Një person ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në fshatin Lozhan.
Mësohet se 62-vjeçari u godit nga rrufeja.
Ndërkohë trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të Korçës.
Të afërmit e viktimës kanë pohuar se 62-vjeçari ishte goditur nga rrufeja, në afërsi të fshatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Pas dëshmive dhe këqyrjes së viktimës, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethana.