Një fëmijë 8 vjeç është kafshuar nga një qen i racës “Pitbull”, duke marrë plagë në këmbë.
Djali ishte duke luajtur në sheshin e Pazarit të Ri bashkë me fëmijë të tjerë, kur është sulmuar nga qeni i egërsuar pa maske mbrojtese .
Babai i djalit Marius Spahia rrefen per News 24 se fëmija i tij është tramatizuar.
“Ishim tek Pazari i Ri duke luajtur, padashje djali i afrohet qenit, i cili ia kthen me një egërsi të madhe.
Qeni ishte i lidhur por nuk kishte maskë mbrojtëse. Djali im bërtiste, policia nuk ishte fare, e çuam direkt në Spital Ushtarak.
Djali ka bërë disa vaksina dhe pret të bëjë dhe vaksina të tjera të kushtueshme. Qentë duhet të kenë maskat e veta,” tha i ati.
I zoti i qenit jo vetëm nuk ka kërkuar falje sipas babait , as nuk ka dhënë ndihmë, por ka qëndruar indiferent.
“Falje nuk kërkoi, as nuk u indinjua të vinte. Si duket pronarët kanë vetë probleme, as nuk e pa se çfarë kishte fëmija im”.
Vete 8 vjecari e kujton i friksuar momentin kur u sulmua papritur nga qeni.
“Po luaja aty dhe m’u sul qeni. U frikësova shumë. Mami më tha mos qaj bëhu trim,” tha djali.
Marius Spahia e tij e ka ndarë këtë ngjarje në rrejtet sociale ku qindra komentues të indinjuar, kërkojnë urgjentisht marrjen e masave nga bashkia.
Ky prind bën thirrje për të gjithë prindërit të kenë kujdes dhe të mbrojnë fëmijët e tyre
Në mbarë botën ka një debat mbi rrezikshmërinë e qenve agresivë si “pit bull”, “doberman” apo racat e tjera të kësaj natyrë dhe madje në disa vende mendohet që ata të mos lejohet të mbahen.(BW)
Po nuk i re ballit e ti thoje burgut hapu…. ku eshte Policia e Lali Erit apo vetem per perimet e katunareve…. nuk jane dhe pak jane nja 300. Turp
Po pse sja cave ballin atij pronarit te qenit po rri ben gam gam ne fcb
O Ton po per cdo pitbull lali Eri te vere polic?
Duhet ligj per mbajtjen e kafeshve qe perbejne rrezik.
A nuk te kujtohet protesta e ca “te moderuarve “dhe te dashuruar me kafshet si protestonin? Jane qenie te gjalla ..thoshin… Se njerzit kane dy kembe me pak se qente… prandaj le te mbrojme qente kunder njerezve.
Jemi rrace e shperfytyruar. Antinjerzore e pro qeneve.
Duhen ndaluar me ligj mbajtja e ketyre qenerve agresive. Ata edhe te lidhur edhe sikur te jene me maske prape te frikesojne. Pale larg qofte te te kafshojne.
Fajin e kane pronaret e qeneve dhe jo ata vete. Pastaj, kur qe i eshte i lidhur, dihet, te pakten nga qeniet njerezore te rritur qe nuk duhen ngacmuar. Dini gje ju se si ky femije eshte sjellyr me qenin? Nuk ka rrace qeni te rrezikshme, te rrezikshem jan pronare qe i i edukojne.
Pitbullet e Bulldoget e Bashkise, kur do zgjohen nga gjumi dhe ti japin zgjidhje ketij problemi kaq madhor ??!!
Apo e kane mednjen vec te gllaberojne para me koncerte mediokre ???
HARRAM TE QOFTE PO PSE SJA SHKERDHEVE ROBTE TE ZOTIT DHE QENIT
Te paret duhen vrare ata qent e shoqatave te qeneve, shum po flitet per kafshime dhe kerkush nuk mer masa, policia bashkiake dhe ajo e shtetit i shohin qe qente me te zotet qen bredhin rruges pa maska dhe nuk i nget njeri. Kur do veprosh o shtet, kaq problem e keni per te kap keta qen bir qenash.
Rropte tja qije pronarit! Lali eri meret me ata qe shesin spinaq r qep rrugve! Nuk e ben me ligj per nje kategori qensh qe jane te rezikshem e deurueshme maska kur e kane ne rruge! Dhe pik muhabeti
O Ton po per cdo pitbull lali Eri te vere polic?
Duhet ligj per mbajtjen e kafeshve qe perbejne rrezik.
A nuk te kujtohet protesta e ca “te moderuarve “dhe te dashuruar me kafshet si protestonin? Jane qenie te gjalla ..thoshin… Se njerzit kane dy kembe me pak se qente… prandaj le te mbrojme qente kunder njerezve.
Jemi rrace e shperfytyruar. Antinjerzore e pro qeneve.
Njerez barbar, shoqeri qe qente i mbron me shume se njerezit. Qente hypin e zbresin shkalleve duke tmerruar vecanrisht femijte dhe nuk nderhyn kush. Ka mar kot kjo pune, njerez pajisuni me arme e mos nguroni te shtini kunder qenve. Kjo shoqeri njeh vetem dhunen.
Duhet të sanksionohet në kodin penal përgjegjësia penale e këtyre pronarëve shkërdhata të qenve, se, mesa duket ata janë vetë më të rrezikshëm se qentë e tyre. të dëmtuarit nga qentë duhet të krijojnë një shoqatë dhe, veç të tjerave, t’i drejtohen kuvendit me propozimin përkatës. Shoqëria civile (jo ajo e mbrojtjes së kafshëve) gjithashtu duhet të bëjë diçka për të justifikuar paratë që u jepen.
S’kane faj qente, kane faj pronaret. Qente jane si ti mesosh.
Bravo Alban. Dhe si ne dhe qeni duhet respektuar. Nese e ke lene te lidhur, ti si prind nuk duhet ti lejosh femijes te afrohet. Jane rregulla bazilare qe i di dhe kafsha qe reagon!
NUK E KUPTOJ ,SE CFARE I ESHTE FANITUR sHQIPTAREVE PER TE MBAJTUR QEN TE RRACAVE TE FORTA E TE RREZIKESHME SI KY RAST “PITBULL ” Mbase nje dite do te kene deshire te mbajne Leopard, Tiger si ata Sheiket e Arabise Saudite…………….. Ketu ne Toronto te Kanadase n.q se qeni tremb qytetarin ,dhe te behet fjale per kafshim, i zoti qenit duhet te paguaje gjobe nga 10.000 deri 50.000 dollare personit te demtuar. Dhe ne vend Policia ia merr qenin .Ky eshte ligji . Femija i kafshur ,do te shoqerohet gjithe jeten e tij nga simptoma e frikes prej qenit. O i zoti qenit, ne rradhe te pare Ti urgjentisht duhet ti kerkosh FALJE publike djalit dhe prinderve te femijes per demin qe i shkaktuat me qenin tuaj. Se dyti Juve duhet te lidheni me zinxhir ne vend te qenit. Se treti me ligj Ti duhet te demshperblesh FAMILJEN E FEMIJES per tronditje PSIQIKE dhe dem te shkaktuar nga kafshimi.
Bashkite nepermjet policive Bashkiake duhet te marrin masa te menjehershme per kete situate alarmante duke vendosur gjoba te majme per te gjithe ato qe levizin me qente e tyre pa maska ne cdo qytet te Shqiperise,pasi eshte bere nje problematike shume shqetesuese dhe ku jeta e njerzeve po vihet shpesh here ne rrezik deri me pasoja vdekje ne disa raste.
DHe pse jane raste te perseritura kafshimet e qeneve karshi njerzeve Bashkite e qyteteve duke nisur qe nga Tirana ne kete aspekt jane ne gjume dhe nuk e kane vene ujin ne zjarr.
Kam pasur rastin te shoh ne shtete te ndryshme te europes qe cdo qene sa do i rendomte qe ishte me te zotin e tij ka maske ne fytyre,se ndryshe ke nje gjobe aq te majme sa nuk guxon te dalesh pa maske ne fytyren e qenit.
Kurse ketu te ne jeta e njeriut vazhdon te jete totalisht e pa mbrojtur nga keto raste dhe me e tmerrshmja eshte qe nuk prokupohet asnje pushtet ligjsbatues per kete problem shume shqetesues.
Ky lloj qeni eshte per Sazan Gurin. I zoti qenit te lidhet me qafore e maske nese nuk pranoi ti vinte keto qenit.
po skishte nje derrase me I rene te zotit.
Te gjithe qente e rrezikshem qe gjithnje kafshojne duhet te jene te tredhur.Vetem atehere instinkti kafsheror u zbutet.Perveç kesaj ata duhet te jene gjithnje me maske kur jane ne zona publike dhe te vaksinura me polivalente.Dihet se qeni eshte bartesi dhe transmetuesi i shume semundjeve te rrezikshme per njerzit nderkohe qe atij nuk i bejne gje.Nje nder ta eshte ekinokoku.Jetoni me qenin po te doni ti ulni stresin vehtes dhe ti shkurtoni nga 15-20 vjet jete.Atje ne parajse do shiheni.