, jo thjesht rresht, do kontekst. Një femër e zhveshur nuk e lëviz përfytyrimin, fantazinë. Është dramë e madhe tani ta lëmë fantazinë e përfytyrimin në gjumë.

Intervistoi: V.Murati-Mapo

18 komente në “Muç Nano vjen si aktor: Nuk ka kurva në këtë botë. Tirana është një qytet moralisht i prishur, me elita perverse”

  1. 72 Virgins Undefined says:

    Kurvat e Tiranes jane zevendesuar nga ato te Skraparit, Dibres,Librazhdit, Kukesit e Tropojes.

    Varferia shpirterore dhe morale e shoqerise do pjelle mosnjohje te normave shoqerore dhe ky Muca Filozofi eshte nje produkt i kesaj shoqerie. Patjeter ai frymezohet edhe nga politikanet e pushtetaret e sotem Shqiptare qe jane frymezim per brezat e rinj ne Shqiperi. E ardhmja duket e zymte , shpresojme 2025 te jete dhe ndricimi i mendjes se shqiptarit.

  2. apapapa says:

    Me sa duket Muci ka harruar te numeroje, se ai eshte kurva 1. Ku eshte AMA ku reklama te tilla perverse vendosen ne bulevard?

  3. Kurva ka sa te duash: Amatore & Profesioniste. says:

    @Muço Trapi, martohu me ndonje garripe serbe,
    ajo kurve nga novoselo,
    ti garrip nga fshati,
    problem i zgjidhur.
    Fjalimi i Nudistit ne Zyrat e Punes: “Pune ka sa te duash por s’ka profesioniste”

  4. Fatos nano says:

    ka kurva ka!!
    nje eshte skenderbeu qe ia la veren vllazine 1-5

  5. Fatos nano says:

    ka kurva ka!!!
    nje eshte skenderbeu qe ia la veren vllazine 1-5

  6. Fatos nano says:

    ka kurva ka!!!!
    nje eshte skenderbeu qe ia la veren vllazine 1-5

  7. ina says:

    ky nga skenderbeu vajti tek kurvat. Do me bo si i mencem. E mo leri keto ti. Filozof i madh ti. Meqe ra fjala: Nga e kishte nenen Skenderbeu? Apo tani do thuash nga Skrapari! ahahahahahahaha!ahahaha!

  8. Patriot says:

    Kush paguan per te degjuar budallalleqet e ketij idioti?

  9. Para Laci says:

    O Muc, Sa per barazine gjinore kam degjuar se eshte shkruar ne kushtetuten e pare shqiptare para 500-600 vjetesh. Duke marre ne konsiderate se sa e veshtire ishte jeta atehere, ligji thoshte se grate nuk duhet te vriten, perdhunohen, torturohen, rrihen, peshtyhen, dhe as te keq-trajtohen psikoligjikisht.
    Ja ku i keni themelet e shoqerise shqiptare qe jane hedhur me shekuj me pare, por ju “intelektualet” nuk po dini te ndertoni muret mbi te. Ju te gjithe doni me shume te beheni kontraverse se sa te ulni koken dhe te punoni per te ri-ndertuar shoqerine shqiptare.
    Nqs shoqeria shqiptare vepron brenda ketyre rregullave, ne mund te kemi nje nga shoqerite me te mira.

  10. 1 + 1 = 11 says:

    Ky “filozofi” i katundeve te Skraparit po ia kalon edhe Nard Ndokes.

  11. Plato says:

    stand up comedy??!! si mund te besh komedi kur nuk je komedian!! zot na ruaj, keta jan cmendur te gjithe

  12. OJ MUCHO says:

    NIGJO KTU E MOS NIGJO KTO NAKSONA

    CUN SI TY S’GJEN DOT TIRONA

    ME PAS KEN PAK MA I KUJDESSHEM E JOBATHQIM PARTIE

    E MOS KISHE PERDHUNUE DHIT E ASAJ KOJSHIE

    PASHA AT ZOT SOT KISHE FITU TITULLIN NOBEL

    QE SHPIRTIN JA KA MORR KADARIUT E SOT SI MUTI N’SHI KA NGEL

    TI JE MULTITALENT SERIOZISHT E KAM OOOOOJ MUCH NANON

    SHKRUN MODERON AKTRON E CICAT EKRANIT LUFTON

    E TASH Q’I KE HY N’VRYM QIROLLOGJISE

    SHIF MOS NGELESH MRENA M’ BYTHVE T’ASAJ MERAKLISE

    N’FUN T’FUNIT KJO O LOJA E KURVARIT

    TE GJITH E SHAJN POR EDHE E DUN NDERSA TE NERSHMIT S’JA VARIN !

  13. miri says:

    Me te vertete, kush eshte ai idjot qe paguan per te ndigjuar kete zog gomari?

  14. Lara says:

    Po nese plas ndonje lufte, kush do luftoje, burrat apo grate? Burrat jane seksi i forte dhe kjo s duhet mohuar.grate levte mbrohen nga burrat e te rrisin brez te shendetshem. Seksi eshte problem personal intim, ta leme me mire intim sepse eshte me bukur keshtu. Mucit do t i thoja qe kurva ka plot , kurvat duan pare, s ka te beje kurveria me ndjenjat prandaj mos i perziej modelet. Sot Shqipria ka nevoje per familje te shendetshme qe te rrisin brezin qe do vije . Mucit i ka ngel sahati ke seksi sikur punet e tjera i paskerkemi ne vije. Turp

  15. Qfar kari qe je says:

    Ik ore bythqir po kush e rruan pwr ty je bere si nje mut ne shi Qeshin te gjithe me ty o kar – – kur ti flet per ILDA BEJLERIN DUHET ME E FUT NEN TOKE PO KU PJERDH AJO PER TY KUR KAR -IK ANDEJ NGA MERO BAZE SE TA BEN NJE GOJORE SE ZENI E KA ARMINEN NE SHTRAT

  16. Nik says:

    Mustafa Nano mburret se i takon elites?!?! Ne se kjo eshte e vertete atehere s’besoj fare se ka elite. Ka patur dikur para Luftes se Dyte Boterore nje elite e vertete.
    Nik

  17. Opinion. says:

    ore portali i karpateve moldavo ruse,tema,largone ket serbin e maskuar me emer mustafa turk,se po poerdhoset flanuri e kushretuta shqiptare.
    une kusha pas deshire te dale ne duel debati me nustafa nanon,ne tv,dhe kishit par rafalin e grushta shkelmave ne te.
    ju garantoj,qe me jurre nuk ishre dale para ekraneve dhe gazetave.

  18. X. says:

    te gjithe keta me nbiemer nano,ishin serbe te maskuar me nga dy par emra e mbiemra,si shqiptar me emra te rejshum me dokumente,a emra te vertet ne fanijle serbe.
    edhe fatos nano nje serbe çetnik i maskuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje