Argjentina humbet një tjetër lojtar para Botërorit, Ikardi shpreson

8 Qershor 2018, 18:09Sport TEMA

Pak ditë më parë, Argjentina njoftoi se gardiani Serxhio Romero nuk do të luante në Botëror, duke qenë se ka pësuar një dëmtim, ndërkohë që së fundmi, Argjentina është përballur me një tjetër dëmtim.

Bëhet fjalë për mesfushorin 25 vjeçar Manuel Lancini i cili ka këputur ligamentin në gjurin e djathë, duke bërë që ta ndërpresë aventurën me Argjentinën, vetëm 6 ditë para se të nisë Kupa e botës.

Tekniku i Argjentinës, Sampaoli duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij, ndërkohë që kapiteni i Interit, Mauro Ikardi shpreson që të ketë një ftesë për të, në mënyrë që të jetë i pranishëm në Kupën e botës.

Manuel Lancini luan në Premier Ligën angleze, me skuadrën e Uest Hemit dhe në ditët në vijim do të shihet se sa kohë do t’i duhet mesfushorit për të qëndruar jashtë fushave të blerta.

1 komente në “Argjentina humbet një tjetër lojtar para Botërorit, Ikardi shpreson”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Gardiani Serxhio Romero???? Te cili burg punon ky Serxhio??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje