Ky është momenti i pabesueshëm kur një person kalon 4 kate të një ndërtese duke u ngjitur thjesht me duart e tij për të shpëtuar një vogëlush 4 vjeçar i cili ishte i varur ne një ballkon në Paris.
4-vjeçari është filmuar derisa ishte i varur në ballkon jashtë apartamentit të tij në Rue Marx-Dormoy të shtunën pasdite, pasi që me sa duket ishte lënë në shtëpi vetëm përderisa babai i tij ishte jashtë apartamentit.
Ai shpëtoi fale Mamoudou Gassama, i cili për më pak se 30 sekonda arriti tek fëmija, duke u ngjitur për ballkoni deri në katin e katërt aty ku ishte edhe fëmija.
I pyetur se pse ai rrezikoi edhe veten për ta shpëtuar djalin, Gassam për Le Parisien tha: “E bëra thjeshtë sepse ai është një fëmijë”.
Pas përpjekjes së ngritjes së tij, të inkurajuar nga një turmë e publikut që ishin aty, Gassama, 22 vjeçari arriti të kape djalin shëndosh e mirë.
Gjithashtu, siç raportojnë mediat, i riu u nderua për veprim e tij të guximshëm nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili e ka ftuar atë në Pallatin Elysee, për t’i dhënë atij nënshtetësi franceze. (TemA)
Eshte propagante , shikoheni vidion, femijen po e shpetonte komshiu , kur erdhi dhe je shkeputi prej duarsh komshiut qe e kishte kapur femijen prej shpatulle, e bukura eshte se si u ngjit , si majmun cirku per te bere spetakle, se femija ishte ne dore te sigurt kur mbriti Mamaduja.