Shqiptarët u zgjuan sot me kryelajmin se një kompani nën hetim në SHBA, e cila kishte gjetur terren në Rusi kishte blerë rafinerinë e naftës në Ballsh.
Sipas lajmit në fjalë, kompania me lidhje te forta në Rusi ishte mbështetur nga qeveria Rama duke i ofruar kështu Putinit një thesar nga nëntoka shqiptare.
Lajmi i publikuar nga një portal i quajtuar “Pianeta Italia News”, u hodh fillimisht gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në mediat shqiptare duke “shpërthyer” si lajm bombë gjatë mëngjesit të sotëm.
Është një lajm bombastik dhe çdo redaksi do të nxitonte t’a hidhte e para, por në kësilloj rastesh, parimet e gazetarisë na këshillojnë disa verifikime paraprake, të cilat ne i bëmë mbi portalin në fjalë, pra PianetaItaliaNews (www.pianetaitalianeWs.it).
Nga verifikimet e bëra nga Albeu.com, rezulton se lajmi i shumëpërfolur në këtë media është postuar me datën 18 korrik 2017.
“PianetaItaliaNews” është hapur për herë të parë në mesditën e datës 21 gusht 2016 nga kompania “Italia Comunicazione srl” (për detajet, ndiq galerinë sipër).
Blerësit e hapësirës në server, pra kompania “Italia Comunicazione srl” ka bërë një abonim një vjeçar duke mos parashikuar riabonimin automatik, një veprim aspak i zakontë ky për media serioze online, të cilat janë të interesuara që të ruajnë përmbajtjen e tyre edhe nëse harrojnë të ribëjnë abonimin.
Administratorët e portalit kanë blerë një tjetër abonim njëvjeçar serveri në fillim të shtatorit 2017 në kompaninë e shërbimeve ARUBA-REG (www.aruba.it), i cili skadon në të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Aruba.it është një kompani që ofron shërbimin e serverit për website të ndryshme kundrejt një pagese të caktuar vjetore apo mujore.
PienatItaliaNews.it është deklaruar si biznes që ushtron aktivitet në këtë adresë: Address: Via Paolo Frisi, 5; ROMA; 00197; RM; IT.
Nga verifikimet e bëra rezulton se rruga e deklaruar në fakt është një zonë kryesisht rezidenciale në periferi të kryeqytetit Italian, Romë.
Të dhënat e deklaruara të orientojnë drejt godine tre katëshe që përdoret si teatër dhe qendre kulturore, pranë së cilës gjendet edhe një restroranti me ushqime deti.
Gjithashtu, nga verifikimet e bëra prej nesh në regjistrin e kompanive në Itali, nuk ekziston asnjë kompani me emrin “Italia Comunicazione srl”, e cila është deklaruar si kompania mëmë e PianetaItaliaNews.it.
Paola Di Domenico, personi teknik i kontaktit që është deklaruar nga ata që kanë bërë regjistrimin në server për portalin, në fakt është një zonjë 69 vjeçare italiane që jeton dhe punon në Peruxhia si lektore në universitetin e këtij qyteti dhe nuk ka asnjë lidhje me IT apo njohuritë teknike mbi mirëmbajtjen e web-it.
Media në fjalë ka gjithsej 52 lajme në aktivitetin e saj gati dy vjeçar, i cili është një numër jashtëzakonisht i vogël për një portal lajmesh.
Sa i përket përmbajtjes, portali rezulton të ketë shkruar edhe mbi skandalin e shumë përfolur të zhdukjes së 1 300 konteinerëve të pretenduar me lëndë toksike në Shqipëri, i cili më pas rezultoi se ishte një fake news.
Përmbatja e PianetaItaliaNews rifreskohet jashtëzakonisht rrallë, ndërsa njohës të mirë të gjuhës italiane deklaruan se edhe gjuha e përdorur është një italishte e ngurtë mekanike.
Historia i ngjan kryekëput fenomenit të “fake news” që u përdor gjatë fushatës së egër mediatike për presidencialet amerikane të Donald Trump me Hillary Clinton.
Ky “fact checking” i bërë në pak orë nga Albeu.com, të bën të ngresh disa hije dyshimi nëse vërtetë ka italianë apo persona në Itali që shkruajnë për PianetaItaliaNews.it.
Me shumë mundësi, këto lajme në fakt shkruhet në Tiranë italisht, botohen në një portal anonim pa pronar dhe pa gazetarë, dhe pastaj ribotohen në portalet pranë PD-së, si lajme bombastike mbi të cilat ngrihen edhe kauza qesharake të opozitës.
Siç qe rasti i 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme që kishin ardhur në Shqipëri nga Italia, por që në fakt rezultoi një mashtrim i madh, për të cilin nuk mbajnë përgjegjësi as portalet shqiptare që e botuan, as opozita që denonconte një fakt të paqenë, duke përhapur panik.
Nuk është çudi tani të nisin dhe një kauzë të re politike, bazuar në një tjetër lajm të rremë, të prodhuar nga vetë ata.
Reagimet e para në fakt kanë ardhur.
E nisi Ylli Manjani, që duke u nisur nga ky lajm qesharak, thotë se Rama u ka hapur rrugën rusëve.
A-L-A-R-M-E -))))))))))))))))))))))))))))))))
BOTA DUHET TE INSPEKTOJ SHQIPERINE !
RREZIKU I NJI LUFTE BERTHAMORE NE EUROPE NGA SHQIPERIA !!!!!!!!!!!!!!
Gazeta
Harxhuat gjithe kete laps e leter
Vetem 1 gje nuk na thate
Ja ka dhene naften shqiptare ruseve timonieri apo jo.
Jo se ka ndonje gje qe ta marin ruset po paguajne me shume per shqiptaret.
Po eshte nje hipokrizi legenash nese eshte e vertete.
FSKE NEWS ,BEHEN ME SHUME DASHURI NGA CIFTI RAMA BASHA ??PER TE LARGUAR VEMENDJEN E POPULLIT ,NGA
PRITSHMERITE E SAJ.
Hee, po ta marin ruset Ballshin atehere shqiptaret nuk do emigrojne per ne Norvegji, por per ne Ballsh.
Po shqiptaret duan mut ne pjate. Pse nuk ka investuar asnje leke SHBA ne Shqiperi? Pse shume kompani russe investojne ne SHBA, Kanada, Germani, France dhe ne Shqiperi nuk u lejuaka?
Ja qe shqiptaret e duan mutin ta hane me luge ne pjate.
Ishalla te jete e vertete ne te mire te qindra banoreve te Ballshit qe mbajne familjet me buke me ate rafineri
Kur e mori nje fare Taci pa breke ne bythe dhe e katandisi ne kete fare derexheje nuk mbetet te beje komente Ylli Manjani qe u mesua te nxjere leke me pallavra. Sot ne energjitike nuk ka kompani as te Putinit as te Rames dhe Berishes por jane gjigande shumekombesh, vetem ndonje idiot si Ylli jeton akoma me mendesine Taci oil
Shqiperia nen udheheqdjen karizmatike e Rames po rilind. Mireqenia e femijve p.sh. e krahasuar me boten e rendit Shqiperine te 77-en pas Burkina Faso e Mongolia etjetjetjetj…. dhe ky eshte nje sukes i ketyre 6 viteve.
Ja perse duhet kaluar me shume kohe ne Facebook dhe te dale Tualet Palla te na tregoje sa fort e duam Shqiperine Merkel dhe Gjermania.Harroi Macronin, FSHATARI I librazhdit.
Po ju shkruaj per Naften, por Jo per tu cfrytezuar dhe bere kauz per Berishen & klanin e tij, perkundrazi, sepse nuk kane moral per ta perdorur.
Rama dhe Gjiknuri jane duke grabitur nga asetet e Shtetit njekohesisht te Popullit, vendburimin e naftes Ballsh, Drenove, Mollas e tj, dhe po jua bejne dhurate ( gjoja me koncesion ) kompanise se Berishes : TRANSOIL ( qe eshte duke cfrytezuar vendburimin e naftes se Visokes), gjithashtu i kalon ne pronesi ( me koncesion ) edhe kompanise ANOIL – Peza, por cuditerisht keta 2 koncesionare kane vene ne levizje per te kryer kete grabitje figurat kryesore te Albpetrol Sh.A. :
E. Puka – ish Administrator i Albpetrol Sh. A., deri para disa muajsh, sot-keshilltar i pare i ministrit Gjiknuri,
F. Gishti – ish Drejtor Teknik i Albpetrol Sh.A. deri para disa muajsh, sot i ngarkuar si Drejtor Teknik nga dy kompanite grabitese si me siper.
I. Gero – ish drejtor i nje prej ndermarjeve te Albetrol sh.a., teper i afert(kushuriri) i E.Pukes,
e tj. persona te besuar per te bere kete grabitje diten me diell te vendburimeve te Ballsh-Mollas-Drenove.
Duket qarte qellimi pse EDi Rama sapo mori TIMON-in ne 2013-en, vendosi ne krye te Albetrol-it njeriun e vet me te besuar, E. Puka,dhe Ai se bashku me Gjiknurin, e te tjere, vartes me te besuar, pregatiten terrenin e grabitjes se Vendburimeve te Naftes, pjesa e mbetur ne pronesi te shtetit,( ate qe Berisha nuk arriti ta realizonte plotesisht deri ne 2013-en).
Ndodhemi vertete ne nje situate te ngjashme me ate qe krijoi Berisha, i cili u ndeshkua me vote ne Qershor te v.2013. Pra, naftetaret – pronare anonim dhe te paperfillje nga qeverite e pas 90-es, po kalojne ne agoni te plote – Vdekje klinike. Ishin 25 mije qe punonin, kane ngelur 2500.
Neser, Rrofte Edi Rama, Gjiknuri e klani i tyre “rilindas” !
Ky eshte edhe shkaku,perse nuk zbatohet Vetingu per politikanet.
Sa me lart kupoles shtetrore,aq me hajdute.Per Berishen,Nanon,
Meten si edhe Ramen,ka vetem nje vend,ne Burg,ndryshe,ne
Shqiperi nuk do te kete kurre drejtesi dhe qetesi.
BABALE 4 !