“Sampaoli është qesharak, skemat e tij janë të 1930-ës”

24 Maj 2018, 21:30Sport TEMA

Diego Armando Maradona është kthyer të kritikojë trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaoli.

“Kam besim te lojtarët, por jo te trajneri Sampaoli.

Ai nuk ka një lojë të qartë në mendje, nuk ka një shtyllë kurrizore kur sulmon ose mbrohet”.

Ish-ylli i Argjentinës ka vazhduar:

“Në konferencën për shtyp të zhvilluar të hënën ka thënë se do të luajë me modulin 2-3-3-2 dhe kjo është qesharake.

Është një skemë e 1930-ës.

Problemi nuk janë lojtarët, por ai që i drejton dhe që i thotë atyre se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës.

Nëse trajneri nuk është i qartë, lojtarët nuk mund të bëjnë mrekulli”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje