Disa pasagjerë në një autobus në Kinën juglindore ishin dëshmitarë të një incidenti të tmerrshëm javën e kaluar kur një karikues telefoni i njërit prej pasagjerëve shpërtheu në çantën e tij.
Pasagjeri gjendej në një autobus në Guangdong të mërkurën e kaluar, kur çanta e tij shpërtheu përpara tij.
Ai menjëherë hodhi çantën në dysheme dhe zjarri u shua disa sekonda më vonë.
Ai mbijetoi incidentin i palënduar. (TemA)