Në vijim të turit të llogaridhënies publike të Qeverisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe disa zëvendësministra dhe drejtues qendrorë institucionesh iu përgjigjën shqetësimeve dhe ankesave të banorëve të Labinotit në Elbasan.
Në fjalën e tij para banorëve, Balla i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo zyrtarë që ju nxijn jetën në zyrat e shtetit.
“Dua tju nxis të gjithve që mos të hezitoni në asnjë rast, nëse një zyrtar në një zyrë të caktuar të shtetit ju nxin jetën, mos kini asnjë merak, vetëm denoncojini.
Vetëm për shkak të denoncimeve të qytetarëve të zakonshëm të këtj vendi janë mbi 150 zyrtarë, të cilët jo vetëm janë larguar, por sot ndiqen penalisht. Ne portalin “www.shqipëriaqëduam.al” nuk e kemi për fasadë, ne besojmë tek kjo”, tha Balla.
Duke folur për zgjedhjet e ardhshme locale, Ballës u shpreh se PS do të jetë në aleancë më njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
“Pas një viti do të kemi zgjedhje lokale dhe Partia Socialiste e Shqipërisë nuk do jetë në aleancë me asnjë, përveçse me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Lidhur me protestën e opozitës.
Në çdo vend të botës opozita mund të thërrasë një protestë, por që do vinte dita që pas 27 vitesh PD-ja do të thërriste një protestë për “Babalen”, ky është turp i madh…
Sfida që i kemi bërë PD-së është që nëse ai rregjistrim do jetë i vërtetë, ministri Xhafaj do të japë dorëheqjen, por ama: Po ky Lulzimi me Saliun mbajnë përgjegjegjësi për dëmin që i bëjnë imazhit të vendit dhe për gjithë këtë baltë që hedhin Shqipërisë?!
Do kishim dashur të kishim një opozitë konstruktive dhe në fakt llogaridhënien e parë ta kishim bërë në Kuvend. Ato vijnë në Kuvend bëjnë teatrin e tyre bajat sa për sy e faqe gjysëm ore dhe ikin”, Deklaroi Balla.
Ku nuk i fut hundët., është bërë kafshë e zezë për PS-në.
Taulant mos e stresoni kot administraten ne “mbajtjen e vendit te punës”
Populli do Europen!
Europa do vendimarrje.
Vendimarja duhet shpejt, dje, sot.
Nesër do jetë vone..
Te gjitha keto duan rritëm, shpejtesi, dinamike, veprim.
Jo rritnin e deritanishem.
Ne Europen e dy shpejtesive qe Po bejne.
Me shpejtesine e breshkës na çoni pas nje shekulli..
Zoti Balla!
Edhe vete e kupton se kjo thirrje qe ben eshte jo vetem tallje me popullin,por edhe nje mashtrim qe na behet se gjoja na degjohet zeri nga shteti.
E kunderta eshte e verteta.
Denoncoj kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Rama qe jo vetem nuk bejne pritje populli,por edhe kur u tregon me emer shkelesin e ligjeve dhe vjedhjen kolosale qe UKT u ben qytetareve jo vetem heshtin,por edhe tallen me .