Punimet në rrjet, OST: Do ketë skemë të përkohëshme furnizimi me energji në këto zona

8 Qershor 2018, 17:19Sociale TEMA

Për shkak të punimeve për realizimin e investimeve që kryen OST sh.a. për fuqizimin e N/st 220 kV Fierzë, Autotransfomatori 220/110 kV në këtë nënstacion duke filluar nga dt.05/06/2018 është aktualisht jashtë pune.

Diktuar nga këto kushte OST sh.a. është e detyruar të krijojë skema të përkohëshme furnizimi në rajonin e Veri-Lindje deri në normalizimin e gjendjes.

Për të minimizuar në maksimum kohën e ndërperjes së energjisë, në rast difektesh apo avarish të linjave të saj, OST ka organizuar punën dhe ka marrë të gjitha masat teknike dhe organizative për rritjen e gadishmerisë në rajonin në fjalë dhe përballimin e situatës së krijuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje