VIDEO: Grabitësve u dështon vjedhja e bizhuterive luksoze, momenti i pabesueshëm kur ndalen nga kalimtarët

6 Qershor 2018, 16:18Lifestyle TEMA

Këto pamje të pabesueshme tregojnë momentin kur disa londinezë u bënë bashkë për të ndaluar një bandë të armatosur me thika e çekiçë pasi vodhën disa bizhuteri luksoze në kryeqytetin anglez.

Katër kalimtarët heroikë shihen teksa vrapojnë tek personat e armatosur duke bërë që një prej grabitësve të braktisë motorin e tij përpara se të kapnin të dyshuarin tjetër.

Një tjetër kalimtar shihet teksa vrapon drejt kriminelëve për t’i ndaluar ata të kryerin vjedhjen në dyqanin me ora zviceriane.

Ata u bënë barrikadë për kriminelët deri në pritje të policisë.

Tre prej hajdutëve arritën të largohen, por kalimtarët mundën të shtrinin një tjetër grabitës në tokë derisa u arrestua nga policia. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje