Kjo opozitë ka "vdekur". Nuk bëjnë asnjë ligj, s’takohen me njerëzit, po vetëm sherr, tallava e mish e raki, me "klepta e lefta"

30 Maj 2018, 09:48Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Si është e mundur që nuk di një ligj të plotë të dërguar në Kuvend për shqyrtim dhe miratim nga ana e deputetëve të opozitës?

Mbase ka, por unë nuk di asnjë. Asnjë të vetëm.

Mund të mos ishte i të gjithë deputetëve ose i të gjithë grupit parlamentar, por edhe qoftë vetëm me iniciativë të një grupi deputetësh opozitarë.

Nuk aprovohet sepse nuk ka shumicë?

E para, kjo nuk mund të thuhet a priori, duhet provuar një herë, dy, tre herë, dhjetë herë, për të dalë në përfundime.

E dyta, elektorati i gjerë edhe poqese projektligja në fjalë nuk do të aprovohej do të shihte sesi është fryma ligjëbërëse e opozitës, pra do të ishte i qartë se për kë do të votonte pastaj.

Përndryshe kur sheh bosh në të gjitha anët ai sigurisht do ta shesi votën. I merr asaj maksimumin e mundshëm.

E treta, në këtë mënyrë opozita do të ishte krijuese dhe në gjirin e saj nuk do të spikasnin ata që bërtasin më shumë, përleshen me forcat e rendit, dalin në rrugë fizikisht, dinë të hedhin e presin fjalë të shkurtra vrastare, por mbi të gjitha ligjëvënësit, ata që për të bërë ligje marrin pagat dhe honoraret.

Si nuk pashë ndonjë deputet ose grup deputetësh të bëjnë takime me elektoratin. Jo takime sa për të shkuar radhën, dhe për t’u përshëndosh e pirë raki, meze, a ngrënë pula të pjekura si ballistët e qëmoti, as për të ngrënë kaposha deti a qingja si komisarët e dikurshëm që shkonin të deleguar, por për t’u konsultuar me teknicienë, inxhinjerë, intelektualë, artizanë, bujq, njerëz në pikë të hallit, për të konsultuar me ta projekt-ligjet.

Si është e mundur që nuk di asnjë numur telefoni deputeti, a sekretareje të tij, si nuk di publikisht ku janë zyrat e deputetëve të opozitës, ku presin njerëzit.

Mbetën banaqeve të televizioneve duke bërtitur e mos thënë gjë përballë pushtetarëve që janë kaq rehat dhe kaq qetë kur koha televizive humbet në sharje e llomotitje.

Si është e mundur që nisur nga informacione që cdo qytetar mund t’i marri, nuk bën asnjë analizë të veprimtarive të institucioneve publike duke u vendosur këmbët në një këpucë drejtuesve të tyre pashallarë, të politizuar dhe një pjesë krejt të paaftë!

Si nuk bënë takime me këshilltarët opozitarë të bashkive në rrethe për të parë problematikat e përbashkëta duke e rajonizuar aktivitetin politik vendimmarrës të opozitës?

Si është e mundur!

Si është e mundur që nuk patëm njëherë një analizë sektoriale për të kaluarën e qeverisjes së saj në nivel grupi parlamentar, një analizë kritike e ligjeve të kaluara kur ishte në shumicë dhe të nxirreshin në mënyrë menaxheriale mësimet për të ardhmen!

Si është e mundur që nuk pamë dot një politikë ndryshe atje ku opozita zotëron postin e kryetarit të bashkisë ose ka shumicën e këshilltarëve bashkiakë.

Si është e mundur që nuk pamë alternativa të tjera nga ata faktorë që janë mbështetur nga opozita në këshilla a borde drejtuese institucionesh publike dhe nuk dihet se me qendrimet e tyre përfaqësojnë mendimin e tyre kritik apo programe politike opozitare.

Si është e mundur!

Nuk po kërkoj të shoh ndonjë libër studimor, a ndonjë libër qoftë me përvoja politike, shkruar nga ndonjë deputet.

Nuk po kërkoj shkrime që të mos jenë opinione, por pozicione politike e juridike me autor ndonjë deputet.

Nuk shoh deputet në auditore studentësh që të shpjegojnë politika e shfaqin a shpalosin mendime e projekte!

Tallava.

Tallava!

Sherr në mëngjes!

Lutje në darkë!

Si është e mundur që grupi parlamentar nuk thërret specialistë e teknicienë për të debatuar me ta hapur kur përgatitet përballë projektligjeve që shkojnë në Kuvend. Si është e mundur!

Si nuk kërkon hapjen e sallës të kuvendit për publikun që ka të drejtë të shohi si funksionojnë punët në komisione dhe jo vetëm estradën e së enjtes në televizion!

Si është e mundur!

Mos e ngacmo opozitën?

Pse jo!

Cështja e pushtetit sekretin e ka te opozita. Pushteti dihet!

Si është e mundur që ky konfuzion i madh, kjo amulli, kjo entropi stagnative midis deputetit dhe militantit të opozitës, midis këshillit a komitetit drejtues dhe grupit parlamentar të opozitës, midis protestuesit dhe gazetarit të opozitës, midis mendimit opozitar dhe shtyrjes sup më sup opozitare, midis mitingut opozitar dhe aktivitetit ligjbërës opozitar, midis politikanit opozitar dhe analistit.

Si janë shkrirë me njeri- tjetrin të gjithë deputetët me ndonjë përjashtim shuuuuumë të rrallë,sa që në perceptimin popullor, te kafja e burrave te lagjia ime, për t’a thonë “Ata mo??? Të gjithë njësoj janë!”

“Ata mo? Të gjithë njësoj janë!” Të shkrirë në një valle të madhe si në një orgji me mish e raki, me “klepta e lefta”.

“Ata mo? Të gjithë njësoj janë!”

Dhe trishtimi e dëshprimi të mbulon, duke kthyer filxhanin e kafesë te lokali i lagjes. Cfarë do t’u thuash nuk dëgjojnë. “E mo se edhe ju profesorat si ata jeni!” – dëgjon heshtjen që flet!

Si është e mundur që na ka braktisur opozita!

9 komente në “Kjo opozitë ka “vdekur”. Nuk bëjnë asnjë ligj, s’takohen me njerëzit, po vetëm sherr, tallava e mish e raki, me “klepta e lefta””

  1. Me ne fund profesor Fuga e kuptoi se kur i tha Lules se Hollandes,tulipanit, qe – “ti je jurist dhe i di me mire se une keto gjera”,servilizmi dhe kotesia njerezore arriti minimunin jetik! Nuk e ka fajin qeveria e ka Saliu me Like floririn! Krijohen nga hici probleme per Ramen dhe qeverine e tij! Deri kur do ta lini Saliun dhe Meten me Lulen dhe Monen e re pa e thirrur te japin llogari per pasurite e tyre marramendese?

  2. ### says:

    Pyet Berishen, me sensibilitetin qe e karakterizon!

  3. @@@@@@@ says:

    Me ne fund nje shkrim serioz.

  4. Kombi says:

    ESHTE FATKEQSIA ME E MADHE QE KY SHTET KA KETA POLITIKANE ME POTENCE ZERO . KJO ESHTE ARSYEJA QE KY VEND NUK PERPARON. KEQARDHJE SHUME E MADHE, KUR SHIKON QYTETARET NEPER PROTESTA ,DUKE KONSUMUAR ENERGJITE E TYRE ,PER KAUZA BOSHE TE OPOZITES . NKVELI I ULET I QYTETAREVE TANE ,BEN QE KETA RRUFJANE TE QENDROJNE NE POLITIKE . QYTETARET DUHET TE NGRKHEN NE PROTESTA ,JO ME URDHER NGA OPOZITA , POR TE GJITHE SE BASHKU KUNDER GJITHE POLITIKANEVE RRUFJANE . QE BEJNE TE PAMUNDUREN, QE SHQIPERIA TE MOS MARRI KANDIDAT PER BE , SEPSE VETEM KESHTU BEJNE HAHENG ME GERRNETE ,ME BAFTJARA . FAJIN E KA POPULLI TEPER INJORANT , NUK KUPTON ASGJE NGA MASKARRALLEQET E TYRE . ZGJOHU MORE POPULL ZGJOHU ,SE PO KALOJNE 30 VJET ME KETA POLITIKAN TE NDYRE ,QE JU PERSERI I VOTONI DHE STERVOTONI . TURP TE JESH POPULL KAQ BUDALLA ,NE KETO VITE ME KAQ SHUME E SHUME PERVOJA.

  5. Noka says:

    Pas shume budsllalleqesh qe ke shkruar deri tani profesor, me ne fund nje shkrim serioz qe duhet te beje te mendohen intelektualet e vertete te ketij vendi dhe mund te sherbeje si platforme per bashkimin e mendjeve normale te ketij vendi me qellim ndaljen e reshqitjes drejt batakut te injorances ku po zhytet parlamentarizmi Shqiptar.

  6. Bushi says:

    Shyqyr o zoti Fuga qe fole njehere nga e mbara.Shkrimi juaj kete radhe eshte per tu lavderuar.Shkrimi yt qe ngre vertete probleme te rendesisheme per opoziten,por eshte dhe nje kujtese per Berishen dhe Bashen qe me te lexuar kete shkrim,te fillojne te programojne punen e tyre per ato porosi qe ju jepni.Mbase ata i kane harruar fare keto qe thoni ju,se ata jane te zene me shume pune,me protesta e bllokim te perlamentit.Deri tani,neve si popull,nuk kemi pare ndonje pune te mire nga opozita,vetem rremiuje,sharje,ofendime,akuza te pabaza,protesta,Babalen,sikur populli te kete nevoje per keto.Opozit,zoti FUGA,po rendon shume vehten me padrejtesit dhe me radikalizmin e saj.Nuk ka nevoje populli per keto,por per paqe dhe drejtesi.Asnjeher nuk ka bere drejtesi pd-ke.Dhe kete sjellje te keqe,ajo do ta paguaj shtrenjet ne votime,ku populli do ta nxier skarco.Respekt dhe pershendetje.

  7. H says:

    Meqë gazetari per oportunizem bën sikur nuk e di si funksionin. Politikanet nder vite kanë krijuar sistemin mafjoz te klanit i cili i ndan me ta zona të influencës dhe fitimet ( spekullimet). Derisa vazhdon keshtu të gjithë të mire të gjithë të dashur. Kur prishet ky mekanizem plas sherri dhe ngrihen kunder atyre që janë shkaktare të prishjes duke i luftuar me çfaredo forme . Behen se i vjen keq per popullin që ky ti rrezoje, i qahen nderkombetareve që ti dobsojne dhe dalin ne mbrojtje edhe perkrahje cilitdo krimineli per tu kthyer tek llokma qe humbi. Këta nuk kanë principe, meshire, parime apo dhemshuri. Janë si qeni që kur i heq copen që ka ne gojë , fillon të lehë dhe të kafshojë kush ja mori. Mos kerkoni shpjegime fillozofike.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Shyqyr qe shkruajte dicka te hajrit ..

  9. skender says:

    opozita e thene ndryshe,cfar mbjell tani do te korre ,sepse njerzit e shohin shume mire ,se sa ju vlen lekura/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje