Gjendja e rënduar ekonomike edhe përmbytjet e shpeshta e kanë bërë Shkodrën një rajon të prekur se tepërmi nga sëmundjet e shëndetit mendor. Ndryshe nga trendet globale ku sëmundjet mendore prekin më së shumti femrat, në Shkodër ajo dominon tek meshkujt dhe më e rënda është se 45 për qind e të prekurve vuajnë nga skizofrenia, e cila futet tek çrregullimet e rënda mendore.
Ekspertet Rajonale të Shëndetit në Shkodër morën në studim të shtruarit në spitalin Rajonal me çrregullime mendore gjatë periudhës 2005-2015 dhe gjetën se 6287 raste që kishin marrë diagnozë dhe ishin shtruar në mënyrë të rregullt në spital. Prevalenca është shumë e lartë me mbi 3700 të sëmurë për 100,000 persona teksa sipas të dhënave të OBSH-së në Shqipëri sipas diagnozave ambulatore janë 1000 të sëmurë mendor për 1000,000 banorë.
Në raportin e tyre të studimit ekspertët rajonale të shëndetit në Shkodër theksojnë se faktorët që kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor janë të ndryshme. Sipas edhe të dhënave globale nga çrregullimet mendore vuajnë më së shumti personat me kushte të varfra të jetesës dhe grupe sociale që jetojnë në stres kronik. Gjithashtu përjashtimi social, i përforcuar nga aksesi i dobët në arsim është vlerësuar një faktor madhor që çon në çrregullime mendore.
Nga 6,287 persona të sëmurë mendor në Bashkinë e Shkodrës, burrat ishin më dominues, krahasuar me femrat: 3,766 (59.9% burra) dhe 2,521 (40.1% femra), respektivisht, teksa në botë raportet janë të kundërta, gratë janë të prekura më së shumti.
Çrregullimi më i përhapur mendor në këtë studim ishte Skizofrenia me 2,884 (45,87%) pacientë. Më shumë se 765 (12.16%) pacientë u raportuan depresive, 739 (9.17%) me çrregullime emocionale dhe 477 (7.6%) vonesa mendore. Çrregullime të personalitetit dhe çrregullime të alkoolit ose drogës ishin përkatësisht 3.56% dhe 2.67%.
Më te prekurit u panë të jenë meshkujt e moshës 45-55 vjeç të cilët kanë rëne pre e sëmundjeve mendore shpesh herë nga mospërballimi i peshës për të drejtuar familjet nga mungesa e kushteve ekomomikë.
Studimi tregon se gratë kishin më shumë gjasa të vuanin nga gjendja shpirtërore, ankthi dhe çrregullime depresive në krahasim me burrat, ndërsa burrat nga alkooli dhe çrregullimeve prej abuzimit me drogën.
Ekspertët arritën në përfundimet se çrregullimet mendore ishte një sëmundje mjaft e përhapur në rajonin verilindor, por shqetësues ,mbetet fakti se ato ishin të prekur nga skizofrenia.
Sipas përkufizimeve të mjekësisë skizofrenia është një çrregullim mendor i karakterizuar nga sjellje shoqërore jo normale dhe pamundësia për të kuptuar realitetin. Simptomat e zakonshme përfshijnë besimin e rreme, mendimet e paqarta, dëgjimin e zërave që të tjerët nuk e bëjnë, angazhim të ulët shoqëror dhe mungesën e motivimit. /Monitor
Mberrin nje i moshuar ne Vlore dhe pyet te parin vlonjat qe i del perpara – me falni, ku eshte spitali psikiatrik?. Dhe vlonjati i pergjigjet – xhaxha, ne “çmendine” ke mberritur po me thuaj ne ça pavioni do te vesh!?
U cmenden nga politika,jane bere te gjithe shqiptaret politikan.
nji pordh ben salehu ham ham apo rama dhe shqiptaret justifikojne eren qe mban.
ne sondazh duhet te ishte dhe sa % jane trushplare.
pretendohet se u hoq lufta e klasave dhe u fut urrejtja partiake,urrejtja dhe vrasjet per nje cop toke apo zonat e droges,urrejtja zonale,urrejtja ndaj fshatit dhe punes,ndaj te varferit……
Keshtu ndodh kur ndjek pd- ne nga mbrapa…perfundon ne skizofreni.Shpresoj qe me te shumtet te jene malazez e serb
SI ka munci mer zot , shkodront nuk u çmenen ne komunizem 50 vjet por ishin si kokrra molles , kishin koh dhe me tregu ter diten barcaleta ,si ka munci qe gjysma shkodronve jan çmen sot , kan dal nga rruga zotit ,kur saliun e kon mir me shnet , kur voltanen ne bashki e kon , kur i kon te gjitha te mirat , pse i ka hik petlla shkodronve , te lumtur jon siç e kon dash davan , siç duket i ka çmen dalja nga politika e jozefina topallit ,ose shkodronve i ka hik petlla ngaqe jan ne mes te te mirave ,ksaj i thon me u çmen prej kamjes dhe prej qefit .