Një djalë 8-vjeçar, i cili ndihmoi në inspirimin e legjislacionit federal në nismën “Right to Try” tërhoqi të gjithë vëmendjen të mërkurën gjatë firmosjes e kësaj nisme nga presidenti Trump.
Djali, Jordan McLinn, nga Indianapolis, u çua nga karrigia me rrota për të qëndruar pranë Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili hidhte firmën e tij në dokumentin e legjislacionit.
Ndërsa presidenti nënshkruante, djali përpiqej vazhdimisht ta përqafonte.
Pas disa përpjekjeve, presidenti e shpërbleu me një përqafim të ngrohte dhe një puthje.
Ai gjithashtu i dha 8-vjeçarit stilolapsin me të cilin firmosi aktin. (TemA)