Shumë prindër mund të jenë dakord me thënien se fëmijët shtojnë stresin si dhe anasjelltas ta heqin atë. Dhe këtë e mbështet edhe shkenca. Sipas një studimi të kryer nga Cambridge University, më shumë se dy fëmijë mund të dëmtojnë shëndetin e nënës.
Sa më shumë fëmijë, aq më i madh rreziku që nëna të preket nga ishemitë, infarkti apo probleme të tjera të zemrës.
Studimi gjeti se gratë që kishin pesë ose më shumë fëmijë, kishin 40% më shumë rrezik për sëmundje të rënda të zemrës në 30 vitet e ardhshme, krahasuar me gratë që kishin vetëm 2 fëmijë.
Studiuesit thonë se shtatzënia dhe lindja i shkaktojnë tendosje zemrës, ndërsa më pas rritja e fëmijëve shton stresin dhe i pengon gratë të kujdesen siç duhet për veten.
Konkluzionet janë arritur pasi janë analizuar të dhënat e 8000 grave amerikane të moshës 45-64 vjeç. (TemA TV)