Babai "ultimatum" vajzës: Mësoji djalit shqip ose mos guxo të vish më në shtëpinë time

3 Qershor 2018, 15:00Sociale TEMA

Peripecitë e shqiptarëve emigrantë për t’u integruar në shoqëritë e vendeve ku jetojnë janë të njohura tashmë. Nuk janë pak por gati një milionë e gjysmë që e kanë gjetur të ardhmen e tyre jashtë vendit. Por sa prej këtyre shqiptarëve kanë arritur të ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre në shtetin ku jetojnë e punojnë? Me statistika është e vështirë ta thuash por me siguri që ekziston si problem.

Për Nuredinin i cili ka 21 vite që ka emigruar me familjen në Itali kjo gjë është një shqetësim më vete. Ai kishte ardhur enkas nga Brindisi për të marrë pjesë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” për t’i kërkuar vajzës së tij Ada që t’i mësojë shqip nipit 6-vjeçar. Megjithse Mikele është gjysmë italian nga ana e babait, sipas gjyshit kjo nuk duhet të jetë pengesë që të përfitojë sa më shumë nga kultura e dy vendeve. Së paku të dijë të flasë e të shkruajë shqip. Për Nuredinin është e pa konceptueshme që fëmija të mos flasë gjuhën e nënës.

Duke u kthyer pas në kohë, Nuredini ka treguar sesi u detyrua të emigrojë me gjithë familjen në vitin e tmerrshëm të 1997-ës. Vajza Ada në atë kohë sapo kishte filluar gjimnazin dhe udhëtonte çdo ditë me tren nga Durrësi në Tiranë dhe anasjelltas. Duke e parë situatën që sa vinte dhe përkeqësohej, Nuredini mori një vendim të cilin nuk do e kishte marrë asnjëherë në kushte normale.

Mes krismave që dëgjoheshin nga të katër anët, ai mori bashkëshorten, dy fëmijët 9 dhe 16 vjeç dhe hipën në një anije të vjetër për të shkuar drejt Italisë. La pas prindërit dhe gjithë jetën që kishte ndërtuar deri në ato momente. Pas 24 orësh udhëtimi me rreziqe mbërritën në Brindisi dhe autoritetet i strehuan në një kamp. Duhej t’ia nisnin nga e para sepse ishin mes katër rrugëve, me dy fëmijë.

Me kalimin e kohës, Ada u njoh dhe u dashurua me Roberton, një italian i cili sot është bashkëshorti i saj. Aty filloi të normalizohej jeta e familjes sepse gjetën një shtëpi, fëmijët u shkolluan dhe pas disa vitesh u pajisën me dokumenta të rregullta. Nuredini gjatë këtyre viteve ka punuar shumë që jo vetëm të ndihmojë familjen e tij por edhe të afërmit në Shqipëri, ashtu siç bëjnë shumica e emigrantëve.

Një ndihmesë të madhe ka dhënë dhe Ada duke u përkujdesur në maksimum për të afërmit e saj. Ashtu siç u shpreh Nuredini, kjo ishte një nga arsyet për të cilën kishte ardhur në studio që ta falenderonte për kontributin dhe dashamirësinë që ka treguar për familjarët. Por kjo ishte gjysma e mesazhit të ëmbël që donte t’i jepte. Gjysma tjetër, ajo pak më e athët, më pikante, ishte shqetësimi se Ada nuk i ka mësuar djalit të saj Mikeles gjuhën shqipe.

“Djali kupton shqip por nuk e flet. Ai reagon po të flasësh keq për atë por nuk na e kthen në shqip por në italisht”, shprehet Nuredini. Sipas tij ky është një fenomen tek shumë shqiptarë, jo vetëm tek vajza e tij dhe për këtë sjell në vemendje një situatë konkrete. “Dëgjoj një ditë një zonjë në një supermarket që i fliste italisht fëmijës. E njihja atë zonjën sepse ishte nga fshatrat e Kavajës.

I thashë “me këtë italishten që flet ti, si mund t’i flasësh fëmijës? Fliti ore shqip! Kur do ta mësojë ky? Më tha që kështu jemi mësuar. I bëra një pyetje “ti si i shikon ëndrrat, në shqip apo në italisht”? Pse ma bën këtë pyetje, më tha. Jo i thashë unë, sepse atëherë njeriu është pa ndienja. “Shqip i shikoj” më tha. “Atëherë je shqiptare puro i thashë, andej nga Kavaja ndaj fliti fëmijës shqip”.

Ada, vajza e Nuredinit është surprizuar së tepërmi kur e ka parë që nga krahu tjetër i murit të studios ishte babai i saj. Ajo nuk i ka ndalur dot lotët kur janë përmendur njerëzit e dashur të cilët Ada i ka mbështetur në vështirësi e fatkeqësi e që tashmë nuk janë më. Buzëqeshja i është rikthyer nga mesazhi tjetër i të atit për gjuhën shqipe dhe është munduar të “justifikohet” duke thënë që “djali di shqip por nuk flet sepse ka frikë se gabon”. Por Nuredini ishte i përgatitur sepse ka shpalosur “penalitetet” në rast se Ada nuk i mëson shqip Mikeles.

U ka lënë afat deri në fund të vitit që ai të flasë shqip, përndryshe nuk do jenë më të mirëpritur në fundjavë tek shtëpia e gjyshit, siç tashmë e kanë bërë traditë që të mblidhen. Pasi e solli të bijën nga Brindisi në Tiranë për t’i dhënë këtë mesazh të rëndësishëm, Nuredini ka bërë një apel edhe për shqiptarët nëpër botë e për shtetin shqiptar që të ndërmarrin hapa konkretë për ruajtjen e gjuhës shqipe tek brezat e rinj.

“I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që t’u mësojnë shqip fëmijëve. Me këtë rast u bëj thirrje edhe qeverisë që të bëjë ndonjë gjë për të hapur shkolla që të mësojnë të paktën për një vit që të shkruajnë e të flasin gjuhën amtare”./E dielashqiptare

47 komente në “Babai “ultimatum” vajzës: Mësoji djalit shqip ose mos guxo të vish më në shtëpinë time”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Brravo.. Femija im e lindur dhe rritur ne Amerike shkruan dhe flet rrjedhimisht shqip.. Thote qe gjuha shqipe ka shum kuptim dhe eshte me e thjeshte te shprehesh.. Nuk ka gje me te bukur te degjosh femijen tend ne shqip.. Gjuh hyjnore..

    1. ehhh says:

      Po ashtu! Femijet e mij te lindur ne Selanik flasin dhe shkruajne shqip fare mire!
      Sa me KATUNARE dhe INJORANTE te jene prinderit, aq me pak shqip flasin femijet e tyre! A ka kuptim kudo ne bote, qe femija te mos flase gjuhen e nenes!? Po gjuha nga nena mesohet! C’gjuhe e ka me te lehte te flase nena e femijes, pervecse gjuhes se nenes se saj!!!!
      Gjithcka eshte pasoje e kompleksit te inferioritetit. Kush ka respekt per veten dhe kush ka sadopak personalitet personal, e vlereson vetveten dhe familjen prej nga vjen, e respekton gjuhen dhe traditen e familjes se tij. Kush ndihet qenie infereiore, perpiqet me cdo menyre te “fshihet” dhe te hiqet si dikush tjeter ?
      Keto jane pasojat e trushpelarjes se 1990-es ?

    2. BE Optimist 2025 says:

      Nje race , komb ,popull pa shtylle kurrizore, pa dinjitet dhe respekt per historine, kulturen dhe traditen qe vuan akoma nga ndjenja e te voglit, te parendesishem, i varfer si eknomikisht dhe shpirterisht pra nga ndjenja e inferioritetit ne krahasim me cdo vend tjeter te botes.

      Nje rac , komb popull, dhi e zgjebosur, qe mburret pa karrar si me qene me te bardhet ne bote, medemek ariane, me te fortet, me te zgjuarit, me te lumturit, me te perparuarit, edhe pse populli dhe vendi me i varfer ne Evrope, me mireqenie dhe ekonomi te nje vendi te botes se trete dhe republike bananesh, ku edhe ambasadoret e b i thes respektohen me shume se politikanet dhe qeveritaret e vet, ku femijet mesojne me mire politiken e kafeneve se shqipen “hyjnore” te shkollat e Saliut dhe Rames, nje shqipe e trasheguar dhe ruajtur me aq mundime e veshtiresi pasi armiqte shume donin te na i zhduknin edhe pse ja arriten qellimit te na nenshtrojne dhe perbuzin gjithmone deri ne ditet e sotme dhe akoma me shume.


      Jeni te gjithe deshmitare te shkaterrimit te shqipes ne bankat e shkolles, parlamentit dhe kazanit mediatik ku verejme pa asnje dyshim se Shqiptaret nuk dine shqip.

      Jemi i vetmi shembull , nga popujt emigrante qe jemi te fundit per sa i perket mesimit te shqipes femijve te lindur dhe me qendrim ne vendet Perendimore, nuk po flas po shkove ne Arabi e Turqi ku te mprehet shpirti ne vend ne gjirin e familjes. Ne Greqi, Nuredinat dhe Hatixhet bile nderruan emrat jo me te mendonin per shqipen e femijve, po keshtu ne Itali ndoshta e quanin turp ne nje kohe qe te dyja keto vende jane fqinjet tane me te afermit.

      Edhe ate pak patriotizem qe rrenjosi Enver Hoxha dhe sistemi, kjo ishte nje merite e rralle e atij sistemi diktatorial, e ashtuquajtura demokraci nen udheheqjen e banditeve shpellare jo shume larg dje dhe mbeturinave te komunizmit sot, ka cuar ne fund ndjenjen e te qenit shqiptar.

      1. Toni says:

        @BE.Patriotizmi qe vendosi Enver Hoxha ishte, Partia jo Shqiperia.

      2. i menduari says:

        Me duket se edhe ti e paske ndjenjen e inferioritetit ?
        Duaje dhe vleresoje me shume veten!!!

      3. ben says:

        BE Optimist 2025-eshte turp per ty qe flet me ate gjuhe per kombin tend. Nuk eshte shkolla qe te meson gjuhen, por nena dhe babai. Eshte e vertete qe shkolla jone ka shkuar shume poshte si nivel, por a justifikohen dot prinderit per femijet e tyre qe bastardojne gjuhen tone, apo ca me keq qe nuk u mesojne gjuhen e tyre femijeve?
        Edhe une jam nje nga ato 1.5 miljon shqiptare qe emigruan MBAs vitit 1990. Ne shkolle, femijet flisnin anglisht dhe per ta ishte natyrale te vazhdonin te flisnin anglisht edhe ne shtepi, por une dhe gruaja ime, kurre nuk i kemi lejuar qe te flasin gjuhe tjeter pervec asaj shqipe. Qe ne fillim u kam bere te qarte femijeve se nga dera e jashtme dhe brenda shtepise sone, eshte “Republika e Shqiperise”, jashte eshte Kanadaja. Brenda shtepise, gjuha e detyrueshme per te komunikuar eshte vetem ajo shqipe. Sot ata jene te rritur, por komunikojne dhe shkruajne shkelqyeshem ne gjuhen tone.
        Me kete desha me thene se ne se femijet nuk flasin gjuhen tone, nuk eshte faji i tyre, as i qeveritareve apo politikaneve, por vetem i joni si prinder qe kemi per detyre jo vetem ti ushqejme, por ti edukojme te rriten te ndershem, me dashurine per te paret e tyre, per vendin, gjuhen dhe kombin te cilit i perkasin. Eshte detyra jone dhe vetem e jona. Respekte per kete zoteri qe kerkon qe vajza e tij te respektoje gjuhen dhe traditat e vendit te saj.

  2. Fukaraja says:

    SHume Mire e ka..KU QENDRON E KEQJA:Nje Shoqjq ime e Punes…I FLISTE DJALIT EDHE GJERMANISHT EDHE ANGLISHT…kur e pyeta ne ishte kjo nga Ana Shkencore e Pranushme U PERGJEGJ PO…dhe biles eshte nje gje shume e mire..lol

  3. Cimi says:

    Kjo e paska e paska burrin italian. Po shume prinder qe jane te dy shqiptare dhe megjithese nuk e dine as vete gjuhen e huaj te vendit ku jetojne fillojne e flasin ate me femijet ose kur ulen neper kafete e qytetit me shqiptaret e tjere.Megjithese e flasin gjysma gjysma dhe plot gabime. Shkurt shqiptaret nuk e duan gjuhen e tyre. E urrejne ate.

  4. Njishi says:

    Grate e sotme jane bere si gjethja, i ka maree era dhe iu duket vetja se kane peshe duke mos folur gjuhen e rrenjes.

  5. Tani says:

    Bravo ktij burri inteligjent, se me gjuhen shqipe i ke dyert e hapura gjithanej edhe ne tualet

    1. ben says:

      Mire e ke o Tani-se me siguri zotrote ne tualet ushqehesh!

  6. Illyria-Shqiperia says:

    A mor Nuredin, mire e ke ti, po kemi marre ere ne si popull. Cifutet me origjine ruse, ne amerike flasim te gjithe rusisht, pavarsisht se Jane cifute, e nuk Jane te detyruar. Por respektojne gjuhen e vendit ku kane lindur, apo u kane lindur gjysherit. Te gjithe popujt normale keshtu bejne. Ndersa ne Jo, sepse ne na vjen turp qe jemi shqipetare. Jetoj vete jashte., por femija im, Jo vetem do flase shqip, po edhe nenshtetesine do t’ia jap. Kur te rritet le ta refuzoje po desh.

  7. agroni says:

    o vlla jemi ne popull plere qe sjapim munumin te mesojme gjuhen tone ne jemi pa egzagjerim populli qe eshte i gatshem ta harroj gjuhen e vet dhe te flas gjuhen ku jetojne pa e prish terezin fare kjo eshte realiteti i hidhur.

  8. raqi says:

    Ka pasur qef te dale neTelevizor I shkreti
    Na mbyti patrotizmi,,,,,
    Ajde ketu dhe flit shqip dhe evgjice po deshe
    Pordhe me rigon,,,,

  9. Fatosi says:

    shume e drejte Shqiptaret kudo neper bote e kan humbur ndjenjen e shqiptarizmit dhe femijet e tyre nuk dine fare shqip,megjithse vijene nga prinder shqipetare ( si nena ,ashtu edhe babai ) turp per shqipetaret qe nuk kane ndjenja atdhe dashurie
    E kuderta ndodhe me popujt e tjere te ballkanit sic jane Grekerit,Serbet ,Bullgaret ,Kroatet,Maqedonasit e te tjere kombe

    Te cilet dine gjuhen e tyre dhe vazhdojne flasin ne gjuhen e tyre kudo qe jane
    Kurse Shqiptaret e kane per turp qe tju mesojne femijeve te tyre gjuhen e prinderve te tyre
    Pse grekerit.italianet,gjermanet ,bullgaret ,Amerikanet e te tjere nuk harojne gjuhen e tyre????? kurse ne Shqipetaret harojme nga kemi ardhur dhe harojme gjuhen tone!!!!!
    Turp te na vije me keto lloj bastardesh qe kemi pasur dhe vazhdojme te kemi….!!!!!?????

    1. Mario says:

      Gjermanet dhe amerikanet nuk emigrojne kerrkund dhe kudo qe kane shkuar e kane harruar gjuhen faktikisht… miliona e mlion amerikane jane gjermane dhe ka shekuj qe nuk dine gjermanisht… sa per amerikanet mos flit se jane perzierje masive rracash qe flasin nje gjuhe nderkombetare.

      Edhe bullgaret asimilohen lehtesisht, fyromanet po ashtu, edhe shumica grekeve jashte nuk flet me greqisht.

      Flit drejt dhe mos rri shtermber, se nuk zgjidh gje.

  10. T.T says:

    Per cfare duhet qe femija jon te flase e dije shqip,qe te degjoje ate fjalore aq te bukur qe flitet ne parlamentin shqiptare,apo ai emisjoni i turpshem Xing me Ermali.

    1. mergim tari says:

      Jo
      Per te degjuar 360 grade te pisanjosit Zheji.
      Apo te atij se e ka emrin, ai torollaku qe ben “Te paekspozuarit”

      1. Lexues says:

        Une them mos flasim as anglisht, meqe kete gjuhe e flet Trumpi me shoke. Hajde logjike hajde. Po pse mor i shkrete per Ermal Mamaqin e Artur Zhejin do lesh gjuhen e nenes? Po prinder, gjysher, shoqeri a ke apo je i jetimores? Po per Nolin, Konicen, Fishten, Migjenin, Kutelin, Kadarene ke degjuar apo je analfabet?

        1. mergim tari says:

          Lexues
          Leçite shkrimin tim qe e kam cuar nja dy ore me pare te TEMA
          te kuptosh atë qe them une

          HISTORIA E GJUHES SHQIPE NE FAMILJES TIME

          Per ata qe e duan pasurine me te çmuar

          Vajza jone e pare lindi vetem disa dite pasi une dhe gruaja erdhem ketu ku jemi edhe sot, ne udhetimin qe nisi ne qiellin e trazuar te avioneve te NATO-s qe sulmoni Beogradin, dhe perfundoi diku ku avionet, lufta, shkaterrimi, terrori, kishin mbi gjysem shekulli qe nuk njiheshin.

          Pasi erdhem, takova shqiptare qe ishin ketu para nesh. Kishte nga ato familje, femijet e te cileve ishin ne gjimnaz dhe flisnin shume mire gjuhen e ketueshme gjithashtu. Por, megjithese kishin ardhur te rritur nga Shqiperia, ne shtepi femijet e shqiptareve flisnin ne gjuhe te huaj me njeri tjetrin dhe me shoket e shoqet e tyre.

          Nje tjeter detaj qe me lendoi, ishte se shikoja qe shume familje shqiptare u flisnin femijeve te vegjel vetem ne gjuhe te huaj. Ndersa ata ne gjimnaz e kishin tashme me te lehte te flisnin gjuhen e huaj dhe jo shqipen. Filllova te pyes disa prej prinderve se perse nuk u mesonin shqip femijeve. Disa thonin qe nuk ju flisnin shqip se femijeve ne kopesht ju flitet vetem ne gjuhe te huaj dhe do te ngaterrojne gjuhet. Disa te tjere punonin dhe nuk kishin kohe te merreshin me femijet. Disa u pelqente tu flisnin ne gjuhet e huaj. Te tjere thonin qe ketu kemi ardhur te bejme vetem para dhe do kthehemi, keshtu te mesojne sa te mesoje “QAR E KANE”.
          Vazhdonte çmenduria kolektive e shqiptareve qe ne ‘97 SUDJA u vodhi paret dhe tani nuk po kuptonin qe vete ata po ju vidhnin femijeve gjene me te vyer, gjuhen shqipe.

          Edhe ne ishim ne ato kushte si shume shqiptare te tjere. Duhet te luftonim te sistemoheshim, te punonim. Çdo dite prisnim poshte deres te merrnim letren nga autoritetet qe te na kthenin. Por kjo nuk na pengonte qe vajza te mesonte gjuhen tone. VAJZES DO TI FLASIM VETEM SHQIP. Ky ishte “neni I pare I Kushtetutes se shtepise”. Shkurt, i flisnim vetem shqip. Me pas, kur bëmë ca pare, bleme nje aparat video dhe i kerkuam prinderve te na sillnin kaseta video me programe shqiptare per femije dhe filma shqiptare. Atehere nuk kishte satelit……..

          Me pas lindi edhe vajza tjeter. Ne shtepi te gjithe vazhdonim te flisnim shqip. Shikonim televizor shqip. Vitet kaluar dhe ato tani jane rritur. Flasin rrjedhshem te dy gjuhet. Shume femije shqiptare, “viktima gjuhesore” te prinderve te tyre flasin shume pak shqip.

          Ato flasin dhe shkruajne rrjedhshem shqip. Flasin ne telefon dhe kuptohen si cdo femije shqiptar me gjyshet e gjyshet, qe eshte gezimi me i madh per ta. Flasin me kusherinjte ne Shqiperi dhe kjo i ka bere qe PERHERE MEZI PRESIN TE SHKOJNE NE SHQIPERI, TA DUAN SHQIPERINE, ATDHEUN E ORIGJINES SE TYRE ME SHUME SE VENDIN KU KANE LINDUR E PO RRIITEN.

          Une dhe gruaja ime nuk kemi marre ende pronat dhe pasurite qe na takojne, pasi na i grabiten ata qe na detyruan te largohemi nga Shqiperia. Do ti marrim dhe atehere do tua trashegojme femijeve tane. Deri tani kemi bere ate qe kemi patur mundesi te bejme. U kemi trasheguar femijeve tane pasurine me e çmuar qe kemi, GJUHEN SHQIPE.

          MERGIM TARI

        2. T.T says:

          Po cpune ka,My president Mr Trump o injorant,apo je xheloz o muslimon I qelbur.

      2. mergim tari says:

        Ore te TEMES
        Po kam çuar nje koment nja dy ore para ketij qe botuat. Pse nuk e botoni edhe ate. Eshte thjesht nje shkrim qe flet per pervojen e femijeve te mi me gjuhen shqipe. Tregon se si femijet e mi mesuan shqipen ne nje mjedis krejt te huaj, dhe tani gjuhe shqipe per to, eshte pasuria e tyre me e madhe.
        Futeni ate shkrim se e nderon TEMEN me nje histori te vertete.

        1. E di si eshte puna says:

          Nuk ka lidhje me TEMEN o njeri, jane thjesht ceshtje teknike qe dicka botohet apo jo, ose botohet ne moment apo pak me vone. Kjo mua me ka ndodhur shpesh!

  11. AA says:

    Rrofsh o lajm se na mbush me shprese.

  12. Llaman says:

    Eshte utopi ti kerkosh nje familjeje mikse qe jeton ne itali tu mesoje shqip femijeve. Nevoja per shqipen do vinte vetvetiu ne se femija do kalonte nje pjese te kohes ne shqiperi ose ne nje ambient shqipfoles. Fakti tregon se edhe femijet e cifteve shqiptare te integruara ne nje vend si Italia Greqia apo Usa thuajse nuk dine shqip. Mire apo keq, kjo nuk ka per te ndryshuar. Mbase do ishte nje zgjidhje qe gjyshi te instaloje google traslation ne smart fonin e tij, dhe ai mund te flase lirisht edhe me nje kinez

  13. Timi says:

    Mirë e ka plaku. Në emër të integrimit nuk i mësojnë shqip fëmijëve. Kjo është asimilim dhe jo integrim.

    1. valer says:

      Eshte e drejta ime qe te asimilohem. Ti shiko hallet e problemet e tua.

  14. Lexues says:

    Bravo te qofte se qenke zoteri burre. Po nuk pate respekt per veten e prejardhjen tende ne asnje vend te botes nuk do te realizohesh, sepse pemen pa rrenje e merr era kollaj.

  15. Tani says:

    Llamani ka ber komentin me real. Brezi I dyte I emigranteve , ne shumicen e rasteve nuk e mesojne gjuhen amtare, nuk I ndihmon ne kariere. Plus, gjuha esht e lidhur me mentalitetin . Nuk mund te jetosh ne perendim dhe te mendosh , veprosh Apo gjykosh si ne Shqipni , pa perfundu ne burg!

  16. Po nuredini dhe nuredinet e tjere turkoshak pse e kane harruar turqishten.
    Po ik o nurce patrioti,sa amerkan takon ne amerike dhe te thone se jane italian dhe nuk dine asnje fjale italisht.
    Ky nurcepingu me nipin gjysem shqiptar po na hiqet sikur ju dogj barku per shqipen.
    Ke mijra ne Shqiperi qe e flasi shqipen per te ardhur keq apo po shohen analfabetet si ne kohen e zogjit pare ,mbreti i injoranteve.

    1. shko ne vatikan se atje e ke bythen,u bane edhe qytetar ti far malokut. brravo gjyshit shqiptar i vertet rrespekte.

  17. Ak says:

    Brockulla vetem per te dale ne televizion

  18. tonia says:

    Arbereshet,kudo qe jane,megjithse e kane lene Atdheun me shume se 500 vjet me pare,ne shtepi e me njeri tjetrin,flasin e komunikojne vetem shqip.Me ka ndodhur mua ne nje shitore,ku nje grua e moshuar dhe nje vajze e re(e bija si mora vesh me vone) po diskutonin per nje placke qe donin te blinin.”C’e bukur cope qe eshte”,tha e moshuara”(ne shqip)e une qe nuk rri dote pa folur shqip kur degjoj te flitet ne gjuhen tone hyjnore,nuk u permbajta e I thashe:”Po shume bukur eshte por qenka pak e shtrenjte!”Qe te dyja u kethyen nga une e me pyeten:” Uh!Edhe ti kah tanet je”?Qe atehere kemi mbetur miq .I gjithe komuniteti I tyre ne ate qytet(me shume se 2000 persona)flasin vetem shqip.Jane nga fshati Urur I Foggias dhe kane emigruar rreth 60 vjet me pare.Le te marrin shembull nga keta patriote te flakte ata qe femijeve te tyre nuk u mesojne gjuhen e memes.

  19. Loni says:

    Shqipja gjuhe e lashte.Gjuhe e te pareve tane qe me gjak e me aq mund e mbajten gjalle.Vetem injorantet dhe kush nuk ja di vleren identitetit kombetar e humbet.Te vjen keq per gjithe ata femije emigrantesh qe shteti yne inekzistent i le te humbin gjuhen.Do ishte mire qe te hapeshin klasa te gjuhes shqipe ku ka shqiptare.

  20. Gora says:

    Ky gjyshi I ka thene vajzes ik se ky vend (Shqipria) nuk behet se ky vend eshte I mallkuar, ik Edhe me Shqiptar mos u marto. Dhe vajza e gjore iku si shum te tjere u martua dhe me Italian dhe sigurisht qe femija do flasi italisht se dhe vajzes nuk I dushe me shqipja pale djalit mandej….Tashi gjyshi le te mbledhi mendjen le te haje pensioni e mos tallet me vajzen e tij, se vajza e ka gjetur rrugen e saj. Gjyshit po ti dergoj no nje pako biskota do ta pres me krah hapur ah gjysh o gjysh!!

    1. xho says:

      Jetoj ne Amerike prej 25 vjetesh Vajza ime eshte martuar me amerikan dhe ka dy djem. fillimisht ajo nuk pranoj ti mesoj djemve gjuhen shqipe sepse: Nuk dua ta ndjejne vehten se jane re ardhur si emigrant ne Amerike,dua te jene te barabarte me femijte e tjere.Natyrisht per kete ajo I kishte mundesit me te mira se sa shume emigrant qe kishin ardhur keto. Pra mendoj se ajo kishte shume te drejte ne vendimin e saj. Femijet tani jane te ritur dhe tani interesohen edhe per ghuhen e nenes se saj. Por edhe ajo duke punuar ne pune qe kerkojne vetem te flasesh gjuhen angleze ka haruar te kuptoje fjalet e gjuhes shqipe. Gjuha angleze eshte numeri nje per ate. Fatkeqesisht edhe une nuk kam jo kenaqesi te ndigjoje shqip nga shoket e mij . Ne pune vetem flitet ber Berishen ,per kuvendin.e plot budallaqe rakija. djathi.buka etjera.

    2. AGRON says:

      @Gora,
      Ne i dijme mire mallkimet greke e sllave, dhe nuk te pyetem.

  21. Bambi says:

    Nuro.
    Mire e ke ti…shume mire bile.
    Po ajo gjuha ultimative qe perdor eshte pak e rende.
    Se e di ti, Nuro.
    Kto gjera behen me te ndjere, jo me te thene e me ultimatume. Po nuk ja ndjeu vajzes apo nipit, nuk e perfillin fare ultimatumin tend. Dhe ne se do qe ta dish, edhe ti ke pjesen e fajit…
    Nejse, ndoshta une nuk jam shume dakort me “patriotizmin maksimal” te disa komentuesve ketu me siper. Pamvaresisht se te dy femijet e mi dine shqip une nuk do tivdetyroja me “domosdo”.
    Per mua patrioti me i mire eshte ai qe nderon emrin shqiptar me veprimtari qytetare, me arritje profesionale, me djersen e ballit e me pune te ndershme, me integritet dhe karakter. Ai eshte krenar per rrenjet e tija. Krahaso ti Nuro dy shqtliptare: njeri qe eshte puntor i ndershem po qe nuk ka patur prioritet gjuhen shqipe per femijetl; ndersa tjetri eshte teafikant apo hajdut por i ka meduar femijeve shqip. Kush eshte shqiptar me i mire per ty Nuro?
    Nejse, i thashe c’kisha per te thene. Gjithe te mirat!

  22. Demi says:

    Shqipëtarët që jetojnë jashtë vendit jo vetëm ruajnë traditat por janë edhe të mirëintegruar në shoqëritë ku jetojnë. Fëmijët e shqiptarëve kanë rezultate shkëlqyeshëm në arsim dhe një përqindje jo e pakët vazhdojnë arsimin e lartë. Përsa i perket gjuhës shqipe mund të them që rreth 80’/, kuptojnë dhe flasin shqip kuptohet nē kontekstin familjar.

  23. Bisnesmeni ndertimit says:

    E per c dreq i duhet shqipja atij fmijes Italian?!
    Apo per me pjerdh ne gjuh shqipe dhe me qelb juropen..
    Gjuha shqip sa per bela esht se do ta perziej me shwiptare rrjedhimisht me probleme.
    Prandaj ,nese doni qe fmijt mos t ju ken problems ndiqni kshillen “Larg nga shqipnija larg sjqiptarve “!
    A nuk po len qimet e byths ropt vec me ik pri shqipnije. Ata ikin prej shqipytarve. Ateher ca dreqin i duhet gjuja tyne.
    Un pervete jam shum happy qe jam larg shqipnije larg shqiptarve dhe kom ndrru shtetsi e po t mundja edhe gjakun do ta ndrroja. Me mir gjak zezaku gjak majmuni madje pranoj por jo ate shqiptar.
    Cdo gje shqiptare esht e keqe
    Esht komb kriminel gjenetik
    Komb pa dinjitet
    Komb maskara
    Komb gjarper dhe lepur
    Komb tradhtaresh.
    Mashtruesa
    Plena dhe legena
    Prandaj u shoft shqipnija dhe u zhdukshin shqiptart.

    1. Mario says:

      Ty te qifsha robt dhe tu qift familja dhe fisi der ne rreze o fis qir moterqir.

      Te kane shkerdhyer shqipytaret motren o fisqir prandaj flet keshtu.

      Si lejon Mero Baze kom,ente te tilla te fisqireve si puna jote nuk e kuptoj??

      Ti nuk je shqiptar, por je magjyp apo jevgjit, dhe kur nuk ke qene shqiptar.

      Shqiptaret te kane trajtuar si qen, sepse i tille je dhe motren e ke as kurve si gjithe jevgat ne pergjithesi.

      Tegon ti se edhe cfare eshte kombi shqiptar, te qifshin shqiptaret fisin tend bastard der ne rreze.

  24. Doraci I art says:

    Goca han kar Italian kurse ky pensjonisti llap shqip
    Ala ke lek dukagjimi

  25. Emigranti2 says:

    Me duket nje shkrim thjesht bosh. Une jam 60 vjec dhe jetoj ne Amerike prej 22 vjetesh. Flisja dhe shkruaja Anglisht, keshtuqe u integrova me lehte ketu. Kudo ku shkoj ne pune flas Anglisht dhe domosdo ne shtepi flas Shqip. Tani shiko se cbehet. Kur vi ne Shqiperi shpesh pa dashje shqiptoj lart e posht ndonje fjale Anglisht si “thank you” apo “ok” etj. Me vjen turp qe i shqiptoj keto fjale dhe kushedi ndonjeri mendon se dua te hiqem i “jashtem”, por e verteta eshte krejt ndryshe. Ngaqe “fjalet magjike” ne anglisht perdoren shume me teper se ne Shqip, ato shpejtojne te dalin nga goja me lehtesi te llahtarshe….Dua vetem te them qe gjuha jeton jo nga “patriotizmi” por nga nevoja. Gjuha Shqipe vertete eshte gjuhe madheshtore, por jo ne te gjitha detajet. Falenderimin dhe mirenjohjen ne e shqiptojme shume ralle, duke bere qe ato duken shume te veshtira per tu shqiptuar ne krahasim me gjuhet e tjera te medha. Mendoj qe zotnia i artikullit duke I dhene ultimatum vajzes se vet, nuk eshte i sinqerte me ato qe thote. Ai nuk mund ta ndaloje kohen. Gjuha dhe raca jane ne funksion te jetes dhe jo jeta ne funksion te gjuhes apo races….

  26. VK says:

    Po cfare rendesie ka se c’fare gjuhe flet njeriu e c’fare flamuri valvit. Kur ka ardhur ne kere bote, nuk erdhi me asnje nga keto te ngjitura pas prapanices. Ju mesua e imponua se eshte pjese e nje klani, e nje flamuri apo e nje pjese me nje identitet te paracaktuar nga te tjere, duke i mbyllur mendjen e kufizuar shpirtin, nga ajo qe ai vertet eshte. Thjesht u burgos ne nje kafaz identiteti, pa e kuptuar.

  27. Lumi says:

    Njohjen e gjuhes se nenes une nuk e shikoj si ceshtje patriotizmi po se pari si ceshtje te rendesishme njerezore. Gjuhen une e kuptoj si vlere, si pasuri. Edhe gjuha shqipe eshte pasuri, pavarsisht se I takon nje vendi te varfer. Te mos I mesosh femijesh gjuhes e nenes do te thote ti mohosh nje mundesi, te veshtirsosh komuniklmin mes tij dhe nenes, te nderpresesh komunikimin e tij me te afermit e gjakut, me gjyshat, me kusherinjte, me vendin tend, me kulturen e vendit tend, ti mohosh pjesen me te afert dhe me te rendesishme te komunikimit njerezor. Ne shqiptarit vecanrisht bejme cmos per te mesuar nje gjuhe te huaj, investojme shume kohe dhe leke per kete gje. Si mund te shmangim gjuhen e nenes qe mesohet me kollaj dhe me me pak kosto? Femija qe nuk meson gjuhen e nenes as me te jemen nuk do te komunikojne si duhet, si komunikon cdo nene me femijen e vet sepse ata flasin ne gjuhe te ndryshme, njeri- Italisht e tjetra shqip, nene e femije qe flasin ne gjuhe te ndryshme. Hajde mere vesh kete pune. E pershendes gjyshin per qartesine dhe vendosmerine e tij ne kete ceshtje.

  28. Viro says:

    Komentues medioker, njerez qe luftojne vetem per nje cope buke. Gjuha eshte vlere, kulture, femija me nje gjuhe eshte normal, me dy gjuhe me shume se normal dhe me shume mundesi me jete. Njeriun vetem kur shuan urine e bukes NIS e kupton vleren e kultures. Isuf Luzaj, nje filozof I shquar shqiptar thote: “Puna dhe kultura Jane dy faktore te rendesishem ne zhvillimin e shoqerise, ato I kane cuar kombet e zhvilluara atje ku Jane sot”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje