Nga Raimonda Shundi (Dervishi)
Tirana paqësore dhe e pasur me dashuri kishte personazhet e vetë popullorë që ende sot kanë eko-n e tyre urbane. Kaluar goje më gojë, sy më sy dhe sot ata tingëllojnë kaq autentikë sa nuk i shpëton dot shprehjen “ ah .. poooo!!!”.
Flasim shpesh për histori trimash, herojsh apo edhe luftërash të fituara e të humbura. Diskutojmë për familje të mëdha të tradhëtuara apo besëmbajtura, për financues që ende i dedikojmë një vend lavdërues për historinë e Tiranës sonë tjerrëse.
Orëndreqës, rrobaqepës, ndërtues (me qerpic), bakerzhij, samarxhij, kepucarë mjeshtra, argjendarë. Por janë edhe ato legjendat urbane të rrefyera apo të para nga brezi i 60-70-80 vjeçarëve të sotëm.
Personazhe të cilët për kohën ishin si turpi i Tiranës sojlie (fisme). Por, një qytet ka nevojën e nxjerjes nga arkivat jo vetëm të historive trimëruese, por edhe atyre histori e personazhe të cilat bënë një qytet atë që atëherë ishte, dhe që sot është.
Sot kemi kaq shumë informacione dhe gjallëri saqë shumë fenomeneve as që na del koha t’i kushtojmë vvëmëndje e jo më të merremi me to. Personazhe të shumtë vidhen nga zhurma e ditëve të ngarkuara, mjaftë ngjarje na zvjerdhin shijen e të qenurit njeri ku fokusi yn të jetë komshiu pranë, furra e bukës, i meti i lagjes, qefliu, thyerësi i ligjit….
Lagja jonë është vendi ku ne çdo ditë shohim jetët tona në sytë e tjetrit. Është vendi ku u lindëm, po rritemi, krijuam familjet, ndarjet, plakjet e prindërve tanë … e më pas tonën. – “C’ bo vaki n’komshi, prite n’shpi” është shprehja tipike Tiranse ku sedërton çdo kënd për raportet me njëri-tjetrin. Ne, qytetin tonë nuk mundemi ta mbajmë të pandryshueshëm, ndërsa kujtimet janë aty, stoike. Nuk duhet t’i lëmë të zëvendësohen me fluksin pa jetë të ditëve që po jetojmë. Le të kujtojmë pra, na bënë mirë për memorjen dhe orjenton fëmijët tanë për vazhdimin. Umberto Eko në një nga shkrimet e tij mbi kohët dhe kancerin e saj është lartësimi mbi dobinë e kujtesës jo vetëm për ne, por sidomos brezit të ri. Është një nga format më të këshillueshme ku zëvendesimi i teknologjisë duhet me urgjecë t’i kalojë raporteve njerëzore, kontaktit, rrugës, lagjes,librit, kujtimit. Tani,sot, pa qënë shumë vonë nesër.
Personazhet “ndryshe” të qytetit tonë
Hajdutët që dorëzoheshin vetë
Dita e enjte ishte ditë pazari dhe të gjithë fshatarët e fshatrave rreth e rrotull zbrisnin në qëndrën e Tiranës me mallin e tyre, lidhnin gomerët në periferitë e qëndrës që ishte diku te farmacia 5 sot dhe shisnin produktet e tyre. Bashkia me sektorin e xhandarmërisë e dinte fare mirë se cilët ishin elementet të cilët vuanin nga mania e vjedhjes, kleptomania, gjithsej rreth 4,5 persona. Këto ishin të detyruar që në ditën e pazarit, pra të ejten, të qëndronin në xhandarmëri deri në orët kur mbyllej orari i shitjeve. Dhe ata e zbatonin rigorozisht duke u paraqitur vetë.
Lymi i Tutit
Një personazh sa simpatik aq edhe ironik përpost pamjes së tij prej endacaku. Lymi kishte pasion hekurishtet dhe çdo ditë mblidhte gjithçka që mundej për t’i depozituar ne shtëpinë e tij, të kthyer në një magazinë skrapi. Kënga “Siciljana bruna” ishte lajtmotivi I Lymit, gjë që vërteton natyrën e gëzuar dhe optimiste përkundrejt kushteve të jetesës. Flitet se vetë babai kryegjyshatës kujdesej për të pasi i doli në ëndërr profecia se ku duhej të ndërtohej ambjenti i tyre i kultit. Në Tiranën e atyre viteve ku syri të kapte vetëm hapsira bosh kishte alternativa pa fund oazesh për gjithçka.
Tirana e varfër kishte fare pak lypsa; ne do sjellim tre raste. I pari ishte Besim 2-lekshi. Besimi donte vetëm 2 lek nga banorët. Me sa duket kuptonte se fukarallëku i tiranasve nuk i jepte më shumë se kaq dhe për të ruajtur zotnillikun edhe në rastin e një shume më të madhe, ai i kthente mbetjen, ndaj quhej si lypsi që kthen kusur.
Rasti i dytë ishte i një personazhi që rinte gjatë gjithë kohës te “Bar Crimea” diku te zona e sahatit dhe priste kur dikush nga klientët ta qeraste. Lypsari nuk kërkonte para, por vetëm alkol. Klientët e “Crimea” (emër qyteti rus) e kishin objekt zbavitjeje, pasi në përgjithësi personazhi yn flinte dhe kur fansat e gjenin në gjumin rënduar edhe nga pija, e ngacmonin për ta zgjuar, ai u përgjigjej me batutat tipike – “ Shejtoni po fle, cke që e zgjo, jepi një dopjo ime”. Kur dikush e zgjaste humorin dhe e pyeste në donte të martohej pse jo edhe me nënën e tij, ai ironizonte – ”por kujto se do fle me të”. Sala,lypsari që këndonte.
Te Bardhoshët (rrobaqepës profesionistë me emër) që ndodhen diku në rrugën Ali Pash Gucia(sot gjimnazi partizani) Sala kalonte vazhdimisht dhe nuk kërkonte asgjë, vetëm këndonte – kape zaro (qenin) kape leprin, haje me dhom e çoja t’zotit. Me këtë tekst donte tu thoshte familjarëve se tani qeni do dali, por ai e këshillon tu qëndrojë besnik të zotëve. Pas kësaj plakat e shtëpisë dilnin dhe i falnin çfarë të mundnin, ndërsa Sala me bastunin-shok, largohej paqësisht.
Në dyqanet e viteve që po i referohemi edhe këtyre personazheve, nuk vidhej asgjë. Nëse vidhje një rrotë me pe që kushtonte njëmijë lek, dënoheshe me 1 deri në 3 vjet burg. Haxhi Plasa njihet me batutën që kur i bie një glasë, thotë “ shyqyr që s’fluturojnë lopët”. Shaban Qosja ishte hundmadhi shitës i cili godiste klientat kur i shanin hundën me gurët e peshores, ndërsa në momentin që nuk ia përmendnin, ai ngacmohej vetë.
Këngë e valle për tu kërcyer?
Të gjithë e kemi dëgjuar e parë vallen “Ra Faja prej fikut” dhe gjithmonë çuditesha me tekstin e saj; citoj “Ra Faja pri’ fiku nuk e zu dekiku, ra faja pri’ moni, nuk e zu akshomi.” Pra flitet për Fajën pa fat i cili ra nga fiku dhe nuk mundi të jetonte gjatë, pra nuk e zuri minuti (dekiku). Ky Faja tjetër, ka rënë nga moni (mani) dhe nuk e zuri mbrëmja (akshami) se vdiq. Në të gjitha dasmat Tiranase (dhe jo vetëm) e kemi parë të inskenuar Fajën teksa kërcen topallce dhe njerëzit që zbaviten duke kërcyer apo kërcasin gishtërijtë, kjo është fuqia e asaj që vjen nga e shkuara e largët, largon emocionin dhe vjen vetëm si një copëz fotografie kujtimi.
Tirana, qyteti i sa e sa historive është edhe qyteti i im, është edhe qyteti i 300 mijë banorëve deri në vitet 90’. Ndaj kur rrëfej histori për të më duket sikur flas për familjen time me 300 mijë banorët më të bukur në botë, megjithë hallet e dertet Tiranase.
E ketë ua servirë 1 milion banorëve të sotëm të cilët tashmë janë Tiranës të rinj, ndërsa ata të vjetrit janë aty dhe nësë do t’i dallosh, me fare pak vëmëndje kupton se përpara ke një Tirons den babaden. Se siç thotë edhe një shprehje e vjetër e saj se – Nëse nuk ke një carace në oborr, një budall në fis e një qenef (banjë) në fund të oborrit, sje Tirons! Në fakt caracën nuk e kam, budallin në fis e kam dhe më shumë se një madje, ndërsa në fund të oborrit kam pllakën e qenefit.
Tirana, dashuria që banorët megjithë varfërinë nuk ziheshin kurrë, nuk kenaqëshin me hallin e tjetrit; nuk zbaviteshin me kronikat e televizionit se skish, por harmonizonin paqtësinë e tyre në baret e bisedat pa fund.
Caktimi i nje fshati te pazhvilluar oriental per kryeqytet, i ka kushtuar shume kohe, resurse materiale dhe njerezore kombit shqiptar per ta shnderruar ne nje qytet normal;
dhe ky fakt eshte nje nga arsyet e prapambetjes se ketij vendi.
Roma, Athina, Beogradi e Stambolli, kane qene kryeqytetet shekullore te fqinjeve.
Tirana nuke ka qene fshat,por nje qytet i ardhur nga e kaluera e saje e ndritur mijra vjecare,ALBANOPOLIS,aqe madheshtore sa dhe vete Musolini nje fashist dhe me vone nje pushtues,me ndergjegje investoi miljona(gjithmone sipas kujtimeve te Tij) per t’ja kthyer shkelqimin e dikurshem Tiranes qe barbaret e djeshem dhe te sotem luftuan t’ja humbin indentitetin.Tirana e bollekut e gazit,muzikes dhe e dashurise asnjehere nuke ja mbylli porten njerezve te mire.Tirana ishte qyteti qe dikure kurre nuke e njohu varferine,dhe vertet ishte i vetmi qytet qe ato pak vjedhes te semure c’do dite pazari shkonin vete ne polici.Ja pra kush ishte Tirana,Tirane e kuqe e luftes dhe e punes.
ha ha ha sa fillozof na qenka ky shkrimtari ;;qe n shkruna per Tironen tone ;;;;; more tyc ;;;kur ke pasur Turkun qe per qindra vite ne koke ;;;; Si do ta shikonje Tironen si Roma si Brukseli ;;; kam lindur ne Tirone ;;; Nena ime ishte nje tironse e viteve 1920 dhe e kishte shtepine me te mira se disa ne Paris sot ;;;; ;;; dhe Tirona ishte si nje lagje e vjeter ne europe ;;;;; ;;; Normandia ishte ne vitet 20 si ura e brarit ;;;; Vajzat Franceze u lanin me cercafe ne koke ;; dhe tani bejne plazhe pa ;;;;;; kam par lagje ne Europe me te varfera se tirona e 20 ;;; dhe e kam njohur Besimm 2 lekshin Mer hunderrin ;; dhe qe ta dini ????? Europa eshte industrializuar shume mbas LUFTES se 2 boterore ;;; dhe kur GJermanet e kane vizituar Athinen ne vitet 19120 ;;;;;;;thane kjo eshte Greqia e lashte ;;;;ketu ka vetem Turq dhe Arabe ;;ky eshte vendi i Homerit i Ulises ;;i gojedhanes se Hakilit ;;; jo ky vend eshte si ne Arabie ;; e kane thene shkrimater Franceze ;;;;; prandaj mos u cuditni me ;;;;;;;;;;; dhe Beogradi u be mbas l se 2 boterore ;;e beri Tito ;;;dhe Ruset qe gjithmone kane ndihmuar vellezerit e tyre Serb ;;;;; ; uuuuu se harrova ;; po ta shikonit Californine ne vitet 1920 ;;;;;;; dhe ne vitet 1980 ;;;;; nuk do ta njihnit dot ;;;ose ;;;; po mire na nxorret mallin me Tironen ;;; kam kaluar femijerine ne pallatin e pionierit dhe rinine ;;;; dhe tani pleqnin ne Paris ;;si ;;;;;;ne Europe ;;
Tironsit kan qen katunar dhe do mbeten katunar…rroft kongresi lushnjes thuj o parisien,se tirona jote do kishte ngel katun e kalu katunit
OR FAKTOR QORRI ….TIRONA IME DO TE ISHTE BERE SI MILANO PO TA MERRTE QEVERINE NJE DEMOKRAT NJE EUROPIAN JO ENVER TYCI …. TIRONA DO TU CIVILIZONTE ME SHPEJT PO TE ISHTE DREJTUAR NGA NJEREZ ME SHKOLLE INTILIGENTAT ….POR ENVERI I VRAU DHE E LA E MBYLLUR …DHE JA MBYLLI DRITARET PER DRITE TIRONES .. ENVERI E LA SI RRUGICAT QE KERKONI DRITE … POR QE NE SPECIMENT I RARE ….I LA PA DRITE ..I A PA KULTURE … ESHTE NJJ SHPREHJE E TIRONSAVE QE THONIM RRUSHI SHEH RUSHIN DHE PIQET ….. POR KUR SHEH VETEM COBANE QE I BINTE PARTIA NGA FSHATRAT …. SI MUND TU CIVILIZOHEJ …. JA REALITETI ….. DHE NUK FLAS PER LUSHNJE QE ISHTE SI AL KATRAZI ….SI NE SENEGAL ..KONGRESI I LUSHNJES .. PASKA AKOMA BUDALLENJ NE SHQIPERI …KUJTOVA SE VDIQEN ME DIKTATORIN …..??????? POVER CON ….
Koment i kendshem dhe me vjen shum mire qe ke njohur personazhet e shkrimit tim.
Tirana qyteti qe ka
1- Selvi …monument kulture (qe e ka fal Zoti)
2- varri Bomit …monument kulture . Eshte varri I nje pederasti qe u vra duke mbrojtur dylin dmth bythken e vet.
3- Fan Noli thoshte Tirana kuterrbon nga era e qenefit gjithandej
Pse I harrove keto fakte ti nuçe tehronse
Tjetrin!!
Ah moj Rajmonda,c’me nxorre mallin per Tiranen tone te dashur,per njerzit puntore te zanateve te ndryshme qe ishin grumbulluar te pazari I vjeter..Oh cfare malli kam,per njerzit qe vertete ishin brilant nga shpirti,megjithse ishin te varfer.por ama u kendonte zemra kur mblidheshin e kthenin nje gote raki sebashku.
Sigurirsh na ka marre malli per ate qetesi,harmoni,dashur i qe ishin misheruar si thesarei ne shpirtin e cdo tiranasi sic i themi i ne denbabaden
Kam qeshur aq shume me thenjene n e atij personi qe i kishte rene glacaa e zogut ne koke:Shyqyr qe nuk fluturojne lopet
Fjaline e fundit me beso se mesi e kam shkruaj,nga te qeshur it qe nuk me pushonte.
Faleminderit shume,qe na dhe nje gezimeve sot dhe na bere nostalgjik per Tiranen tone te dashur
faleminderit qe me lexuat
Ok
Pak kujtim nga ato vite , vizita e vetme ishte kopshi zologjik , dhkur ktheheshim nga eskursioni qe benim ne Tiran mbushnim cantat me panine tiranse qe sot nuk e ka ata shije qe kishte ne ato vite ,dhe sa per ate buken e bardhe qe sndjenim te ngopur.
Sapo jam larguar nga nje vend pune ku mu be jeta ferr per gati nje vit nga nje “tironce” qe s linte rast pa na share e ofenduar ne te ardhurve ne Tirane. Fshatarja e vertete ishte pikerisht ajo pasi une e lindura ne province vij nga nje familje e edukuar , jam e shkolluar dhe profesioniste e afte ne fushen time. Ndersa personi ne fjale ishte futur ne ate vend pune me mik rrinte kot tere diten , diplomat zoti e di si i kishte marre me para dhe mungesen e aftesive perpiqej ta kompensonte duke bere spiunin dhe servilin.
Tirana ka qene nje fshat qe rastesia e beri kryeqytet por Tiranen e beme ne kryqytet jo Tiranasit qe jane popull tipik orientale.
ADA JU KATNARET ERDHET NE TIRONE DHE JU PRUNI ENVERI KADRIU MEHEMTI PE SPIUNLLEQE ….KUR PLAKA IME TEK RUGA E PISHES …FOLTE 3 GJUHE TE HUAJA NE 1940 … KUR TIRONA PO PERPARONE DO TE BEHEJ QYTET EUROPIAN …. ENVERI E PRISHI ME KATUNARE PA KULTURE QE VETEM TE SPIUNONIN… DININ DHE TE SERVILESHIN PER NJE COPE VENDI PUNE .. DH KETO HAJDUTA META RAMA BERISHA BASHA ..JANE CA COPE FSHATARE QE ERDHEN NE TIRONE PER SHKOLLE DHE MESUAN KORRUPSIONI N E DAJES SE TYRE ENVERIT ..PO TIRANA KA QENE ORIENTALE SE E LA?E TURQIT TE TILLE …PO TA KOLONIZONIN ANGLEZET DO TE ISHTE EUROPIANE APO JO ..SE PASKE KUPTUAR … DHE QE TA DINI KUR ROMAKET BENE NDRYSHIME NE BOTE ME KOLONIALIZIMIN E TYE .. TURQIT SBEN AS EDHE NJE URE NJE RRUGE …. DHE RUGEN TIRONE ELBASAN E BERI DUCJA …… DHE BULERVARDIN E BENE ITALIANET … CFARE BERI ENVERI .KUR EUROPA U CIVILIZUA .. BENTE RUGE PER TE LIDHUR FSHATRAT ME QYTETET … ENVERI I IZOLONTE ….. DHE MOS HARRONI ?????SE NE VITET 1929 ….. ISHTE NJE KRIZE E MADHE E BANKAVE NE BOTE …. NE AMERIKE NJEREZIT VRANE VETEN NGA FAJITI I BANKAVE …. NE EUROPE KISHTE VARFERI …DHE HITLERI PERFITOI NGA VARFERIA NE GJERMANI QE E MORRI QEVERINE NE 1933 …PRANDAJ PARA SE TE FOLNI NEGATIVE PER TIRONEN ……MESONI MIRE HISTORINE E BOTES ..MOS LEXON VETEM ZERIN E POPULLIT …QE ……
Ke degjuar dy tri emra,qe as i njeh,dy tri histori qe llafosin cunat e lagjes,ke qoshja pallatit,ca lezet tavoline per vajzat e sapo mbrritura ne kryeqytet,dha ja, na shkrive ti moj shore me “te pathenat” e tua!
Ne kohen e Skenderbeut,hapesira ku shtrihet Tirana sot ishte gjithe ferra dhe shkurre,nje pjese me pyje,komplet e pabanuar.
Ethem Bej Pasha,e bleu ne 1600′ nga sulltani gjithe token dhe urdheroj the ngrihen sarajet e tij,xhamia gjithashtu.
Ethem Beu me origjine nga Kurdistani I sotem ,pruri popullsi kolone nga ajo zone,ti perdorte si argate,pasi shqiptaret ishin shfarosur dhe degdisur ne Itali dhe Greqi.
Durresi,Shkodra apo Korca duhej the ishte kryeqytet
Anadollak Jan tironcit ashtu do mbeten me tespi origjinal si ne Gazentepe turkiye hahahaa