Megjithëse është 1230 vjeçare, pema më e vjetër në Evropë po vazhdon të rritet, teksa shkencëtarët thonë se kjo pishë vazhdon të zhvillohet, duke shtuar rrathë të konsiderueshëm në trung.
Studiuesit që e kanë emëruar ‘Italus’, thonë se pisha i mbijetoi nxehtësive ekstreme dhe thatësirave të shumta. Studimi i kësaj pishe, pritet të ndihmojë shkencëtarët, që të mësojnë më shumë se si ndikojnë ndryshimet klimatike në pemët malore.
Sipas studimit të botuar në ‘Ecology’, Italus ka mbirë në faqemalin shkëmbor të jugut të Italisë, në vitin 789 Pas Erës Sonë.
Kjo pemë është gjetur rastësisht, pasi po bëheshin studime dhe vëzhgime nga Universiteti Tuscia, nëpër hapësirën e Parkut Nacional Pollino.
Pisha e llojit Helderich, që zakonisht ndodhen në atë hapësirë shkëmbore, i ka mbijetuar motit të ftohtë që ishte gjatë Mesjetës, si dhe temperaturave të larta së fundmi.
Është e qartë se ngrohja globale, nuk po i shkakton asnjë problem pishës mijëvjeçare. Më herët, rrathët në trung ishin shumë më të ngushta, ndërsa kur moti nisi të ngrohet, rrathët janë më të gjëra, që tregon se po rritet në kushte të favorshme.
Pisha bëhet më e vjetra në Evropë, pasi ia kaloi një pishe në Greqi që është e vjetër 1075 vjet.
Nje pyetje kisha une: eshte pema me e vjeter ne Europe apo pisha me e vjeter ne Europe? Se kemi ullinj qe jane mbi 3000 vjeçare, prandaj pyes te jemi te qarte.
undefined
Pinus heldreichi ose ne shqip Rrobulli eshte nje specie shume rustike.Ne vendin tone ka neper bjeshket e alpeve shqiptare dhe kane moshe goxha te madhe.Ne Parkun e Lures kane qene disa ekzemplare Rrobulli si dhe Arrneni te cilat vendasit i prene.Keta ishin monumente te natyres.Mosha 1230 vjeçare ne llojet drunore nuk eshte shume kur ka lloje te tjera si Sekuoja gjigande qe e kalon kete moshe po ashtu ne vendin e pare renditet ulliri i cili sot ekziston ne moshen mbi 3000 vjeçare dhe per çudine e te gjitheve edhe ai gjendet ne Puglia.Faktoret klime dhe toke i bejne llojet drunore te jetojne me gjate dhe te jene me rezistente karshi ndryshimeve klimatike.Problem ne keta ekzemplare mbeten rrufete te cilat i godasin se jane te larte.Pas ketyre llojeve per jetegjatesi renditet Rrapi i cili sot ne shqiperi gjendet ne moshen mbi 600 vjeçar po keshtu kemi geshtenja mbi 300 vjeçare ullinje mbi 500 vjeçare.Bimet frutore kane jetegjatesi me te shkurter perjashtuar ketu arren e cila shpesh i kalon te 300 vjetet.