Rama, optimist për 25 mijë punësime të reja në 2018-n

1 Qershor 2018, 12:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është optimist për rritjen e numrit të punësimeve.

Në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare të Punësimit, Rama tha se përmes zyraave të punës mund të realizohet objektivi 25 mijë të punësuar të rinj në vitin 2018.

Në këtë aspekt, kreu i qeverisë është optimis edhe për tre vitet e ardhshme. Sipas tij, falë një program për rritjen e ekonomisë, punësimi do të pësojë rritje.

Besojmë shumë që në periudhën 2018-2021 do të kemi një kërcim të rëndësishëm në shifrat e punësimit falë një programi të ndërtuar që synon një rritje më të madhe ekonomike me punësim real më të lartë, duke filluar nga infrastruktura.

Në tre vitet që kemi përpara do të financohet një numër i madh projektesh që përmban volumin më të madh financiar të dedikuar për infrastrukturën gjatë një mandati qeverisës në gjithë këto vite, turizmi që për vit e më shumë po konfirmohet si fuqi e rëndësishme mbështetëse dhe nxitëse e ekonomisë tonë, manifaktura.

Kemi ende shumë mundësira të pashfrytëzuara në sektorin e bujqësisë”, tha ai.

Rama ripërsëriti nevojën e aftësimit profesional të punëkërkuesve, duke e vënë theksin te fuqizmi i arsimit profesional.

Sot nuk ka, dhe e them me përgjegjësi, asnjë kompani të madhe  që klasifikohet si biznes i madh që nuk ka vend pune.

Në çdo derë kompanie po të trokasësh do të shohësh se ka vende të lira pune, problemi i kompanive është aftësia specifike për mbulimin e nevojave të këtyre vendeve të lira të punës.

Në këtë drejtim patjetër që nuk ka një zgjidhje të sotpërsotshme, por domosdoshmëri mbetet fuqizimi i sistemit të arsimit profesional. Janë sipermarrjet ato që krijojnë vendet e punës nuk është qeveria.

Qeveria ka përgjegjësinë e pazëvendësueshme që të mbështesë krijimin e vendeve të punës duke garantuar një mjedis ku jo vetëm ka një mbështetje për sipërmarrjen në aspektin fiskal, gjithë zinxhirit të burokracisë por ku ka dhe një furnizim të sipërmarrjeve me burime njerëzore cilësore, për të mbushur vendet e lira të punës”, tha ai.(TemA TV)

1 komente në “Rama, optimist për 25 mijë punësime të reja në 2018-n”

  1. lora says:

    Pershendetje! CESHTJA E PUNESIMIT ESHTE NJE PROBLEM MADHORE SEPSE DUHET NJE RITJE E NDJESHME EKONOMIKE ME TE PAKTEN 10%? NJE PREGATITJE PROFESIONALE PREJ TE PAKTEN DY VITESH DHE CESHTJE TE TJERA SOCIAL POLITIKE;Punesimi mbi baza politike dhe efkte pozitive te ritjes se te ardhurave eshte nje raport i veshtire dhe jo sporadik.tE PAKTEN BENI PERPJEKJE PER PUNESIM TE ARSYESHEM NE 5 MIJ VENDE PUNE DO TE ISHTE NJE ARRITJE E ARSYESHME PER TE KAPURE NJE PUNESIM ME 6500 VENDE PUNE NE VITIN PASARDHES; MOS BENI PETULLA NE UJE.
    me keme ne toke dhe me mendje ne koke .mOS BENI PELIVANIN E AKROBATIN NE TEL;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje