Aksident në Elbasan, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët. Shoferi vdes në vend

28 Maj 2018, 08:15Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në Elbasan.

Sipas të dhënave të para mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 02:20, duke zbardhur dita e sotme dhe ka gjetur vdekjen një person, ende i paidentifikuar që ka qenë në timon, raporton “News 24”.

Automjeti ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik dhe është përfshirë nga flakët, për pasojë ka vdekur brenda mjetit shoferi.

Dyshimet e para jane se shkak per aksidentin eshte bere shpejtesia tej normave te lejuara, por policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje