Frrok Çupi: Jetmir Olldashin e keqpërdori mafia dhe PD-ja, për shkak të tij desh vdiq në vend Bledi Kasmi. Si mund ta besojmë PD-në tani, me këto manipulime?

1 Qershor 2018, 11:31Politika TEMA

Frrok Çupi ka bërë një shkrim për gazetarinë, duke u bazuar tek denoncimi i Jetmir Olldashit, për video-përgjimin ku pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm.

Ai thotë se Olldashi është keqpërdorur nga mafia dhe PD.

Tani kemi në fushë tre gazetarë: Dy prej tyre të përdorur me vullnet prej makinës kriminale të politikës dhe një tjetër, i goditur prej politikës në vendin e tij të gabuar.

I treti është kryeredaktori i gazetës RD-së në Tiranë, gazeta e parë opozitare kundër diktaturës komuniste. Ky u godit nga dhuna në një protestë politike që dizajnoi Partia Demokratike (në opozitë), kundër qeverisë – me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Teksa gazetari ndodhej në mes të turmave protestuese, u godit keq dhe u mbyt në gjak, aq sa mund të kishte vdekur në vend…

Ndërsa, dy gazetarët e tjerë janë si dy siamezë: Njëri – shqiptar në Tiranë dhe tjetri – Rus në Kiev të Ukrainës. Të dy u vunë në shërbim të makinës së rëndë të shtetit, madje në pikën më “të turpshme” që quhet “spiunllëk”. Të dy jetojnë dhe deri tani nuk kanë asnjë rrezik për jetën, por të dy “nuk jetojnë më” profesionalisht. Nuk jeton motivi i jetës së tyre, për të mbledhur dhe përhapur të vërtetën.

Në Shqipëri, një gazetar i ri, Jetmir Olldashi, kreu përgjime mes mafies së drogës dhe u keqpërdor në dy anët: Sa nga mafia aq edhe nga politika… Ndërsa i dyti është gazetari rus, Arkady Babckenko, 41 vjeç, reporter disident përballë Putinit të Rusisë dhe i strehuar në Kiev të Ukrainës”, shkruan Çupi për AFP.al.

Zotin Babchenko e shpalli shteti të vrarë në 29 maj, madje publikoi edhe një fotografi të Babchenkos shtrirë përtokë dhe mbytur në gjak. Shteti vuri edhe lajmërimet e vdekjes në shtyllat e rrugës…, komuniteti i gazetarëve vendosi edhe tufa lulesh e qirinj në vendin ku u tha se u vra gazetari Arkady. Gruaja e tij “qante” me dënesë për burrin e vrarë. Të gjitha i pranoi vetë gazetari… Brenda 24 orësh, gazetari “i vdekur” u shfaq në një konferencë për mediat, i renditur mes shefit të lartë të ushtrisë dhe shefit të shërbimit sekret shtetëror. Pas pak bëri edhe një fotografi me presidentin e Ukrainës, Petroshenkon. Të gjithë u shfaqen triumfalë – duke shkaktuar tërmet në botën e informacionit dhe të njerëzisë normale se si një gazetar, pasi është vrarë e varrosur (me vullnet), shfaqet i gjallë në gjirin e mekanizmit të dhunës shtetërore.

Kjo ishte. Thuajse njësoj si në Tiranë ku një gazetar i panjohur, por që thonë se ishte militant i nxehtë i njërës parti (PD), kishte spiunuar bisedën e dy trafikantëve të drogës, dhe përgjimin e solli triumfalisht në Partinë Demokratike, duke bërë edhe një foto mes liderëve të PD-së. Që atë moment, gazetari mund të shpallet “i pa jetë” në kuptimin profesional; edhe pse jeton shëndosh e mirë.

Të dy gazetarët, njësoj, shkaktuan jo akte profesionale informacioni, por provokime shtetërore. Në Tiranë, mbi bazën e videos së përgjimit të gazetarit, u ngrit një stuhi proteste opozitare, që sipas vetë opozitës “gati dogji institucionet e shtetit”. Ndërsa në Rusi, menjëherë pasi Ukraina ka vrarë gazetarin rus, Kremlini ka ngritur alarmin e “provokacionit shtetëror” me vrasjen e gazetarit. Një provokim pas krizës së aneksimit të Krimesë, e shkaktuar nga një gazetar, nuk i përket botës së informacionit dhe gazetarisë.

Në Tiranë dhe në Kiev, njësoj, gazetrët pranuan të përdoren nga shteti për të fshehur dobësitë e veta para njeriut. Në Kiev shteti deklaroi se “e vramë Arkady” me qëllim që ta fshehim nga një i paguar prej Rusisë për ta vrarë. Shumë e rëndë për shtetin. Të gjithë qytetarët që rrezikohen nga vrasjet, sipas këtij njoftimi, duhet të “vriten” për t’u shpëtuar nga shteti. A nuk i ka mbetur rrugë tjetër shtetit për të mbrojtur jetën e shtetasve të tij, që është detyra themelore e tij? Në instalimin e këtij lloji shteti makabër, ndihmoi gazetari. Edhe në Tiranë, gazetari Olldashi fshehu paaftësinë e partisë opozitare për të bërë opozitë të hapur dhe instaloi standardin e “gazetarit spiun” si “ndihmës i parties”, vijon ai.

“Si mund të besohet më deklarata e Partisë Demokratike në Shqipëri, edhe po të vijë në pushtet, pasi ngriti një stuhi të tërë në vend të bazuar mbi përgjimin e blerë të një gazetari?…

“Vdekja” e gazetarit mund të shkaktojë vdekjen e vetë besimit te shteti…

Ndërsa gazetari i tretë, Blendi Kasmi, kryeredaktor i gazetës RD e Partisë Demokratike, mund të quhet viktimë edhe e dy gazetarëve të parë. Të dy të parët krijuan turbullirën e raportit të individit me të vërtetën dhe të vërtetës me shtetin…

Në protestën e ngritur në Tiranë, pas përgjimit politik të gazetarit, gazetari Kasmi u qëllua gati për vdekje. Tani makina e shtetit nuk pranon se është autore, por kjo nuk besohet. Edhe makina e Partisë Demokratike deklaron se “nuk e kanë qëlluar protestuesit” nga brenda, por edhe kjo deklaratëështë e pabesueshme…”, e mbyll shkrimin e tij, Frrok Çupi.(TemA)

19 komente në “Frrok Çupi: Jetmir Olldashin e keqpërdori mafia dhe PD-ja, për shkak të tij desh vdiq në vend Bledi Kasmi. Si mund ta besojmë PD-në tani, me këto manipulime?”

  1. Froke sikur po e dredh pak por ndoshta asht koha e duhur PD nuk vjen kurre ne pushtet sa kohe te rroje Baca Sali.

  2. Lili says:

    Pffffffffff,as koment nuk ia vlen me ba per debilitete te tilla

  3. demo says:

    PRAPE KALOI ME NE, CUPI?

  4. Ai says:

    O Çupi, po si nuk zure vend mor burrë?
    Tani në pleqëri do të të jetë kujtuar druri sistematik i saliut në vitet 90.

    Nejse, e di vetë ti.

  5. Bushi says:

    More Frrok Cupi! Qe je i keq si njeri,dhe intelektual,je,por per kete shkrim qe ke bere,krijojme pershtypjen se kesaj radhe i ke rene drejte paanesi te vertetes.Eshte shkrim me interesant qe kame lexuar deri sot,dhe po çuditemi,se paska edhe keshtu,qe disa gazetar vdesin dhe ngjallen perseri per ti bere karshillek kundershtarit me “profesionalizmin” e tyre..Paska nje çik ndergjegje dhe drejtesi ne shpirtin tend,se po flete hapur dhe ne realitetin e dites se sotme ne vendin ton.I ke dhene medaljen qe u takon forcave politike,dhe atyre gazetareve qe jane zhytur thelle ne kazanin mediatik.Kasmi dhe Olldashi, kete radhe e kane dhjere fare punen e tyre.Turp sa s’ka ku te veje me.Respekt per ju zoti Frrok.

  6. Dull tropoja says:

    O frok po ti i sherbeje grekut tani putinit.harram buka.

  7. Jimi says:

    Me shpejtesi te madhe ne nje kthese te forte rrezikohash seriozisht!?

  8. Lexues (i pavarur) says:

    Frrok Cupi eshte gazetar profesional, nder me te miret e gjysemshekullit qe kaloi.
    -E leme politiken, ajo eshte tjeter gje-
    Z. L.

  9. Bardhi Tolabi says:

    O Cupi…cupi cupi,do thoshte Nikolin Xhoja tek filmi “Kapedani”.
    Merru ca me shume me kete,langaraqin Kasmi.Ai atje,nuk ishte si gazetar,por si nje palaco cirku,nje militant ekstremist I PD-se ku ha buke.Hiq syzet e diellit ne se ke te tilla,shih dhe vidion e perhapur ne TV-ite e ndryshme.A sheh ne trupin e ketij Kasmit,apo ne duar e tij,ndonje shenje gazetari?Ne se po,na e thuaj dhe ne “qorreve”,se nuk kemi pare asnje shenje te tille.Me veprimet e tij,Kasmi,eshte njeri nga ata,te cilet duhen ndjekur penalisht,sepse eshte shume mire I dokumentuar se,po shkateronte gardhin e vendosur per te mos u kaluar dhe me te,godiste dhe shtynte forcat e rendit…
    Keshtu behet gazetari e vertete dhe jo loje fjalesh.E kritikon gazetarine jo profesionale,por kjo palo analiza jote,si eshte? Profesionale?Nuk besoj kurre se eshte e tille,por eshte rrugacerore,eshte palo gazetari….

    1. ben says:

      Bardhi Tolabi-e ke thene sakte. Ai palo gazetari Kasmi nuk ishte “ne mes te turmes se protestuesve” sic po thote zoti Cupi, por ne balle te saj, duke shtyre rrjeten e telit qe i ndante policet nga turma e hazdisur, me qellim perleshjen me forcat e rendit. Ai nuk ishte aty si gazetar, por si militant i nje partie kriminelash dhe hajdutesh. Te dalesh ne krah te nje gazetari te tille eshte turp dhe injorance; turp per nje gazetar si Cupi qe kerkon te fajesoje shtetin per mbrojtjen e institucioneve nga halabaket dhe hordhite e kanibaleve te PD-se dhe injorance, kur perpiqet te vere shenjen e barazimit midis rastit Ukrainas dhe atij te Tiranes. Duke e agravuar qellimisht situaten me shprehjen se gjoja Kasmi mund edhe “te kishte vdekur”, me qellim zoti Cupi kerkon te rrise pergjegjesine e strukturave shteterore per kete incident qe u shkaktua nga mmilitanti Kasmi dhe jo nga gazetari Kasmi.

  10. Guri i Kamjes says:

    Nuk e perdori mafja, as PD-ja, por ajo pjese e policise sekrete te shtetit qe eshte kunder pd-se e ps-se e kunder j.Olldashit. Jo vetem F.Xhafaj, por edhe Kryeministri nuk eshte çudi qe te sulmohet ne ditet qe vijne nga kjo organizate e organizuar. Shqiperia nga keta do ta kete te keqen. Duhet horoskopi i Enverit qe nje here ne 10 vjet i qethte keta qelbesira.

  11. selvia says:

    Ore derr maloku ai gazetar qe godet policine nuk eshte gazetar dhe dihet se cfar plere eshte. Nuk bi rrufeja ne hale dhe po te kish vdekur mir do ishte se vrate 4 te pa fajshem dhe nuk keni reflektuar o kriminel por ligji do ta nxjeri preandaj mire qe e ke kuptuar qe jeni parti mafjozesh, malok..

  12. vang says:

    Frrok CUPI jo te kritikohet sepse thote te verteten .Kjo eshte kompetence,profesionalizem.

  13. Guri i Kamjes says:

    Çdo te thote UNDEFINED dhe poshte saj PERGJIGJUNI?

    1. Bardhi Tolabi says:

      Undefined= I papercaktuar,dmth nuk mbush mire…Hahaha…pra nuk ka cfare te thote,as mish as peshk…
      Me “pergjigjuni”,eshte ky “sqarimi” qe po ju bej une juve per kete te papercakuarin,i cili ka mbetur ne mes te 4 rrugeve…Hahaha…

  14. Ilo says:

    Frrok Cupi, e ke ne gjak tradhetine ti . Vullneysri i Enverit.

  15. BRSS says:

    HAJT MOTREN MU NE PIDH O FRROK O RRACE MUTIT O SHKERDHATE

  16. Jimi says:

    Rrufe ne qiell te paster!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje