Ky është momenti i frikshëm kur një nënë hedh nga dritarja e apartamentit djalin e saj 11 muajsh për ta shpëtuar nga zjarri që kishte kapluar ndërtesën.
Nëna dhe djali i saj vogël ishin brenda në ndërtesë dhe nuk mund të dilnin nga zjarri i madh.
Për të shpëtuar atë dhe vetën, nëna mendoi që të hidhen nga dritarja.
Mirëpo në ato momente fatmirësisht ka arritur një person, i cili ishte ish ushtar, dhe i ndihmoi për t’i shpëtuar ata.
Në video shihet se si nëna hedh djalin nga dritarja ndërkohë që poshtë e pret personi.
Skena e rrezikshme ka ndodhur në Karolinën e jugut, SHBA. (TemA)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=20&v=Y8bkLblFg_w