Zyrtare, Milos Kostiç firmos me Luftëtarin

5 Qershor 2018, 15:38Sport TEMA

Pritej zyrtarizimi që erdhi me firmosjen e kontratës dhe u shoqërua me shtrëngim duarsh. Milos Kostic është trajneri i ri i Luftëtarit.

Slloveni 46-vjeçar hodhi firmën në marrëveshjen që e lidh për tre vjet me klubin në Gjirokastër, ndërsa më pas pozoi me presidentin e skuadrës, Grigor Tavo.

Kreu i bluzinjve ishte bindur prej kohësh për t’ia besuar Kostic projektin Luftëtari dhe ambiciet janë të mëdha.

Mes kushteve të kontratës të firmosur ndërmjet palëve, skuadra ka si objektiv që të mos zbresë më poshtë se vendi i tretë, në të cilin e mbylli kampionatin në edicionin që përfundoi.

Në çdo sezon objektivi i vendosur për trajnerin slloven është pjesëmarrja në kupat e Europës, ndërsa për të ruajtur synimet në kontratë ekziston edhe një klauzolë që në rast se objektivi nuk realizohet marrëveshja mund të prishet pa rënduar arkat e klubit.Ide të qarta për Luftëtarin, që me Kostic në krye synon të mbetet protagonist në Kategorinë Superiore.

Trajneri, që ka një të kaluar të rëndësishme në sektorin e të rinjve, ku ka punuar me ekipet përfaqësuese të moshave në Slloveni si edhe së fundmi me të rinjtë e Olimpija Ljubjanas, do të ketë edhe detyrën të evidentojë dhe promovojë yje të rinj, që do të jenë pasardhësit e Abazajt dhe Bregut.

Prezantimi përpara mediave i Milos Kostic do të bëhet këtë të mërkurë, ndërsa menjëherë do të nisin edhe lëvizjet në merkato, ku synohen afrime cilësorë, për tu paraqitur mirë në Europa League, por edhe për të qëndruar brenda objektivave të Luftëtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje