VIDEO/ Mjekja që la Italinë për Shqipërinë, Rama: Shembulli i saj...

5 Qershor 2018, 08:39Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me shembullin e një mjeke të re, e cila ka lënë Italinë, për të filluar punë në Tiranë, në ndihmë të pacientëve të prekur nga tumori.

Bëhet fjalë për mjeken onkologe Bianka Shimën, e diplomuar në universitetin e La Sapienza të Romës.

“Me shembullin e doktoreshë Biankës që ka lënë Italinë për të ushtruar shërbimin e saj si profesioniste e specializuar pranë onkologjikut në QSUT, ku me instalimin e akseleratorit të dytë, pacientët trajtohen tanimë me të njëjtin standard dhe efikasitet si në klinikat simotra europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mjekja sqaron se pas studimeve ka bërë specializim për radioterapi-onkologjike.

“Jam kthyer me shpresën që çdo dije të marrë jashtë, ta sjell në vendin tim dhe të ndihmoj sa më shumë njerëz”, shprehet doktoreshë Shima.

Më poshtë gjeni videon me historinë e mjekes së re e cila i është bashkuar shërbimit onkologjik në Tiranë.

6 komente në “VIDEO/ Mjekja që la Italinë për Shqipërinë, Rama: Shembulli i saj…”

  1. Nera says:

    Ju kish lindur nena per nje bot te re
    Lule more trima qe rat per atdhe

  2. Tirana says:

    Shembulli i një intelektualeje atdhetare. Për të tillë njerëz ka nevojë Shqipëria.

  3. Doktor Luan Dragusha Nderi i Shkodres says:

    Eshte edhe doktor Luan Dragusha ne Shkoder qe ka lene SHBA dhe punon ne Spitalin Rajonal Shkoder. Kryen nga 3-4 operacione te koronareve te zemres ne dite pa paguar pacienti asnje lek, te gjitha me shpenzimet e spitalit, kur e njejta procedure ne spitalet private kushton mijera euro.

  4. shoku says:

    Ti o çupe te lumte, po do te dija te kane thene koleget e tu se ç’deshe qe erdhe ketu?
    Se mbase ti je mesuar te jesh huname ne zanat ( e jo kafshe) dhe kjo u krijon kolegeve te ketushem problem.
    E them kete se nuk je e vetmja, njoh nje mjek qe mbaroi studimet ne Fierence ( ketu po ben specializimin ne viten e 2 per te 3) dhe kur punoi ca kohe ne spitalin e Amerikan apo dhe ne q.shendetesore koleget i thonin: ore sa pasion ke qe ti shpjegosh pacietenve gjithcka dhe ne kembim pervec faleminderit nuk merr gje. Apo: ç’ne ti me keto rezultate kaq te mira, “theve” kemben dhe erdhe ketu.

  5. BiankoNero says:

    Si me je bere moj Bianka, si kinkaleri me je be, ske lene stilolaps pa marre ne xhep. Bianka ben mire te na thote pse e la Italine, ose me mire pse e largoi Italia Bianken!? Mos ndoshta ne Itali e kishte emrin Nera dhe jo Bianka si ne qsut???

  6. Pandi Korce says:

    Edhe ne spitalin rajonal te Shkodres punon n/drejtoresha Teuta Rrjolli qe la Kanadane per Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje