VIDEO: Sherr në burg, 34 vjeçarit i ngulin thikën në kafkë

25 Maj 2018, 13:02Lifestyle TEMA

Pamje të pabesueshme tregojnë një të burgosur me një thikë të ngulur në kafkën e tij duke ecur dhe duke folur sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Në video shihet i dënuari Pedro Ferreira, 34 vjeç, i ulur në një shtrat duke shpjeguar me qetësi se si u sulmua me armën e ftohtë.

Ferreira i mbijetoi sulmit të rëndë dhe nuk pësoi komplikime afatgjata pasi kirurgët në Spitalin e Restaurimit në Recife në Brazil i hoqën thikën gjatë një operacioni delikat pesë orësh.

Ai u transferua nga spitali i qytetit në një burg ku shëndeti i tij mbeti i qëndrueshëm.

Ferreira ishte plagosur me thikë pas një sherri me një të burgosur tjetër në burgun e sigurimit të lartë në Ishullin Itamaraca. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje