Ditën e sotme u bë publik lajmi se këngëtarja e modelja Morena Taraku është në lidhje serioze me një miliarder nga Teherani të quajtur Sasha Sobhani.
Por, kush është miliarderi nga Irani që i mori zemrën bukuroshes nga Kosova?
Në fakt, emri i tij është shumë i përfolur në botën arabe falë stilit të jetesës që bën e skandaleve që e kanë shoqëruar ndër vite.
Ai është i biri i Ahmed Sobhani, ish-ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta, përfshirë edhe ato në biznes, me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.
Në një intervistë të mëparshme, teksa rrëfente jetën e tij, afërsinë me Chavez, i cili ka kontrolluar burimet masive të naftës, Sobhani shprehej:
“Isha një prej miqve më të mirë të djalit të zotit Chavez, ish- president i Venezuelës.
Sidoqoftë, unë gjithë jetën time e kam ndërtuar vetë dhe jo me paratë e babait.
Kam nisur si përkthyes në moshën 15 vjeçare në Venezuelë.
Tani jetoj në Dubai dhe nuk jam nën mbrojtjen e babait.
Çdokush e di që as nuk më jep babai para e as si kam kërkuar ndonjëherë”, ishte shprehur Sobhani në një intervistë vite më parë.
Ai në 2012-tën u akuzua për vrasje, pasi një djalë i ri humbi jetën në një përleshje gjatë një feste të shfrenuar, raporton Prive.
Sidoqoftë, kohë më pas ai u lirua nga akuzat.
Njihet për jetën plot skandale, me postime ku shfaq femrat e veten lakuriq, por duket se me Morena Tarakun në krah, ai po e mbyll këtë kapitull.
O Merooooooooo !!!!
Ky ishte lajmi per sonte !!!!!
Edhe ti kure u martove me jevg nga irani??? bravo te qofte