Erdogan do të shkrijë Ministrinë e Punëve Europiane

26 Maj 2018, 09:28Bota TEMA

Nëse do të rikonfirmohet president i Turqisë në zgjedhjet e 24 qershorit, Recep Tayyip Erdogan, do të shkrijë Ministrinë e Punëve Europiane me atë të Jashtme.

Lajmin e bën të ditur “Hurriyet”, e cila saktëson se kjo lëvizje ka të bëjë me premtimin e presidentit për të reduktuar nga 25 në 15 numrin e ministrive të Turqisë.

Kjo bëhet e mundur falë ndryshimeve kushtetuese që bëjnë të ligjshëm sistemin presidencial, duke i dhënë më shumë pushtet kreut të shtetit.

Marrëdhëniet me Brukselin me shumë gjasa do t’i besohen njërit prej 4 zv.presidentëve që Erdogan do të ketë në administratën e re.

Në manifestin elektoral të AKP-së, partia e Erdoganit, premtohet forcimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike me disa rajone, në mënyrë të veçantë me BE-në. (TemA TV)

3 komente në “Erdogan do të shkrijë Ministrinë e Punëve Europiane”

  1. Genti says:

    Erdogan me politikat e tij po i largohet me shpejtesine e drites BE-se e kjo per fatin e keq te pjeses perparimtare dhe pro Evropiane te popullit turk. Nuk ka asnje faj BE per rrugen e zgjatur te Turqise drejt integrimit pervec mangesive ne zbatimin e te drejtave te njeriut dhe Demokracise reale qe le shume per te deshiruar. Por ndoshta eshte me mire qe nje vend kaq problematik si Turqia ti rrije larg Evropes.

  2. Xha Braho says:

    Le te hape Ministrine e Vehabizmit dhe mjekercjepve

  3. Kellira says:

    Uroj me gjithe shpirt te fitoje Erdogan!
    Sa me shume t’i largohet Turqia Europes aq me mire eshte per ne shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje