Nënkryetari i Partise Demokratike Edmond Spaho, ka komentuar lajmin e shpërndarë nga kryedemokrati Lulzim Basha se po monitorohet 24 orë në 24 nga policia.
Edhe pse Policia e Shtetit reagoi ndaj lajmit duke e konsideruar si spekulim mediatik për interesa partiake, Spaho e quan operacioni klandestin të qeverisë.
Ai thotë se kabineti “Rama” funksion si një pushtet private kriminale në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.
Reagimi i plotë
Operacioni klandestin është konceptuar dhe zbatuar nga Fatmir Xhafaj, ish-hetuesi i dhunshëm i komunizmit, me urdhër të Edi Ramës.
Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që që denoncojnë krimin dhe drogën.
Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë.
Këto operacione klandestine kriminale kanë garancinë e mbrojtjes nga prokuria politike e drejtuar nga Arta Marku, përfaqësuesja dhe shërbëtorja politike e dyshes Rama-Xhafaj. Këto veprime kriminale kanë garancinë e mosndëshkimit si rezultat i shkatërrimit të Gjykatës Kushtetuese, paralizimit të plotë të Gjykatës së Lartë dhe kontrollit të plotë mbi sistemin e drejtësisë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.
Në këto kushte, Shqipëria është sot është në një gjendje ku jeta, liria, prona dhe e drejta e çdo qytetari janë të rrezkuara nga krimi që mbrohet nga shteti.
Gjendja e lirisë, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në vend do të bëhet edhe më e rëndë pasi, për të mbrojtur lidhjet dhe përfshirjen e tyre kriminale në trafikun e drogës, dyshja Rama-Xhafaj do të vazhdojë të kryejë krime të tjera ndaj kujtdo që bëhet pengesë për ta.
Prandaj, sot më shumë se dje, është e domosdoshme që Fatmir Xhafaj të largohet për t’i hapur rrugën dekriminalizimit të vërtetë të Policisë së Shtetit, e cila është kthyer nga një strukturë private e vëllezërve Habilaj në një strukturë private të vëllezërve Xhafaj.
Sot, është më e domosdoshme se kurrë që Reforma në Drejtësi të kthehet në binarët kushtetues, për ta çliruar drejtësinë nga kapja që i ka bërë Edi Rama dhe, përmes tij, krimi i organizuar.(TemA)
Do ti kete cuar Sala mesazh qe do e heqi qafe, dhe i ka hyre frika Lulushit.
Akuzohet per krim kur ishte minister i brendshem
Akuzohet per vjedhje 230 miljon€
Akuzohet per pastrim parash
Akuzohet si antikombetar per luften ne kosove
Akuzohet per lidhje kriminale dhe trafikim te lendeve.narkotike( hashashi ) kur ishte minister
Te gjithe presin arestimin dhe cuarjen para drejtesise dhe na qenka problem i madh se ndiqet e pergjohet se ka imunitet si kryetar i opozites le ta balcamosin apo ta fytin ne ndonje ene qelqi kur ka mash pse do djeg duart per ta kapur ne flagrance (me presh ne dore)
Ateher rezultatet e vitingut qe presin njerezit e drejt e te ndershem behet per cironka e jo per peshq te medhenj. peshkaqen Keta jane veshur me pushtet ateher linde pyetja cila rruge ngelet per te vene drejtesine ne vend??
Po shpikni lajme tani mo? Jo po na pergjojn jo po na sulmojn hahah. Sulmuan sa sulmuan tani po mbrohen kta te PD. Si ka mundesi qe jane kaq dobet mo vlla.
Kta nuk kane ca bejn me tani se po i dalin bllof cdo gjeje qe po thon edhe fillojn shpikin. Lat nam o budallenj se po beheni qesharak.
E ulet nivelin fare. Te pergjosh bashen hahahah. E ce do ta pergjosh?
Po eeeeedhe sikur te jet e vertet po themi. Basha nga cfare ka frike?? Lind pyetja
Kta duhen futur tek portokallia se realisht kane filluar te bejn humor me te mire se portokallia per zotin.
Titulli i lajmit duhet te ishte: te pergjosh nje te paaft. Po pse? Per cfare te duhet? Basha nuk i duhet as dreqit.
Kaq budallenj keta “djemte” e PD-se,do thoshte I mdjeri Roland Trebicka…
Po nga kane ngjare xhanem…Hahaha…
Ne se ka ndonje me tru dhe qe I punon akoma ne antaresine e PD-se,duhet ta dine se dhe Garda e Republikes,,e cila e shoqeron 24 ore ne 24 Lulushen,eshte ne vartesi te Fatmir Xhafes.Per kete aresye,Ministri Xhafaj nuk ka perse te dergoje njeres te tjere….
I gjithe problem I PD-se,Saliut dhe Lulushes,eshte qe per cdo gje,te futin ne “lidhje” Fatmir Xhafen…Ja edhe ky “denoncim”,eshte nje “babale” tjeter,prodhim made in PD.Per te qene pak me te besueshem,perse nuk thone se po perndiqen nga mafia e droges te Xhafes?Ne kete rast do te ishin me intrigues,por mafia e droges eshte prone e PD-se…
Po a ka njeri me mend ne PD?
Pergjigjen e le ne dore te lexuesve….
Kjo është qelbësirë politika e Babale Partisë.