Shkoi për pushime, 22-vjeçari mbytet tek Gjiri Lalzit

2 Qershor 2018, 13:11Kronika TEMA

Kur ende nuk ka filluar mirë sezoni turistik, ditën e sotme është regjistruar edhe viktima e parë.

Një 22-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në Gjirin e Lalzit, dhe më pas është gjetur dhe është nxjerrë në breg të detit.

Sipas policisë, shtetasi E. S., banues në Tiranë u mbyt rreth orës 12:15, mesditen e së shtunës 2 qershor.

“Më datë 02.06.2018, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S. 22 vjeç,  banues në Tiranë,”-raporton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje