Nikoll Lesi: Pse zbarkoi Rama me Samir Manen dje në TV Klan dhe “pakti” Frangaj-Fevziu-Blushi

6 Qershor 2018, 09:43Politika TEMA

Nikoll Lesi ka bërë një shënim për përfoljen e kalimit të Blendi Fevziut tek Top Channel.

Sipas tij, Aleksandër Frangaj ka futur në lojë dhe kryeministrin Edi Rama dhe mikun e tij Samir Mane, për ta bindur Fevziun të qendrojë.

Dhe sipas Lesit, është pikërisht kjo gjë që do të ndodhë.

“Gazetari i njohur Blendi Fevziu duket i paqartë në vendimin e tij për të mbetur në Klan apo shkuar në Top Channel. Fevziu ka lënë të kuptohet se nëse merr vendimin për t’u larguar, mund të shtyhet më tepër nga emocionet se sa nga racionaliteti.

Sipas tij, televizionet në Shqipëri tashmë dominohen kryesisht nga anti-vlerat, dhe kjo shkakton që të mos kenë peshë e sukses.

Zhurma nëse do të rrijë apo do iki, ka pushtuar mediat, pasi së pari Blendi Fevziu nuk është gazetar i kollajshëm, ai mbetet gazetar VIP dhe numri një në botën e tij televizive. E dyta se flitet për dy televizionet më të mëdha në vend, TV Klan dhe Top Channel.

Në Klan drejtor i përgjithshëm dhe pronar është Aleksandër Frangaj, kurse në Top Channel drejton Ben Blushi.

Të dy nga shkolla e gazetës “Koha Jone”, të dy kanë qenë kryeredaktor në vitet me të stuhishme të kësaj gazete të parë të pavarur. Sandri ka fuqinë e vendimit, pragmatizmin dhe qëndrestar për interesat e medias së tij, kurse Blushi mbart vizionin, bashkëpunimin dhe elokuencën e vendimit.

Me këtyre të dyve duhet të vendos Blendi Fevziu.

Ndryshe sa më shumë zgjatet vendimi si tërkuzë atëhere kjo kthehet si telenovelë turke që transmeton Klani apo si telenovelë amerikanojugore të cilën transmeton Top.

Ndërkohë këtë të martë në mbrëmje kanë zbarkuar në TV Klan te “Opinion” vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe miliarderi, po shqiptar, Samir Mane.

Ky i fundit njihet si miku i ngushtë i pronarit të Klan.

Pyetja në rrjetet sociale po rrotullohet: Për  emisionin “Opinion” ishin mbrëmë dyshja Rama-Mane apo për lëkundjet e Fevziut në raport me Klan?!

Burime të fundit tregojnë se Fevziu ka vendosur të qëndrojë në Klan.

E gjithë zhurma mbeti si një film serial me dy seri, ku dihej përfundimi vetëm nga tre veta: Sandri, Fevziu dhe Blushi”, shkruan Lesi.(TemA)

6 komente në “Nikoll Lesi: Pse zbarkoi Rama me Samir Manen dje në TV Klan dhe “pakti” Frangaj-Fevziu-Blushi”

  1. rexha 10 says:

    Meritat e Fevziut jane po aqe te lidhura ngushte me grupet kriminale te Kryeministreve SHqiptare. Kujtoni TV KLAN se cfare qendrimi mbajten ne ngjarjen e GERDECIT.Kujtoni KLANIN e FEVZOS ne ngjarjen e vrasjes se SANTOS,NGJARJEN E 21 Janarit.klani mbronte qeverine e SALI BERISHES.
    KUJTONI SE CFARE SHKRUANTE GAZETARI BLENDI MANE , KU DHE KERKOI STREHIM POLITIK ,SE I RREZIKOHEJ JETA.
    PSE EDI RAMA THOTE GJITHE KOHES ;TE FALA SANDRIT;?
    N UKE JAME I SIGURTE SE PAGUAN APO JO DRITA AKOMA TV KLAN? A JU KUJTONE NDONJE GJE FJALA KLAN;?
    A JA DHA EDI SANDRIT LEJEN E NDERTIMIT PER BLLOKUN E VILAVE NE QERRET.
    TE GJITHE TV NE SHQIPERI LIGJEROJNE NE INTERESE TE FITIMIT.POPULLI THOTE; PULA SHKONE KU KA KOKRRA. PER CFARE SHERBEN E GJITHA KJO LOJE.?POPULLI DONE BUKE. MOSE U MERNI ME HISTORITE E NASTRADINIT. JUVE U MUNGON DDIINJNJIITTEETTII,DINJITETI HUMAN.

  2. ta says:

    pastaj ky qe shkruan eshte burre serioz me mustaqe deri ne gjunje ky i di mire keto pune prandaj ka dale ti jape mend popullit?

  3. Deshmitar y says:

    Eshte e kunderta. Keta ja futen

  4. kazani mediatik says:

    Na cate trapin. Kaq problem i madh qenka ikja apo jo e Fevziut ?

  5. Cuku says:

    O Nikoll Lehes,,
    E para ajo gazeta « Koha jone »ka vdekur me kohe,,
    Ajo tani eshte « Koha e Like babes me 40 hajdute»
    E dyta kujt I plasi trapi per Fevziun dheBlushin dhe ty bashke me keta idiota ,,,
    Sa vajti Balushi ne Top Cenell dhe.sidomos tani po vajti Blendi Faqeziu ai eshte kthyer ne.
    BOLE CENELL,,,,,

  6. mikojani says:

    Na plasi menderi se ku shkon Fevziu.Nje m…..t jane te gjithe,puthadore,vodhen miliona ,tani duan te duken se ju dogj bytha per popullin e aq me shume per vendin.Keta jane disa zagare,qe lehin per te krijuar popullaritet,per te shitur sa me shume poshtersi.Ky legen nuk ka folur nje here kush ja beri koken,dhe ky do jete doc doci,ne hale vafshin,ketu do ti lajne,mos e merzisni,prisni dhe do shikoni,nga mostrat Fev i ziu dhe Frang opinga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje