“Mori nxënës për të mbushur sallën”, Tërmet Peçi i përgjigjet Tritan Shehut: Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë

30 Maj 2018, 09:00Politika TEMA

Kreu i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi i përgjigjet deputetit të PD, Tritan Shehu.

Ky i fundit akuzoi kryebashkiakun se ai dhe deputetët e PS hoqën fëmijët nga mësimi për të mbushur sallën e një simpoziumi shkencor në Tepelenë.

Reagimi i plotë: 

Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë Tritan.

Ti kërkon të vesh bisht e brirë dhe ta zhveshesh çdo vlerë sepse kështu je mësuar ti dhe partia jote të nisin diskutimet, bashkë me agjentët e spekullimit, të ashtuquajtur gazetarë.

“Java e Ali Pashës” apo simpoziumi shkencor, nuk është një komunikim për elektorat, por për dije dhe kulturë, të cilin ti nuk denjove ti përgjigjeshe me ftesën që të dërguam si “përfaqësues” i qarkut tonë. S’kishe si të vije sepse ishe i zënë me mendimin sesa dhurata do të merrje nga stabilimenti i “Ujit Tepelena” në përvjetorin e 20-të themelimit.

Kjo ngjarje ishte e shënuar për Tepelenën sepse ne hodhëm një nga hapat më të rëndësishëm në fushën e kulturës, turizmit, trashëgimisë, historisë, e kurorëzuar me emrin Ali Pashait. Jemi në vitin e Trashëgimisë së Kulturës Europiane Tritan, në Javën e Gjelbër po ashtu.

Jemi duke kapur ritmet e zhvillimit për të ndryshuar konceptin dhe mënyrën e të jetuarit përmes pasurive që natyra dhe të parët na i kanë dhuruar.

Në mos të ka shqetsuar dhurata e këndit të lojrave të fëmijëve nga Uji Tepelenë, panairi apo koncerti i Ansamblit të Shtetit e sa e sa gjëra të tjera që për ty nuk kanë kurrëfarë rëndësie, sepse ti s’je aty për këtë. Ti je gabimisht dhe mjerisht, përfaqësues i disa njerzve të ndershëm, që besuan ilustrimeve të tua…

Fëmijët Tritan, erdhën sepse duhet të mësojnë gjërat e reja që ka ky vend shumë i dashur për ne, e leksionet e kulturës nuk besoj se merren më mirë sesa nga profesorat tanë të nderuar.

S’di kush të shqetsoi më shumë nga fjalimet, regjizori i kulturës dhe folklorit Petrit Ruka, Dr. Dorian Koçi, Prof. Dr. Bërnard Zotaj, Drejtori i arkivave Ardit Bido, apo Prof. Shkëlqim Hajno…

Ne folëm gjatë për atë çfarë kemi dhe çfarë mund të bëjmë më mirë për njerëzit tanë, për Tepelenën, ndërsa ti… le të na gjykojnë Ata që na shohin e lexojnë përditë !

U tregova shumë i respektueshëm në përgjigje, jo për ty, por për opinonin e qytetetarëve të mi, të cilët i falenderoj për çdo fjalë kurajoze dhe mbështetjen e këtij aktiviteti…!

19 komente në ““Mori nxënës për të mbushur sallën”, Tërmet Peçi i përgjigjet Tritan Shehut: Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë”

  1. tomi says:

    O Tritan. Me te akuzu edhe Termeti per injorance dhe mediokritet shko vrit veten me mire. Hahahaha te kesh dy bythe; nje ta mbash e nje cash.

  2. Amy says:

    te lumte Termet, vazhdo se je ne rruge te mbare me Tepelenen ! shumica te mbeshtet ty, Tritanit leri demostrat ne rrugete e tiranes se ne goje dine vetem droge te thone, kur vete kane bere para me droge dhe korrupsion te frikshem ne vitet e berishes,

  3. arberia says:

    Je ne rruge te mbare zoti Kryetar i bashkise se Tepelenes! Me pelqeu shume pergjigja qe i dhe ketij njeriu pa personalitet, qe shet edhe gruan per perfitime politike. Lum Tepelena qe te ka!

  4. Naim Frashëri says:

    Tritanit thuaj,që Permeti e Tepelena jane Kultivues te Kastravecit ose Sallatorit si i themi ne jo te Prasit.

  5. demokrati says:

    Te presim pergjigjen e zotit Shehu. Kjo retorike, Mr. Fitore Publicitare vs Mr. Agjitatori komunist qe i vuri kazmen i pari besimeve te mykyra fetare dhe sot njeriu qe ngre i pari dolline ne seline e Vatikanit,ka per te hyre ne analet e qarkut te Gjinokastres si maja e perballjes intelektuale. Pas perplasjes Ali Pasha vs Napoleon Bonaparti, Napoleon sill parate te marresh leshin, kjo perballje mes dy titanesh te mejtimit politik lab sdo kete te dyte.
    ps. ne kete pike Zotit Shehu mund ti vije ne ndihme vetem inteligjenca e larte e zotit Basha….. kaq gje per te miren e PD zoti Basha duhet ta beje. Termeti bukur ka shkruar por i shpetoi nje gabim fare i vogel ne paragrafin e gjashte, ne vend te lustrimeve ka shkruar ilustrimeve. Shpresoj qe Zoti Shehu mos ti vere shume rendesi ketij gabimi por te kapi thelbin…..

  6. dani says:

    Vari preshin.

  7. ben says:

    Pak analize per te kuptuar injorancen e Termetit, te jesh i majte nuk do te thot te mbyllesh syt, dhe te perkrahesh Termetin. Ai eshte djale i mire por jo per Kryetar ne Tepelene, Si analfabet qe eshte, ne krahesim me Tritanit, eshte shume drite larg jo se e mbeshtes Tritanin, por duhet te jemi realist . Shkrimi nuk eshte shkruar nga ai, ai nuk mund te artikuloj e jo te shkruaj. Tepelena me frymen e rilindjes shikon cdo kritike nga PD si jo e drejt kur mund te pranohen fare thjesht integriteti i te dyve.

  8. Ku ka arritur PD eshpreses osne te madhe ne fund te viteve 80 dhe fillimet e 90tes! Tritani flet edhe per moral?! Po Mediu te dashur shqiptare? Flet per kriminele e mafioze,per moral! Ku ka kapesh me opoziten! Flet Mediu per mengjezin e lutjeve dhe na spiegon si funksionon dhe si e organizoi! Deri kur ky vrases i Gerdecit do te lihet i lire te llomotase per moral dhe drejtesi? A ka nje zot qe i shikon te gjitha? Le te lutemi dhe te shpresojme qe do te vije dita….!

  9. Megi says:

    Obobo kur flet edhe ky katunari per mediokritet. Te vrasesh veten!

  10. Albani says:

    Albani,
    Çudi me kete Tritanin dhe PD -istet. ne vend qe tu gezohen puneve qe behen per komunitetin dhe vendin shkojne me konceptin e Berishes per te hedhur balte dhe nxire buzeqeshjen.

  11. "BOHOTINA" says:

    Edhe kete mbushjen e salles me nxenes e ka kopjuar nga ju biçimet e PD o Tritan. E kuptoni qe tere klritikat tuaja jane nul se i kini bere vet me pare ne shkallen me te larte. Çdo poshtersi ne kete vend e kini mbjelle juve ndaj, mjaft se nuk u beson njeri, veç vazhdoni renien e lire…
    Termeti mund te mos dije shume, por eshte njeri punetor, njeri i aksionit, praktik dhe jo teorik bosh si Tritani.

  12. X says:

    Ai bie ere presh ..nga bytha tek goja

  13. kaqi i zi says:

    qy qy QUKAPIKI

  14. Lumi says:

    Gjynah per Tepelenen qe ka mbetur ne duart e ketij gjyturymi. Termeti flet per injorance kur vet eshte nje injorant tipik. Tepelena ka plot djem qe vertet do ta nderonin, ka njerez te urte e te zgjuar, punetor e me kulture po ky ka kapur qoshene dhe keput edhe dengla. A si vjen turp ketij trapi qe permend te nderuarin Petrit Ruka, poezite e te cilit as I ka lexuar e as I kupton dot. Cfare ka biseduar ky gjyturym me Ruken dhe te tjeret, a I kupton ata kur flasin? Injoranca e tij mund te krahasohet me ate te Ali Pashes, qe ai e adhuron, por qe nuk dinte shkrim e kendim dhe karakteristike kishte ashpersine dhe vasjen e tepelenasve. Keto modele duhet te mos shfaqen me ne kryebashkite tona se Jo nder po turp na bejme.

  15. eb says:

    Eshte Tritani bashke shoke ne njerin krah qe detyrojne qytetaret te mbyllin syte e te zgjedhin termetin dhe termetrat e tjere per te adminstruar punet, jetet tona dhe te ardhmen e femijve tane. Mos o zot. Sikur ne vend te Tritanit e te sorollopit te tij djathtas, te kishte njerez me te sakte, Termeti as nuk i afrohej e as nuk ja u zinte dot vendin djemve dhe vajzave te Tepelenes ne garat brenda e jashe partise socialiste. Shiko si shkon, fillimisht i mbushet mendja qe mund te drejtoje nje qytet, pastaj pak me gjere, e tani eshte i bindur qe mund te flase per kulture. Ju lutem Tema, na i kurseni keto artikuj ku lidhet termeti me artin(as ne realitet nuk afron fare, termeti si fenomen natyror me artin si disipline)

    1. Pellumbi says:

      Termet mose u merzit me Tritanin se ai e provoj gjate luftes ne 97 ne Lushje , ky kerkoka te provoj dhe me ALI PASHEN QE SE KRIANTE AS TUKU.

    2. Ali Pasha says:

      O Termet vazhdo punen,se qente ate pune kane vetem te lehin,por ti ec perpara.Mos ja ver veshin Tritan gagacit,se akoma eshte nen efektin e preshit te 97-es.

  16. Shqiponja says:

    O sa dem te madh i beri preshi Tritanit , e paska goditur ne tru te kokes .Tani duhet te haje prape preshin te vije ne vete ……….

  17. Cobo says:

    Termet, lexoje dhe gjeje kush e ka shkruar.

    Grua, ma ke nxire jeten dhe jeten ta kam nxire,
    jemi share ne drite dhe jemi puthur ne erresire,
    kemi vendosur te ndahemi dhe kemi thene: epo mire,
    dhe prape jemi puthur, ashtu si per lamtumire.
    Kemi genjyer njeri-tjetrin, kemi bertitur: s’te dua,
    kemi peshtyre mbi proverbin qe qenkeshim mish e thua,
    kemi mburrur kontratat qe bejne ne Amerike,
    kemi thene njemije here: u mbush kupa dhe pike.
    Pastaj jemi perqafuar “epo une isha ne gjume”,
    jam futur ne mishin tend, siç futet ne shkretetire nje lume,
    jemi semurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
    na eshte holluar shpirti nga frika, si hija e perit.
    Dhe prape jemi zene, sa jane tundur tepsite,
    kemi ndare dyshekun me vije (ah vije e florinjte)
    po ne erresire kufirin e kemi shkelur si barbare,
    me dredhi ballkanike qe as OKB s’ka pare.
    Grua, ma ke nxire jeten dhe jeten ta kam nxire,
    ma ke pire gjithe vrerin dhe helmin ta kam pire,
    po ja qe s’bejme dot pa kete helm te mallkuar,
    mos pushofsh kurre, moj lufte, dhe qofsh e bekuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje