Elseid Hysaj, mbrojtësi i krahut të djathtë të Napolit dhe Kombëtares së Shqipërisë, ka pohuar së fundi se largimi i trajnerit Mauricio Sarri nuk është lajm i mirë për të.
Deklaratën mbrojtësi shkodran e nga grumbullimi i Kombëtares, ndërkohë që zërat e merkatos për të kanë qenë të shumta ditët e fudit.
“Largimi i Sarrit nuk është një lajm i mirë për mua, duke qenë se me këtë trajner kam punuar për gjashtë vite..
Por mendoj se Napoli ka bërë një zgjedhje të shkëlqyer me Ançelotin, i cili është një trajner shumë i mirë, e dimë të gjithë sa trofe ka fituar.
E ardhmja? Nuk e di, ka vetëm zëra. Unë di vetëm atë çfarë është shkruar”, – ka theksuar mes të tjerash futbollisti shqiptar.