Nga Andrea Danglli
Ende pa u pastruar mirë sheshi nga përplasja e protestuesve me policinë, ende pa ikur plotësisht tymi i flakadanëve të hedhur, ende pa u shuar flaka e revoltës së brendshme, ende pa u analizuar ngjarja me hollësi, ende pa mbërritur në shtëpi tubuesit fukarenj të ardhur nga rrethet, ende pa u dëgjuar bilanci i zhvillimeve, ende pa u shëruar plagët e 11 policëve dhe 1 protestuesi në spital, ende pa u tharë ato pika gjaku nëpër rrjetat e Ministrisë së Brendshme, ende pa ju tretur mirë bërxolla e drekës në Rogner, Fatmir Mediu e rifilloi jetën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
“Trimi i republikanëve” dhe “frika e demokratëve”, ja nisi shtruar valles greke duke shfrenuar komplet trupin e n’trashur ca nga ushqimi i bollshëm dhe ca nga zullumet që i kanë bllokuar vit pas viti arteriet.
Hoqi kollaren firmato, harroi rrëfimet e hallexhinjve që kishte dëgjuar gjatë mesditës, nxorri nga mendja fjalimin e fortë të kryeopozitarit, fiku celularin e shtrenjtë dhe mu nën hundën e ambasadorit amerikan, presidentit dhe ajkës disi të prishur të Tiranës, nisi të argëtohet në darkën zyrtare sikur bota ishte krejt e tija. ( Dhe doemos e tillë është për të )
E tundi dhe e shkundi, e drodhi dhe e dogji, e dendi dhe e treti pa ndrojtje, frikë apo turpe duke përcjellë mesazhin se ndjehet më i lumtur se asnjëherë tjetër. Po mirë bën!
Të drejtë ka që dëfrehet dhe ne “maskarenjtë” s’kemi pse shfryjmë inate duke u marrë me gjendjen e tij emocionale. Është e natyrshme që gëzimi i madh të gjenerohet brenda tij dhe ne shqiptarët e “pagdhendur” që besojmë ende tek idealet, duhet ta mirëkuptojmë drejt.
Ai ka arsye që të festojë dhe kjo shfaqje nën ritmin e këngës “Picirika” është më e pakta për të demostruar gazin vetjak. Në një vend ku drejtësia mungon dhe politika është një bushtër e ndyrë që nuk le shtrat pa kaluar natën dhe ditën, edhe mëkatari më i madh mund të bëhet mbret.
Pse nuk u dashka të festosh kur i shpëton burgut të shtetit, qelisë së moralit, hekurave të paragjykimeve dhe dredh belin para atyre që u lodhën duke kërkuar “peshq të mëdhenj” dhe në fund shohin se ndryshe nga vendet e tjera këtu tek ne peshkatarët dhe kafshët kurrizore të ujërave të ëmbla dhe të kripura janë miq…
Çdo njeri që e mendon të nesërmen parimisht duhet të jetë i dashuruar me protestat pasi sidoqofshin ato shërbejnë si serum për demokracinë e vendit. Mua vetë më pëlqen kur ka reagime në çdo rast, i dua njerëzit që rebelohen me sistemin (edhe nëse janë të vetëm), frymëzohem nga tubimet dhe përkrah aq sa mundem çdo zhvillim të tillë që mendoj se ka nevojë për zërin tim. (majtas, djathtas, qendrës, apo grup civil qoftë).
Por më 26 maj Fatmiri i ditës nuk mund të jetë i barabartë me Fatmirin e natës. Rrjedhimisht s’mund të jetë njësoj me ata që transportohen në Tiranë për të sjellë një jetë më të mirë dhe jo për t’i përdorur si “sqeparë” për të hequr një Fatmir dhe për të sjellë një Fatmir tjetër.
Më 26 maj ai që me zor arrin të shtyjë muajin s’mund të barazpeshohet me Fatmirin e natës, as ata që shtrijnë dorën mbi trotuar dhe përleshen me policët, as ai bujku që hedh kanaleve djersën e një viti të tërë, as ai hallexhiu i fshatrave që jeton mesjetën e kohëve moderne, as ai nënpunësi i thjeshtë që kyç gojën se ka frikë për vendin e punës, as ai që kallot e duarve druhet t’i verë mbi një filxhan kafe se s’ka para. Kjo është Shqipëria përtej korridoreve hipokrite të politikës që klith dhe s’dëgjohet. Unë jam i bindur që ne do vijojmë të protestojmë. Mirë apo keq ne duhet të reagojmë dhe ky është kontributi më i pakët pozitiv që mund të japim për vendin.
Por nëse na takon të jemi krah njerëzve që natën janë “krimba” dhe ditën bëhen “flutura”, këtë nuk e di ashtu siç s’e kuptoj nëse duhet të mbështesim ata që në opozitë janë flutura dhe mazhorancë bëhen krimba apo, me pushtet janë krimba dhe pa pushtet bëhen flutura.
Këto shënime mu ngulën në tru si pyka çeliku teksa ndiqja “ballon e mbremjes”, ku më herët raportova nga afër protestën. Mendime të çuditshme më përshkuan trurin e lodhur gjatë agimit të freskët kur moti nazeli lëshonte shkëndija dhe gjëmime mbi Vorën e afërt.
Atje mbase dikush hyri nën kuvertë plot panik, një tjetër përqafoi me ankth bashkëshortin, njëri shkoi me vrap në shtretërit e fëmijëve të përgjumur dhe të tjerë u pushtuan nga kujtime të kobshme.
Ndërsa ai, heroi që tallet me drejtësinë, që pështyn mbi viktima dhe kërcen mbi kufoma, nisi rrugën drejt shtëpisë luksoze duke mbajtur mendjen tek nata e paharrueshme me vampirët e natës dhe engjëllorët e ditës.
Ndaj, sot Medi i dashur po ta them me zemër: Bravo dhe të lumtë o burrë i dheut. Mirë të na i bësh neve që jemi të rinj, dhe baballarëve tanë që të kanë duruar ty dhe 1001 Fatmirët e tjerë në opozitë apo mazhorancë qofshin.
Siç e ka thënë aq bukur Ali Asllani në një poezi të tij: “Hani, pini dhe rrëmbeni”, veçse ndryshe nga poeti unë besoj se vulë të zezë mbi ballin e tyre s’ka dhe as ka për të pasur ndonjëherë në këtë jetë. Në portat e botës tjetër se di, mbase Zoti ka mëshirë. Mbase…
Ai dhe shume si ai duan hellin ,Lu ,nuk e di se ç’eshte Helli ,po te lexoje Godo plakun e gjen tek Ali Pasha ,dhe Caushi …..Lu dhe ai iane te nje grupi gjaku” po keshtu edhe te tjeret jane rraca e politikaneve qe nuk ngrysen siç gdhihen dhe nuk gdhien siç ngrysen ,prandaj perzihen si lesht e arapit ,ata kujtojne se jane te prere per politikat e medha por ne fakt para popujve qe i gjykojne jane vetem denglaxhinj qe bashk me fatin i ndihmojne sistemet
Te lumte z, Andrea ,,,
Fate Gerdeci minimumi ne nje shtet demokratik duhej plumbi ballit ,,,
Po perse kaq mioper ore Cuk!Ne shtet demokratik jemi ketu e 28 vite nen drejtimin e perandorise qe s’la kineze pa na pshurosur!Mediu pa dyshim qe do kerceje pasi prane ka Lu-Lu-te qe hane e ngazerehen ne ahengun e PD per suksesin e protestes!A nuk veproi keshtu edhe Arvizu ku pas 21 janarit te zi pas nje birre Korçe quajti vrastaret perkatesisht Burre shteti e yll ne ngjitje!Kjo eshte tallja me e medhe qe i behet ketij populli!Nxirrni fotot e kinezit kur u emerua ambasador i plotfuqishem ne kolonin e radhes dhe krahasoini me te sotmen!Ndaj jane bere bashke te tere ata qe direkt apo indirek e gryen keqazi kete vend e duan te hane me ç’do kusht malin Rama si pengese kryesore e atyre qe jakat e kemishave i kane me jarge e yndyren e darkave,u eshte bere pengese ne zhvillimet demografike te nje shteti qe prej 78 vitesh qe i pavarur e u vetshpall koloni ne harmonin e repistit tak Ngjela e kompani!Ironi jete ku pasi e degzdisen njeriun me moral,intelektualin,atdhetarin me grin karte tashme hedhin vallen te lumturuar qe ndoshta kane shpallur nje shqiperi te tyre brenda shqiperise ne ombrellen tashme te njohur perandoriale!
Ju pergezoj per guximin per te thene te verteten Andrea. te gjithe e mendojne por pak e thuan. bravo te qofte per kete shkrim
Ma mbushe shpirtin aq shum sa me vjen ti zhduk te gjith keta maskarenj qe i kan pire gjakun ketij populli
andrea zoti ta falte mendjen dhe duart per kto cka thua ore bir shqiptar me zemer
Po te jene te ndershem dhe te paster ne shpirt shqipetaret !? Asnje nuk duhet ti ftoj keta mortje si ky plehra neper evenimente. Madje as ti flasin ne rruge, qe ata dhe familjet e tyre te ndjehen si mut. POR NE JEMI QYLAXHINJ, NE JEMI PA KARAKTER. NE HEQIM BREKET PER DY LEK.
TU SHTOFTE JETA ANDREA DANGLLI
Ti mire thua o Andre po a degjon populli Ky lloj badakçi popull kto lloj mostrash meriton te bej qef Saliu Mediu Fatosi Iliri Monika Lulushi dhe deri te plera e fundit e Parlamentit te majte apo te djathen qofshin njesoj jane qe nga 1990 e deri sot.
Pa koment per cfare ka shkruar gazetari(sepse e ka qare shkrimin me analizen brilante) por desha te shtoj si duket luli, tamam si Enveri pas mledhjes se 81 partive ne Moske! Sa i ngjane ja ka keputur koken, ADN-en urgjent lulit, sales e gjithe politikareve shqiptare.
Te lumte pena Andrea!
Te lumte Andrea, e ke qendisur. Por kjo rrace politikanesh si Fatmir Mediu duan zhdukur nga skena.
Problemi eshte se Agron Xhafa ka te njejtin avokat qe ka edhe Mediu, Ardjan Vishen. Mediu, kunati i tij Celibashi, Igli Toska, Xhafa, Ardjan Visha etj jane i njejti klan.
fatmut zeqir mehdihoxha nje pederast qe futi ne valle edhe motren e vet per te eliminuar olldashin
Aksioner ne spitalin amerikan, ne kompanine kurum , ne abanian university etj, propagandon me pagese kundra shqiperise ne disa shoqata qe ndodhen ne evrope dhe usa
Keto monstra duhet te shfarosen me rrenje nga harta e shqiperise
Ftoj te gjithe Opozitaret “syleshe” qe ne protesten e radhes te mos harrojne qe te marrin buke me vete……dhe ai hallexhi qe nuk ia del te marre buke sepse nuk ka , pas proteste te prese njehere poshte “La Plaz-es” sepse nuk i dihet…… mundet qe keta Barkderra te lene ndonje kocke (gje qe eshte e veshtire te ndodhe pasi keta “vuajne me shume nga uria” se populli) . Ne te kundert te shkojne dhe te presin nen hijen e ndonje peme per te pritur furgonin e radhes qe te kthehen prane familjeve te tyre. Hapni syte o popull dhe shikoni se çfare keni votuar dhe kush ju perfaqeson,,,,,,qofshin ata te djathte apo te majte.
Te lumte Andrea pasojne te gjithe,por a e lexojne fukarenjte,analfabetet e cetes saliut….
Dhe ata qe dine te lexojne a e kuptojne se fatmiri i tyre eshte nje batakci qe vjedh vret dhe kercen.
per banden e saliut ky batakci eshte nje hero si saliu,si shkerdheni qe jeton me breket e dashnores.
banda e cakenjve te saliut jane gati te shqyejne shqiptaret e ndershem per te mbrojtur hajdutet dhe kriminelet e vet.
Bandit medi turkoshaku eshte i gezuar se i ka shpetuar burgut dhe ka aq dollar sa te ushqej gjysmen e te varfereve,por ai eshte i gezuar sepse ne mes te hajduteve dhe krimineleve eshte edhe ai qe mban flamurin (gjasme) kunder korrupsionit ambasadori Lu.
Turp me te madh nuk ka qe ambasadori bashkohet me kriminelet sikur ata po festojne mbledhjen e dollareve per te varferit apo per ndonje shoqat bamiresie.
kush paguan per keta maskarenj kur ne cdo dalje publike monika cizmja e lulici flasin vetem per varferin,madje bertasin se vete keta po varferohen,ironi e jetes……..
Arixhinjt ne aheng
Te lumte pena o Andrea
Keta pra jane ata qe ju hapet barku per fukarejte,qe gjakosen ne protesta per popullin fukara,keta e duan pushtetin,per te miren e fukarejve,fjalet e shumta jane fukarallek
Nderkohe 31 protestues u proceduan nga policia ne gjendje te lire per prishje qetesie apo rendi publik., per bythen e Fates me parti 1 anetar (Fatmirin)!
Dhe Fatmiri pret per tu bere ….. prape minister, etc.
Para demokrat … per Fatmirin, qe ska vella si F.xhafa, por ka bema qe ja kalon vellait te Fatmirit Xh.
O shoku
Kjo eshte DEMOKRACIA o popull ,
Jo,jo mo s i shani ! Jo .jo s’kemi aspak te drejte t’i shajme ! Te kercejne e te kendojne,ta ngerne dolline me 9 e 13 shendete ,pasi jane tretur per kete popull! Jane keta qe qe ajne hallin e atyre qe nuk kane te hane edhe kafshaten e gojes. Jane keta qe as u shkon ndermend se shume e shume femije qajne per buke,qajne se nuk shohin driten e diellit,pasi hasmi u ka zene pusine. Po kane te drejte ,sepse jemi ashtu si tha edhe nje nate ne nje emision televizive Dash Shehi ,ka gjetur disa fshatare budallenje e i ginjen . PO po jemi te trashe e budallenje o Dash Shehi,kur ti tallesh atje ne prlament. Ka te drejte Fatmir Mediu ,ta dredhi vallen per shtate pale qefe, sepse vrau 29 njeres , e perseri e tundi vallen. Tunde Fatmir ,tunde vallen e mos lere hic kusur. Jemi ne kokepalaret qe qellojme me gure e sende te forta vellezerit tane ,polic, e ju rrini menjane nen hijen e rrepeve . jemi ne ata qe na pervelohet koka ne diell e ilurasim ,se Ju na premtoni drejtesi,kur vet nuk i hidhni as syte. PO,po Dash Shehi ka te drejte qe na quan budallenj. Po,po Ilir Meta ,sot president,edhe pse ka shume kusure mbi supe, na quan kokepalare edhe pse gjaku skuqi buleverdin nga shoket , te cileve gruja e tij po u bene freske. TUNDENI VALLEN E MOS E RRUANI HIC,se jemi ne budallenjte e kokepalaret per punet e tjra,.ndersa ju kini karriket….. Ndaj vellezer ,mos i shani , se as e kane rrujtur e as e rrujne per ne kokepalaret e budallenjte. Ne kemi per detyre te therrasim : “Poshte komunizmi ! Enver Hitler ! Rrofte Sali berisha qe dogji e vrau popullin! KY eshte trim! Po,po ky eshte trim ! Ndaj mos i shani! Tunde vallen Ilir! Tunde vallen Fatmir ! Leket i pagujme ne budallenjte tuAJ!
Kjo feste mendoje se pa babalen nuk shkon ne krye te valles duhet te ishte babalja dhe jo mediu.
Ky popull kaq inteligjent i meriton.
DO TE ISHTE ME SHUME NE NDERIN E PJESMARRESVE NE KETE GALA KRYEPESHQISH TE VIZITONIN 7 POLICET E PLAGOSUR SE SA TE ZGERLAQESHIN NE KARAADYZENIN E FESTES SE VIDOVDANIT, PRA DISFATES TOTALE TE PROTESTES SE BABALES DHE KRYHAVALES SE SHQIPERiSE SALU BERISHA …E BANDES SE GANGSTEREVE POLITIKE,FAMILJARE DHE MEDIATIKE TE TIJ…. !
From: Alban Dega
Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT
Pak mendime me shume fakte
ATDHESHITES DHE ATDHERRENUES
… ose kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti Flamur Noka Stanishici…. I teti Like Floriri… I teti ne bronx ala serbo- rus eshte Edi Palokari. I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Palla gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim et tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
Cfare do ti raportonte dudumi Palla Washingtonit!?
Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
E kujt ambasadorit te superfuqise boterore qe di per Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr fryme jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetare per te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe prrpjekjet titanike te Shqiperise qe duam per integrimin ne BE..
A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Flamur Stanishic Nokes e Fatos Lubonjes, te Blendi Fevziut e Ervin Salianjit, te Klodiana Lales e Adriatik Palles e co. per cadra e pushtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
Veting ne drejtesi !
Veting ne polici !
Veting ne politike !
Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
Kemi lindur dhe jemi te barabarte para Zotit dhe para Ligjit !
Veting !
Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
dhe ta mendosh qe Fatmir Gerdeci eshte nje çam qe kercen nen ritmet e muzikes greke?????!!!!!